• |
ide | kryesore

Arrestohet Ramazan Rraja/ Në kërkim atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ramazan Rraja, Maja



Ramazan Rraja, një emër i njohur përdrejtësinë është vënë mbrëmjen e sotme në pranga. Ai ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumit të Shijakut ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Prej kohësh dihej se Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, por duket se është kthyer në vendin tonë. Përmes informacioneve të siguruara nga SPAK ai është arritur të lokalizohet. Rraja është mbajtur nën vëzhgim dhe sot është vënë në pranga.

Mediat raportojnë se Ramazan Rraja është kapur te Ura e Gjolës dhe në momentin e ndalimit ka qenë i vetëm. Sipas të njëjtave burime me vete i është gjetur edhe një pistoletë. Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Pse ia deformoni mbiemrin???
    E ka “RRAHJA”. Eshte fiks mbiemer fisi per ridhjeresit bolshevike te Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *