• |
ide | kryesore

Fermerët kanë nevojë për subvencione, qeveria iu krijon një portal tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca prezantuan sot në Tiranë, Portalin e Fermerit, një tjetër produkt i Revolucionit Digjital, që mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentet e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshme”, thuhet në njoftimin për media.

Në 10 vite qeverisje ky është portali i radhës që krijon qeveria.

Nga viti 2013 e deri më sot janë krijuar disa portale, që më shumë sesa kanë dhënë zgjidhje për problemet, janë parë thjesht si një mundësi për të shpërndarë lekë për kompanitë që i krijojnë e në raste të tjera janë përdorur vetëm për të larguar vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve.



14 Comments

  1. Nje portal shume i nevojshem per te gjjthe te rinjte qe jane te interesuar rreth fermereve por qe eshte dhe ne sherbim te qytetareve

  2. Kesaj i thone katuni digjet e Rama krifet. Lomi miku im qe tokat i ka lene djerr kur e mori vesh per portalin me tha: I kam dhi nje mut Rames, Portalit po mar kalomojt e po iki ne Itali.

  3. Oho brigada e patronazhistëve.Se ku i panë këta qyqarë arritjet e Ramës një zot e di.I shikojnë nga zyrat e errëta ku shkruajnë statuset!!!Palë kanë dhe emrat që mbarojnë me ori!!! Flori,Nori,Dori!!!

    1. Sufllaqet sot qenkan pothujse falas.
      Sic duket shumica e komentuesve patonazhiste paguhen me leket e portalit.

    2. Po çfare duan prap fermerët…, portale po, universitete , po..ku ka qeveri qe te mendoj kaq shum per katnaret, haaaa cfar mjerimi o shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *