• |
ide | kryesore

Masakra në Don Bosko/ Policia në gjurmët e autorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Don policia



Policia ka zbuluar ditët e fundit se një nga personat e dyshuar për masakrën e Don Boskos, ku nga sulmi me armë në lokalin e të shumëkërkuarit Fatjon Murati mbeti e vrarë banakierja, Mimoza Paja, ka udhëtuar një javë përpara krimit, nga Gjermania në Prishtinë dhe ka hyrë në vendin tonë, në fundjavë duke mos u regjistruar të TIMS.

Sipas hetuesve personi i dyshuar me rekorde të theksuara kriminale e ka bërë këtë lëvizje me qëllim për të fshehur gjurmët dhe përfshirjen në ngjarjen e rëndë. Policia thotë se ka siguruar të dhëna në rrugë konfidenciale, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve të mundshëm të ngjarjeve.

Grupi i hetimit është fokusuar tek dy emra konkretë, njëri prej të cilëve i ka mbijetuar më herët një atentati, ndërsa tjetri është personazh jo shumë i njohur, por dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje për motive hakmarrje. Aktualisht, grupi i hetuesve ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në qarkun e Tiranës, në Fushë Krujë e Durrës dhe po i këqyr me kujdes për të rindërtuar trajektoren e lëvizjeve të autorëve para dhe pas ngjarjes, pasi në këtë mënyrë do të mund të zbulojë se prej nga u nis automjeti për të kryer masakrën. Atentati në Don Bosko dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj. kjo vijon të jetë ende pista më e fortë që ka prokuroria.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e të dielës së 12 marsit, kur dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në rrugën Anastas Shundi. Nga breshëria e armëve humbi jetën banakierja Mimoza Paja, mbeti e lënduar mbesa e saj 10-vjeçare, u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë. Atentatit i mbijetoi vëllai i Fatjonit, ndërsa ky i fundit i cili do të duhet të ishte në arrest shtëpie u arratis dhe mendohet të jetë larguar nga Shqipëria në Kosovë e prej andej në Turqi.



1 Comment

  1. Kuptohet qe ngjarja eshte shume tronditese, por nuk mund te quhet masaker,sepse masaker quhet ajo ku vdesin disa njerez! Por meqe qe jeni masakruar nga profet qe ju kane rjepur duke ju shitur dhipllomat?Nderyshe nuk do flisnit keshtu .Jukane shitur dhipllomen, quhet masaker dhipllomoash Mos i béni te barabarta blerjen e dhipllomes me rastin ku njerz vriten! nuk kz madakergjalle e vidhni akoma! T ung o mung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *