• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Berat, një grua përplaset nga makina në vijat e bardha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti me motor, 38-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma



Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, rreth 300 metra lart Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Një automjet, tip ‘Mercedes Benz’, me targa AB 367 DI, ka përplasur një grua që ishte duke kaluar në vijat e bardha. 49-vjeçarja me inicialet A. M. ishte duke kaluar në vijat e bardha kur mjeti e ka përplasur dhe e ka hedhur në asfalt. E aksidentuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrin së bashku me një grua tjetër, që fatmirësisht nuk është prekur nga mjeti. 45-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta, deri në mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë. Policia është duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi nga drejtimi i stadiumit të vjetër drejt stadiumit të ri.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, 49-vjeçarja e aksidentuar ka marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen, mjekët do të përcaktojnë nëse do ta transportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.

Policia e Beratit/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Kryqëzimi i Parisit-Stadiumi, shtetasi R. F., 34 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 49 vjeç, e cila u dëmtua lehtë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *