• |
ide | kryesore

Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte, përfundon në spital 60-vjeçari në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa ishte duke punuar në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kristo Luarasi”, Tiranë, ndërsa 60-vjeçari me iniciale B.B, ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *