• |
ide | kryesore

Pastrimi i parave në ndërtim/ Kë të besojmë, Veliajn apo Dumanin?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
parave


Gjatë një interviste për median italiane “La Republica”, kreu i SPAK Altin Dumani u pyet për pastrimin e parave të krimit. Dumani renditi disa sektorë ku krimi investon paratë, duke përmendur të parin sektorin e ndërtimit.

“Në Shqipëri në përgjithësi, bazuar në hetimet e kryera nga SPAK, mund të themi se sektorët më të prekur nga pastrimi i parave janë ndërtimi, pasuritë e paluajtshme, drita. industria, lojërat e fatit dhe turizmi hotelier” u shpreh Dumani, që shtoi se kohët e fundit po përdoren edhe kriptot.

Por gjatë një interviste në News24 kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj nuk e pranoi panoramën që prezantoi Dumani për median italiane. Veliaj llogariti me laps e me letër përqindjet e parave që shpenzohen për të blerë apartamentet në një pallat në Tiranë, duke iu referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe një organizate (që u keqcitua) 50% e të ardhurave vijnë nga sektori bankar? Jemi dakort me këtë? Që 50% e parave vijnë nga sektori bankar? E thotë Banka e Shqipërisë e thotë edhe ky raporti që shumë veta u gëzuan që po sulmohet Shqipëria. 50% vijnë nga bankat. 15% vijnë nga emigrantët, vijnë nga remitancat, ai nuk i merr te banka në Shqipëri, por te banka në Milano, jo në Shqipëri, por në Frankfurt. Pyetja që bëhet më shumë dhe që i gëzon militantët është: Po ky 35% që ngeli pa zot? Ky 35% i bie të jenë lekë të pista. Ky 35%  në shqipëri i merr pronari i tokës, nuk shkon fare në bankë, ai kishte shpi me qerpiç, ishim tre vëllezër na jepni shtëpitë. Marrim secili nga 7 shtëpi” tha kryebashkiaku.

Nga llogaritë që bën Veliaj del se krimi nuk investon në sektorin e ndërtimit, një llogjikë krejt e kundërt me pohimin e Dumanit.

Por nuk është vetëm kreu i SPAK që thotë se sektori i ndërtimit është nga të më të prekurit e pastrimit të parave të pista. Raporti i fundit i “Moneyval” citonte se “ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave”.

Por Veliaj lexon vetëm raportet që i interesojnë. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. ME GJENI NJE HAJDUT, TE THOTE SE JAM HAJDUT. JA PRAKETIJ LALI ERIT VETEM CIZMET I MUNGOJNE SE POPULLI DO I THOSHTE ,,,,HAJDUT ME ZIZME. EDHE NESE I MOHO, I KA PERBRENDA, SEPSE SHEJTANI GENJEN EDHE LUGATIN,,,RAMEN, NE MOS QOFSHIN BASHKE NE VAZHDEN E NJEZET PERQINDESHIT. ESHTE GENI TYRE, SEKTI E MANIA, QE TE VJEDHIN, E TE RRJEPIN. ATA QE I BESOJNE KOPIT TE BASHKISE, I BEJNE FRESK ROBERISE.

  2. Nuk kemi nevojë të besojmë asnjërin, sepse Shqiperia prej vitesh është futur në zonën gri në raportet financiare të botës dhe kjo për shkak të parave të drogës e trafiqeve, të cilat dallohen tek kullat që rrethojnë sheshin e Tiranës, apo rezortet në bregdet.

    Por zoti Dumani bëri një deklaratë të çuditshme në shtypin italian kur tha se”lidhjet e politikës me krimin e organizuar janë një fenomen shqiptar”.

    Asnjë prokuror nuk mund të shprehet duke fajësuar vendin. Ne çdo vend të zhvilluar krimi ka lidhje me politikën, çka pengon luftën ndaj tij, madje mafia arrin deri tek fushatat presidenciale, ato për gjyqësorin, në hierarkinë shtetërore, etj.

    Filma të Hollivudit, 17 proceset gjyqësore për Andreotin në Itali, por edhe skandali McGonigal, e dëshmojnë këtë fenomen, i cili është i gjithëpranishëm edhe në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *