• |
ide | kryesore

Performanca e Frank Ocean në Coachella zhgënjyese

Paparazzi, Slider



Performanca e këngëtarit Frank Ocean nuk ishte më e mira e karrierës së tij, teksa u shfaq mbrëmë në festivalin e famshëm Coachella.
Ai u rikthye në skenë pas 6 vitesh mungesë dhe fansat po e prisnin me padurim, por gjërat nuk shkuan siç duhet!

Ocean e nisi me shumë vonesë performancën e tij, gjë e cila irritoi publikun. Ata u shprehën se ishte një mungesë respekti për ta. Po ashtu, performanca u desh të përfundonte më herët, për shkak të rregullave strikte (orës policore) që festivali ka vendosur.
Të zhgënjyer, fansat u shprehën e rikthimi i këngëtarit kishte qenë i kotë.
“E nisi vonë performancën e tij, nuk lejoi që ta transmetojnë live dhe gjithashtu e përfundoi më herët.”
“Jua garantoj që ata janë të neveritur me të si performancë kryesore përmbyllëse. Njerëzit largoheshin s dhe turma dukej absolutisht e vdekur.”- shkruanin disa përdorues të Twitter.
Ndërkohë, s’kemi ende asnjë reagim nga Frank Ocean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *