• |
ide | kryesore

Prokurori që hetoi Xibrakën: Ndërhymë kur kuptuam se ishim dekonspiruar

Arkiva, Lajme, Të fundit
prokurorise



Ish-drejtuesi i prokurorisë së Krimeve të Rënda në kohën e operacionit kundër laboratorit të Xibrakës, Eugen Beçi ka zbuluar në ’Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se gjatë hetimit kishin nisur dyshimet se operacioni po dekonspirohej, si dhe vështirësia e ndjekjes në terren. Beçi ka treguar se, fillimisht prokuroria dhe policia nuk po e kuptonte se ku kishin hyrë dhe çfarë kishin kapur, por me ardhjen e ekspertëve nga Gjermania, u kuptua se sa shumë kokainë ‘prodhohej’ në laboratorin e Xibrakës.

“Në mënyrë shumë konfidenciale na është referuar nga prokuroria gjermane një material për fillimin e hetimir proaktiv dhe kjo ka qenë rreth 1 muaj para se të bëheshin arrestimet. Në këtë periudhë u realizuan një sërë përgjimesh të cilat sollën në identifikimin e vendit ku mblidheshin personat dhe ku kryhej veprimtaria e paligjshme, në Xibrakë.

Erdhi një moment që dosja duhej të ekzekutohej sepse kishte dyshime për dekonspirim që erdhën jo vetëm nga informacionet operative, por edhe nga fakti që vendi ku po zhvillohej ishte një vendi i izoluar dhe me pak banorë dhe grupet e vëzhgimit e kishin të vështirë të futeshin. Në momentin që është parë se një grup i madh personash po hynin në ish-rezervat e shtetit, është bërë ndërhyrja dhe është bërë arrestimi i personave që ishin aty dhe të tjerët që kishin dalë në përgjime.

Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me prokurorinë gjermane sepse në momentet e para, nga policia shqiptare dhe prokuroria, nuk u mor vesh se çfarë po bëhej, ku kishim hyrë, çfarë ishte zbuluar dhe çfarë fshihej pas arrestimeve. Policia shqiptare kishte dyshime se nuk po gjente gjë në atë momente, por me ndërhyrjet që patëm me kolegët gjermanë, arritëm të kapnim një mjet që po dilte nga zona e rrethimit që kishte rreth 30 kg kokainë.

Dhe brenda 12 orësh erdhën një grup ekspertësh kimistë dhe prokurorësh nga Gjermania për të zbuluar vërtetë se çfarë kishim kapur ne, sepse në momentet e para nuk po kuptonim se ku kishim hyrë’, – tha ndër të tjera ish-prokurori Eugen Beci.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *