• |
ide | kryesore

Dhunoi dhe mbajti peng të renë në Tiranë, ky është Gleard Gusholli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i arrestuar në Tiranë pasi ka dhunuar në mënyrë barbare dhe mbajti peng për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare në afërsi të zonës së ish-Parkut të Autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku”.

Bashkë me të janë arrestuar dhe 4 persona të tjerë pasi ishin bashkëpunëtorë të tij në ‘çmendurinë’ barbare duke e ndihmuar të riun për t’u fshehur dhe prishur provat në vendin ku e reja u mbajt e dhunua në mënyrë sistematike për një javë, të cilët u arrestuan.

E reja e cila u dhunua barbarisht nga Gusholli u dërgua fillimisht në një klinikë private pranë Komisariatit nr. 2 nga dy vajza, njëra prej të cilave rezultoi të ishte motra e agresorit Gusholli, e cila dërgoi më pas hetuesit në banesën ku vajza u mbajt peng dhe u dhunua. Vajza më pas u dërgua në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e saj ka qenë kritike, e goditur, rrahur dhe gjakosur në të gjitha pjesët e trupit. Gjatë kontrollit në banesën ku e reja u mbajt dhe dhunua për ditë me radhë, Policia gjeti dhe sekuestroi kokainë dhe mjete që përdoren për konsumimin e kësaj lënde narkotike.

Si provë materiale Policia gjeti edhe një këmbë karrigeje, me të cilën dyshohet se 31-vjeçari dhunoi barbarisht të renë që kishte disa kohë që kishin krijuar marrëdhënie intime.

(Vajza e dhunuar në foton më poshtë)

Dhuna



7 Comments

  1. Një idiot që të ngjall neveri edhe në foto, i burgosur në Austri apo drogaxhi i rëndomtë, pati fat dhe i ra bingo, por nuk kuptoi asgjë…

    A mund të ikësh nga Gjermania, ku ke lindur e je rritur për një “burrë ” të tillë?!

    Një histori e trishtueshme e një vajze shqiptare që dashuroi pa kushte dhe ra në derë të një mizerabli, vetëm se në familje ka marrë mentalitetin e dikurshëm të nënshtrimit ndaj burrit…

    Ky mentalitet ka çuar në dhunën ndaj grave, një fenomen që turpëron gjithë shoqërinë dhe ka marrë përmasa të mëdha, ndaj ndryshimi i ligjit në këtë aspekt është emergjencë…

  2. Policia duhet ta rrahi ne burg kete, eshte e justifikuar! Mund te thone qe kundershtoi me force gjate seancave te pyetjeve, rriheni kete prandaj ju paguajme zoterinj policë!

    1. Nuk ka nevoje ta rrafi njeri, thjesht te marri denimin e merituar per heqe lirie dhe torture, te rri nja 25 vite ne burg dhe do i vine mend, kur te dali 55 vjec dhe ta kuptoi qe i ka ik jeta per duresh.
      Pastaj mos kujto se burgu ka me qene i lefte per te…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *