• |
ide | kryesore

Dhunoi të miturën, arrestohet një person në Pejë

-Instant, Lajme, Të fundit
Kosova



Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar nëj person, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas komunikatës, gjithçka kishte ndodhur më 29 mars të këtij viti, kur në stacionin Policor në Pejë një prind ishte ankuar se ishte zhdukur vajza e tij e mitur.

“Më datë 29 mars 2023, rreth orës 13:30, nё stacionin Policor Klinё ka ardhur prindi i viktimës, dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij  (tё mitur). Ankuesi deklaron se vajzën e ka kërkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës”, thuhet në komunikatë.

Aty bëhet e ditur se pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur të identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.

“Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

/KosovaPress



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *