• |
ide | kryesore

Vuçiç: Nuk kemi ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për zgjedhjet në Malin e Zi.

Vuçiç është shprehur se ato nuk kanë ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi dhe se janë sjellë me korrektësi dhe përgjegjësi.

“Sa i përket marrëdhënieve ndaj meje në Mal të Zi. Ne nuk kemi ndërhyrë në zgjedhje, jemi sjellë seriozisht dhe me përgjegjësi. Unë e përgëzova Milatoviçin dhe shpreha shpresën dhe besimin tim se marrëdhëniet tona do të jenë më të mira dhe se Serbia dhe Mali i Zi mund të bëjnë më shumë dhe mund të bëjnë “, ka thënë  Vuçiç, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Ndër të tjera presidenti serb është shprehur se qëllimi i tij i vetëm është një Serbi e suksesshme dhe deputetët duhet ta kuptojnë një gjë të tillë.

 Për mua, gjëja më e rëndësishme është se sa mund ta rrisim ekonominë serbe. Ministrat duhet të punojnë më shumë. Nëse ata nuk e kuptojnë këtë, atëherë ne nuk ëndërrojmë të njëjtat ëndrra. Dhe ëndrra ime është një Serbia e suksesshme, e cila punon për fuqizimin e saj ekonomik”, tha Vuçiç.



2 Comments

  1. Sic e thashe dhe me heret, urgjentisht ta shfrytezojme kete ngjarje katastrofike qe ndodhi dje, dhe tu kerkojme amerikaneve,qe te na lejojne ne shqiptareve te ndalim daljen perfundimtare(se nje hap larg jane), e ruso-serbise ne Adriatik. Shume e thjeshte, si fillim te cmontohen kolonet serbe ne Kosove(bashke me Zajednicen e pretenduar te tyre), pastaj nje lloj Minishengeni mes VETEM 4 shteteve Shqiperi-Ks-Fyrom-Mali i Zi, perfshi dhe traktat ushtarak mes nesh.Pastaj, me miratimin edhe te vete malazezve(se skane rruge tjeter o do mbrohen nga ne, o do shkelen e do zhduken si komb nga serbet)zhvendosjen e te pakten 60-100 000 shqiptareve drejt Malit te Zi, (kuptohet ne zonat shqiptare),ku Mali i zi u siguron te pakten pune e mundesisht ua kalon pronat shteterore per te ndertu nje jete te re atje. Perndryshe, Serbia e madhe po vjen shume me shpejte se duhet. Hapi tjeter do jete Serpska republike, e pas shume vitesh, FYROM, ku ate traktat ushtarak (apo bashkim formal) qe spo e bejme ne Shqiperi -Kosove, do e bejne Serbia dhe FYROM per ta mbrojt gjoja FYROMin nga shqiptaret dhe bullgaret. Duket qesharake per dike, por po nuk hapem syte ne shqiptaret dhe amerikanet,egzaktesisht keshtu do ndodh, sic filloi te ndodh dhe Serbia e Madhe dje ne Mal te Zi.,se iu dukej qesharake qendresa ndaj Minishengenit dikur.Ja pra, kush jane serbet,nuk flejne si ne, bejne plane edhe per pas 50 vitesh

  2. Po ben teater te papare me nderkombetaret.Ben dhe si i pafajshem Vucici. Ben dhe sikur shpreson qe presidenti i ri do rregulloje mardheniet serbo-malazeze, a thua se nuk e di qe Milatovic eshte nje serb dhe do zbatoje pike per pike receten serbo-madhe qe i dergon ky. Flet dhe me kode,per ministra serbe qe duhet te kuptojne enderrat serbe(enderren per Serbi te madhe). Bravo Vucic, se enderrat e tua po realizohen mu para syve dhe para enderrave te nderkombetareve, qe akoma enderrojne se Serbia do largohet nga Ruset. Nderkombetaret do zhgenjehen edhe me shume kur ta kuptojne qe jane ne gjume , sidomos kur (po erdhi ai moment) Serbia ve disa sanksione simbolike ndaj Rusise(te marre vesh se bashku me ruset ne prapaskene),qe as nuk e zhgaravisin Rusine e jo me ta demtojne, e qe keto “sanksione” sdo e prishin fare miqesine e perjetshme serbo-ruse, pra tallje e trefishte e serbeve ndaj nderkombetareve. Keshtu ndodh kur aleatin besnik e tryson,me mendje se beme nje mik te ri serb. Miq nderkombetar,akoma jeni ne kohe.Merrni masa. Vetem me ne mund te realizoni qellimet tuaja.O me ne , o me serbet, Jo ne 2 karriga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *