• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian nxit aludimet për emrin e djalit të saj

Paparazzi, Slider


Khloe Kardashian po vazhdon një traditë familjare. Khloe e cila mirëpriti një djalë me ish-Tristan Thompson nëpërmjet një surrogate  konfirmoi se djali i saj ka të njëjtin inicial me motrën e tij më të madhe, True Thompson, gjatë paraqitjesnë The Jennifer Hudson Show. Në një pamje paraprake të episodit ajo i tha prezantueses Jennifer Hudson se emri “do të fillojë me një T”.

Ndërsa Khloe nuk ndau më shumë detaje rreth foshnjës së saj, ajo shpjegoi pse iu desh kaq shumë kohë që  të vendoste mbi emrin e tij. “Doja ta takoja dhe ta ndjeja pak,” shpjegoi themeluesja e Good American.  “Në fillim, ai nuk kishte një emër. Më pas,  u emërua, por unë kam qenë duke pritur për premierën e shfaqjes sonë dhe nuk e dija se do të ishte kaq larg.”

Në të vërtetë, misteri pas emrit të djalit të Khloe ka qenë një temë diskutimi në serialin e saj të realitetit Hulu. Në episodin premierë të sezonit të dytë, ajo tha se “të vetmit emra që kam parë” për djalin e saj ishin ata që fillonin me shkronjën T. Në atë kohë, nëna Kris Jenner bëri shaka se mund ta thërriste atë Travis – si emri i bashkëshortit të Kourtney Kardashian, Travis Barker dhe i dashuri i Kylie Jenner, Travis Scott.

Më pas, Kris sugjeroi që Kardashian t’i vinte vogëlushit të saj emrin e babait të ndjerë Robert Kardashian Sr dhe vëllait Rob Kardashian. “Po Rob?” pyeti mamaja. “Po Rob Kardashian-Thompson? Dhe pastaj thjesht ta quani Rob Kardashian?” Dhe Kim Kardashian u pajtua, duke theksuar se nipi i saj më i vogël duket si “binjaku i Robit”. Fansat panë portretin e tij për herë të parë , kur Khloe postoi foto familjare për nder të ditëlindjes së Tristanit./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *