• |
ide | kryesore

Gjykata ‘fundos’ McGonical, kërkohet konfiskimi i pronave

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjykata fundos McGonical, Juria e Madhe kërkon konfiskimin e pronave



Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të New Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për cështjen ruse. Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, MCN ka mundur të sigurojë akuzat e reja ndaj ish agjentit të FBI-së, të cilët jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza. Sipas dokumentave, Juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu, në rast se pronat janë tjetërsuar të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal.

Ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën. Sipas akuzës, ish zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin duke punuar për Deripaskën, ndaj është munduar të fshehë pagesat.

Juria e Madhe thotë se fillimisht, McGonigal dhe Shestakov përdorën një kompani nga New Jersey për të transferuar paratë e Deripaskës. Akuza nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë, duke e quajtur atë vetëm “miku”. Por tashmë ky nuk është më sekret, pasi është zbuluar se personi në fjalë është Agron Neza.

Sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov fillimisht falsifikuan firmën e Nezës dhe I transferuan paratë përmes kompanisë së tij, pa dijeninë e shqiptaro amerikanit. Kur Neza u vu në dijeni të këtyre transaksioneve ai e pyeti McGonigal se pse një bankë ruse ishte duke transferuar para në llogarinë e tij? McGonigal iu përgjigj se bëhej fjalë për pagesa të ligjshme që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus.

Neza pranoi dhe vendosi ti transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal. Sipas akuzës bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer në 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021.

Këto para u paguan nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro. Më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në New Jersyey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal

Gjykata thotë se Neza i kishte lejuar pjesmarrjen në biznes McGonigal gjatë kohës që ky I fundit shërbente ende në FBI. Më tej akoma, Neza I kishte siguruar McGonigalit një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal I përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI.

Akuzat e reja të Jurisë së madhe rëndojnë ndjeshëm pozitat e McGonigal, i cili tani akuzohet për komplot ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Për këto arsye Juria e Madhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, llogarive dhe sendeve personale që burojnë nga transfertat e fshehta./MCN TV



23 Comments

    1. Dale ta haje njehere sekretari i partise,pastaj,me radhe e me sere do ta hane te tere (komunistat e kamufluar si demokrate)…

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        O idiot berisha mund të jetë budalla, por kurrë nuk mund të gjesh shkelje liugji nga ai.

  1. PS = Organizate terroriste dhe mafioze me ngjyra turke …. Rrace e ke keqe!!! thotë:

    Po pergatitet qelia per Ramazonin , ne byth e ka !!!!

  2. Kundërshtojnë rritjen e pagave, shpërblimet, rritjen e investimeve, mbështetjen e biznesit, kundërshtojnë mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, dhe çdo rritje tjetër që mundëson përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Këtë e bën vetëm partia e “djathtë”, që e ka emrin Partia Demokratike në Shqipëri. Epo parti e djathtë, që ka gjoja në program “mbrojtjen e interesave të individit, biznesit, pensionistëve”, dhe që kundërshton çdo nismë të qeverisë, dhe nxin çdo program mbështetës ndaj qytetarit, vetëm partia e Berishës do të mbahet mënd.Vendimi i gjykates nuk e permend,por shkulLlaku shkruan agron neza miku i salihut,pra shkuLlaku eshte me i zgjuar se gjykata amerikane

    1. ca thu o kar ca thu. ska lind shqipria me edi ramen o bole rob. ka shqiptar qe kane punuar dhe e kane ngrene nga partia aktualisht ne pushtet partia jote PS. po ti duhet te jesh nga ata parazitet funksional. rrezik te pelqen bunkart-i

    2. partia rames eshte partia e klientelizmit, korrupsionit vjedhjes se prones. per cfare te drejtash po flet o njish ? per te drejten e mbulimit te vjedhjes me fasad ?

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Partia e ramës është partia e makutëve, që edhe pse i shikojnë paraardhësit që përfundojnë në burg nuk ndalen së shërbyeri ramës dhe makutërisë së tyre.

  3. McGonigal, miku “ne anglisht”, i Ramazan Rames. Jo po qe ta marin vesh dhe socialisti i fundit se cfare sekti mafioz e ka mare peng PS dhe gjithe Shqiperine.

  4. Po ngushtohet laku pak nga pak.Miku i Ramës në anglisht mori fund që po shkon për lesh.Dhe sigurisht dhe gjatucit do t’i dalin pislliqet që ka bërë me të.Ska ku të vejë.Pas qafe e ka.Kujtoi se do bënte çdo donte me Amerikën sepse ka mik Sorros që dhe ky avash avash po ik për lesh.Ore në Amerikë nuk të len mo bo ç’të duash.Vjen koha dhe knojnë kullufruthin.

  5. Lesh me qime kadaif vajti dhe kjo ceshtje. Shum zhurm per asgje. Ja do na sjellin ndonje lajm gjasme te ri per ta mbajtur ceshtjen me zor gjalle deri sa te fiket fare dhe pastaj do ikim me pushime ne plazh

    1. O mandi o rrogetar ala patronazhist. Po e ka mar vesh gjith bota. Nuk eshte shishe uji me dat skadence ky krim. o kara me zile

      1. Kari lales nuk jetoj fare ne shqiperi une o bole. Jetoj ne itali. Ne shqipri kane ngel hajdarat si ty. Ciao edhe u qifsh nbyth pederast. A culo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *