• |
ide | kryesore

CBS: Sot dënimi i McGonigal për lidhjet e tij me Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
mcgonigal



Charles McGonigal, ish-zyrtari më i lartë i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork, do dalë këtë të premte para gjykatës për të mësuar dënimin për fshehjen e të paktën 225 mijë dollarëve, para cash që ai mori nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare (Agron Neza, red.). McGonigal u deklarua fajtor në shtator për akuzën e fshehjes nga FBI të pagesave që merrte nga ish-punonjësi i agjencisë së inteligjencës shqiptare, i cili ishte zhvendosur në Nju Xhersi. Në këmbim të pranimit të fajësisë, atij iu hoqën akuzat në lidhje me fshehjen e udhëtimeve jashtë vndit për t’u takuar me zyrtarë të qeverive të huaja dhe biznesmenë teksa ishte ende i punësuar në FBI.

Prokuroria kërkon një dënim me 30 muaj (2 vjet e gjysmë) burg dhe 95 mijë dollarë gjobë. Avokati i McGonigal kërkoi një dënim nga 1 deri në 7 muaj që do t’i shtohej një tjetër dënimin ndaj tij. Në dhjetor, McGonigal u dënua në Nju Jork me më shumë se 4 vjet burg për punën e tij me një oligark rus të sanksionuar dhe aleat të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. Akuzat në të dyja rastet pësuan një rënie të ccuditshme për dikë që dikur mbante një nga postet kryesore të kundërzbulimit të FBI-së.

Prokurorët në Uashington argumentuan se veprimet e McGonigal “sugjerojnë se ai ishte komprometuar” dhe punësimi pas daljes së tij në pension nga FBI “nuk ishte motivimi i tij i vetëm”. FBI u detyrua gjithashtu të rishikonte hetime të shumta për të cilat ai kishte njohuri për të përcaktuar nëse edhe ato ishin komprometuar.

“I pandehuri ka punuar në disa nga çështjet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme të trajtuara nga FBI” – thanë prokurorët në një memorandum përpara dënimit. “Mungesa e tij e besueshmërisë, siç zbulohet nga sjellja e tij në bazë të veprës së tij të dënimit, mund t’i rrezikojë të gjitha. Rishikimi i brendshëm që pasoi ka qenë një ndërmarrje e madhe, që kërkon një shpenzim të panevojshëm të burimeve të konsiderueshme qeveritare.”

Në dokumentet e gjykatës citohen edhe avokatët e McGonigal se lëshimet e tij ishin “bërë për të fshehur faktin se zoti McGonigal kishte nisur para kohe planin e tij të biznesit, duke përfshirë marrjen e një borxhi prej 225 mijë dollarësh, në muajt para se të tërhiqej nga FBI”.

Fillimi i telasheve të McGonigal

McGonigal kaloi më shumë se dy dekada në FBI, duke punuar në disa nga çështjet kryesore të sigurisë kombëtare, nga ndalimi i një komploti për të bombarduar metronë e qytetit të Nju Jorkut e deri te publikimi i një sëre dokumentesh të klasifikuara nga WikiLeaks. Ai u ngrit në gradë për t’u bërë shefi i kundërzbulimit i FBI në Nju Jork përpara se të tërhiqej në vitin 2018. Rënia e McGonigal filloi në vitin 2017 kur po përgatitej për daljen në pension.

McGonigal i kërkoi ish-oficerit shqiptar të inteligjencës, i cili ishte bërë shtetas i natyralizuar i SHBA-së, një hua teksa po diskutonin për mundësitë e biznesit. Borxhi nuk u shlye kurrë. Të dy udhëtuan drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera ku McGonigal kishte interesa biznesi dhe u takua me shtetas të huaj në shumë raste.

Në një nga ato udhëtime, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë për ta paralajmëruar kundër dhënies së licencave fitimprurëse të shpimit të naftës për kompanitë ruse – një çështje në të cilën ish-oficeri i inteligjencës kishte një interes financiar. Në shenjë vlerësimi, McGonigal i dhuroi kryeministrit një kapelë të FBI-së.

Më pas ai udhëtoi në vendin ballkanik të Kosovës me “qëllimin e dyfishtë për të mbledhur informacione që ishin potencialisht të dobishme si për FBI” dhe “planin e fshehtë të zhvillimit të biznesit personal” të McGonigal, thanë prokurorët. Gjatë atij udhëtimi, ai i dhuroi një kapelë tjetër të FBI-së një politikani në Kosovë.

Rreth 1 muaj më vonë, në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork, ish-oficeri i inteligjencës i dha McGonigal rreth 80 mjë dollarë në para cash si pjesë e borxhit që ai kërkoi. Në vitin 2017, ai i dha McGonigal dy pagesa të tjera në shtëpinë e tij në Neë Jersey.

Për shkak të McGonigal, byroja hapi një hetim për një lobist amerikan që punonte për një kundërshtar politik të kryeministrit shqiptar, hetim për të cilin ish-oficeri i inteligjencës shërbeu si burim i FBI-së. Hetimi u mbyll menjëherë pasi McGonigal doli në pension “pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë”, thanë prokurorët.

Akuzat ndaj McGonigal në çështjen e Nju Jorkut lidheshin edhe me fshehjen e pagesave. McGonigal pranoi se ndihmoi Oleg Deripaskën të gjente papastërti në figurën e një oligarku rival rus dhe të pastronte paratë duke fshehur burimin e pagesave për atë punë. Kjo ishte në kundërshtim me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të vendosura ndaj Deripaskës në 2018.

McGonigal shprehu keqardhje

“Duke reflektuar mbi veprimet e mia që çuan në këtë pikë, e kuptoj se veprimet e mia të ndërmarra me qëllim fitimin e parave pas daljes në pension nga FBI-ja mbizotëruan gjykimin dhe vlerat e mia të mira” – tha McGonigal në një shkrim.

Gruaja e tij Pamela, në një letër drejtuar gjykatësve federalë në Uashington dhe Nju Jork përpara dënimit të tij, tha se McGonigal “ishte ambicioz dhe po kërkonte të siguronte një jetë të mirë” për familjen e tij pas daljes në pension. “Unë besoj se kjo ambicie e futi atë në rrugë të gabuar dhe e bëri atë të humbasë fokusin e realitetit dhe vendimmarrjes së veprimeve të tij” – shkroi ajo.

McGonigal do të fillojë dënimin me burg më 18 mars, sipas avokatit të tij. ©CBS News, LAPSI.al



4 Comments

  1. Mcgonigal ka marre mbi 30 milion dollare nga bizneset shqipetare.

    I conte Rama tek Kastrati, Salillari e Tom Doshi ai nga ana tjeter pergatiste dosje ndaj opozites kjo eshte demokracia e drejtesia amerikane

  2. Spiropali duhet te sqaroje ne parlament AFEREN ME MCGONIGAL SHPEJT DHE JO TE PERJASHTOJE DEPUTETE NGA PARLAMENTI! thotë:

    Spaku duhet te marri ne pyetje ELISA SPIROPALI OSE FANI WILLIS E SHQIPERISE

  3. Fani Willis eshte nje gjygjtare amerikane me ngjyre qe bashke nje prokuror qe e kishte te dashur sekret por qe u zbulua i jepte para kesh dashnorit mijera dollare dhe udhetonin ne vende romantike me parate e kesaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *