• |
ide | kryesore

Lehtësoi akuzën si “plagosje e lehtë”, prokuroria urdhëron riekspertim për kushërinjtë Maja

Arkiva, Lajme, Të fundit
prokuroria, Rraja



Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin mjeko-ligjor për kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja të cilët u dhunuan barbarisht nga anëtarë të familjes Rraja pasi denoncuan shpërthimet e kryera nga kompania e tyre në Borizanë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se është urdhëruar kryerja e riekspertimit me 3 mjekë.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majës.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Por më pas kushërinjtë Maja kundërshtuan aktin mjeko-ligjor.

Gazetarja Kloriana Lala raporton për BalkanWeb se ata kanë hequr dorë nga ankimi për Rrajat, por do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko-ligjor.

Ndërkohë Jashar Maja në një intervistë për News24 theksoi se do të kërkojë riekspertim, duke u shprehur se ka ende fraktura. Ai tregoi se nuk e ka lexuar dokumentin që ka firmosur.



3 Comments

  1. “Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij.

    Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.

  2. Eksperti mjeko ligjor a duhet mare ne pergjegjesi ligjore ne se ekspertiza tjeter do tregoje pasojat renda qe ka shkaktuar te vellezrit Maja dhuna e ushtruar mbi ta , ndersa pseido prokurori qe fshihet pas aktit mjeko ligjor nuk mban parasysh pasojat sociale te asaj dhune jo thjesht mbi familet e vellezerve Maja por edhe ndaj shoqerise …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *