• |
ide | kryesore

Eksperti: Policia ka zbuluar vrasësit e “Don Boskos”, por nuk lidh dot provat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se janë zbuluar vrasësit e Don Boskos nga Policia e Shtetit. I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se policia ka informacione dhe burime të sakta por është e vështirë që të lidhen provat, të cilat do të çojnë pas hekurave autorët që lanë të vdekur 58-vjeçaren Mimoza Paja dhe plagosën 6 të tjerë.

“Drejtori i Policisë së Shtetit për qarkun e Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë një informacion dhe ka thënë që policia ka informacione dhe burime të sakta se kush mund të qëndrojë pas kësaj por problemi dhe vështirësia e madhe qëndron si mund ta lidhem ne këtë përmes provave që ky person të shkojë dhe të përballet me organet e drejtësisë.

Policia i di të gjitha rivalitetet dhe grupet kriminale, i di lëvizjet e tyre por problemi qëndron te ata që janë në kërkim, policia e Shtetit i kërkon nga zona më të largëta të kryeqytetit ndërkohë që para disa kohës, njëri I shumëkërkuar është parë diku te e njëjta rrugë, në Don Bosko. Duhet të planifikosh, orientosh e planifikosh, ata mund të jenë kudo, në çdo moment”– tha eksperti Karamuço.



6 Comments

  1. “Ka zbuluar vrasesit por nuk lidh dot provat”?! 😂😂😂😂😂 O Karabush ekspert, po si u zbuloka vrasesi pa prova qofshin “te zgjidhura” apo “te lidhura”?

  2. Nje fjale e urte meksikane thote se Fjala eshte flori, por edhe heshtja eshte argjend. Kur s’ke

    cfare te thuash me mire hesht eshte kuptimi. I dine por s’kane prova, por atehere si i dine, cfare

    bejne, perse paguhen, apo presin krimin e radhes ndaj te pafajshme si z.Mimoza Paja qe te sigurojne

    prova. Pse nuk e thone te verteten, qe policia eshte keq orientuar nga KM-ja e rilindja, ne vend

    qe te kete detyre paresore sigurimin e jetes se qytetareve, ata orientohen se kush nderron dy

    tjegulla pa leje, kush riparon shtepine, apo kush rregullon kotecin e pulave si rasti i 82 vjecares ne

    narte te Vlores qe u procedua penalisht per riparimin e kotecit te pulave.

  3. Po pse bëhen këto deklarata. Për të treguar që po punojmë!!O pika në kokë!!I dimë kush janë por s’ju bëjmë dot gjë do ishte deklarata më e saktë.

  4. Normale qe i di, u lidh edhe provat. Po keshtu edhe per vrasesin e kenianes Joy dhe per shume vrasje te renda. E vetmja gje eshte qe policia dhe prokuroria nuk i procedojne penalisht por i grijne nga gjobat dhe police e hetues pasurohen. Kari-muco merr honorare tek media e lire top qenef dhe keshtu kush mbeti gjalle rron i lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *