• |
ide | kryesore

Merr flakë banesa në Bilisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.
“Në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit F. A.” njoftoi policia.

Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *