• |
ide | kryesore

Pushimet e festave, shqiptarët ”zhvendosen” në Europë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre ditët e pushimit janë shfrytëzuar nga shqiptarët për të pushuar jashtë vendit. Sipas turoperatorëve Europa mbetet destinacioni kryesor.

“Përsa i përket shqiptarëve për lëvizje, kjo fundjavë ishte fundjava më ndryshe sesa fundjavat e tjera sepse ishte edhe e hëna pushim pas i ka patur më shumë mundësi për lëvizje më të madhe drejt vendeve europiane me fluturime nga Parisi në Barcelonë, në Madrid, Itali, Romë, Firence, Rimini, Siçili apo edhe Holandë”, thotë Besnik Vathi.

Interes kanë patur edhe për vendet rajonit.

“Me autobusë në rajon, lëvizjet në rajon janë në Malin e Zi, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, në Greqi në pika me interes si Korfuz, Meteora, Selaniku”.

Ndërsa të huajt po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë, e cila ka hyrë tashmë në periudhën e turizmit historiko-kulturor.

“Është periudha ku sapo ka filluar turizëm htstorik dhe kulturor në Shqipëri janë muajt në të cilët ka shumë lëvizje të turistëve të huaj që vijnë për të bërë itinerare të ndryshme me vizita nëpër Shqipëri në pikat ku ka interesa historike dhe kulturore”.

Turoperatorët shprehen mjaft optimist këtë vit për sezonin turistik, madje duke e tejkaluar me 15 atë të vitit të kaluar.

“Do të jetë vit i mirë më një rritje 10-15 % më shumë se vjet për dy arsye, vjet lëvizja u bë me vonesë, Prill-Maj ku në Europë u hoqën shtrëngimet. Këtë vit është hapur edhe Azia dhe ka lëvizje të aziatikëve drejt Europës dhe Shqipërisë. Është i njëjti fluks me fluturimet ajrore që janë shumë më të shumta”.

Vathi thotë se Shqipëria tashmë është konkurruese me rajonin përsa i përket çmimeve në tregun e turizmit dhe kjo ka bërë që nga viti në vit të shtohen turistët në vendin tonë./klan



2 Comments

  1. Po pse lapsi thote vazhdimisht…”vending e ka pllakosur varferia e njerezit skane buke te hane ” etj etj ..kur te gjithe ikin ne vende me standart e kaq te larta per pushime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *