• |
ide | kryesore

Avokati i 28-vjeçares flet për ngjarjen e rëndë në Tiranë: Vajza është torturuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçare është dhunuar dhe mbajtur peng nga bashkëjetuesi i saj, i identifikuar si Gleard Gushollin. Në një intervistë për ‘News24’, avokati i saj tha se e dhunuara dhe babai i saj janë marrë në mbrojtje nga policia.

Ai ka treguar se 28-vjeçarja dhe bashkëjetuesi i saj kishin caktuar ditën e dasmës, dhe se e reja nuk e ka denoncuar në Gjermani për dhunë pasi shpresonte se situata do përmirësohej.

“Në mënyrë urgjente drejtori i Policisë së Tiranës, shefi i Komisariatit nr.2 kanë marrë në mbrojtje menjëherë vajzën dhe babanë e vajzës. Nuk kemi të bëjmë me një plagosje, është torturë, rrëmbim, një sërë veprash penale. Kërkoj që një ekip punë të niset menjëherë në spitalin e Traumës. Vajza më ka thënë që kishin prerë edhe ditën e dasmës dhe nuk e ka denoncuar në shtetin gjerman duke shpresuar në përmirësim të situatës”, tregoi avokati.

Lexo më tej: Dhunoi dhe mbajti peng të renë në Tiranë, ky është Gleard Gusholli 

Lexo më tej: Dhuna barbare nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Tentova të vrisja veten, tmerri nisi që në Gjermani 



2 Comments

  1. Po edhe kjo qe le Ghermanine dhe vete pas nje te droguari burgaxhi do kete pasur ndonje problem. Ose ka vajtur mbas parase dhe vazhdimi dihet . . .

    1. pikerisht…paraja shoku paraja. Ai djali me shume gjasa ka patur shume para te cilat i ka bere me “djerse” dhe ajo u “dashurua”.
      Dihen pasojat, por problemi eshte se duhet ta mbajme ne burg me taksat tona kete djalin. Ishte mire kur e burgosnin andej nga Austria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *