• |
ide | kryesore

Incident në Jarinjë/ Serbi godet policin e Kosovës (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Jarinjë



Një incident ka ndodhur pasditen e së premtes në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë rreth orës 16:30. Duke hyrë në Kosovë, pas refuzimit për të treguar dokumentacion, një shtetas i Serbisë ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Policisë së Kosovës.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet N.T., i lindur në vitin 1981, fillimisht ka fyer zyrtarët policorë kufitarë.

“Pas refuzimit për të treguar dokumentacionin e hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar, Jarinjë. Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga sulmi është lënduar zyrtari policor duke e detyruar atë që të kërkojë trajtim mjeësor.

“Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.”

Policia ka njoftuar se me rastin është njoftuar prokurori dhe se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’.

“Me aktvendim nga prokurori ky person do të dërgohet në paraburgim deri në 48 orë”, thuhet në njoftim. ©LAPSI.al




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *