• |
ide | kryesore

Historia absurde: Dani Alves mund të fitojë trofeun e 45° në karrierë, duke qenë në burg

-Instant, Sport
dani alves


Dani Alves mund të arrijë trofeun numër 45 duke qëndruar në burgun katalanas, Brians II. Braziliani është mbyllur aty për abuzim seksual, që nga muaji janar. Mbrojtësi i djathtë u arrestua më 20 janar, pasi një vajzë e denoncoi për përdhunim. 39 vjeçari dyshohet se ka abuzuar me gruan natën e 30 dhjetorit, në një klub nate në Barcelonë.

Që atëherë Dani Alves është mbajtur në burgun Brians II në kryeqytetin katalanas, pasi gjykata i mohoi atij lirinë me kusht. Por mundësitë mund të shfaqen edhe në situatat më të papritura. E pak gjëra janë më të papritura sesa të jesh në gjendje të fitosh një trofe tjetër gjatë kohës që ndodhesh në burg. Në fakt, ish-mbrojtësi i Barcelonës ka mundësinë të vendosë në palmares trofeun e tij të 45-të zyrtar. Pas 44 trofeve të fituara me fanellat e Brazilit, Sao Paulos, Sevilla, Barcelona, PSG e Juventus, tani ai mund të fitojë edhe një me fanellën e Brians II.

TURNEU I TË BURGOSURVE

Kjo pasi Federata Spanjolle e Futbollit ka shpallur edicionin e 11-të të “Turneut Intercentric Penitentiary”. Bëhet fjalë për një kampionat ku marrin pjesë skuadra të përbëra nga të burgosur të burgjeve spanjolle. E në fund të turneut ndahet një trofe zyrtar, në të gjitha aspektet.

Nëse Brians II vendos të regjistrohet në ngjarjen sportive, atëherë Dani Alves do të ketë mundësinë të luajë futboll edhe në burg. Ndoshta duke e çuar ekipin e tij drejt një fitoreje përfundimtare. Braziliani nuk është futbollisti i parë profesionist që merr pjesë në një turne të tillë. Më parë Ronaldinho mori pjesë në kampionatin e burgjeve të Paraguajit. E padyshim që e fitoi atë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *