• |
ide | kryesore

Puthje pa konsensus dhe intimidim i lojtares: Prokuroria spanjolle kërkon 2.5 vjet burg për Rubiales

Sport
Rubiales



Prokuroria e Gjykatës Kombëtare të Audiencia Nacional ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales, për puthjen e vjedhur dhe intimidimin e mëpasshëm të futbollistes së kombëtares spanjolle Jennifer Hermoso. Sipas prokurores Marta Durantes, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj kapitenes Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës Botërore të Futbollit për Femra më 23 gusht dhe presioni pasues ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte e lejuar, përbën një krim agresioni seksual dhe detyrim.

Lexo më tej: Të jap turneun, më jep prona, akuza të rënda ndaj Luis Rubiales: “Superkupa në Arabi, në këmbim të tokës”

Këtë e raporton prokuroria në dispozitën e cituar nga mediat iberike, përfshirë RTVE. Prokuroria kërkon gjithashtu dënimin me një vit e gjysmë burg për detyrim për drejtorin sportiv të kombëtares së meshkujve, Albert Luque, për ish-trajnerin e kombëtares së femrave, Jorge Vilda dhe për ish-menaxherin e marketingut të Federatës së Futbollit, Ruben Rivera. “Situata shtrënguese e të akuzuarve ndaj futbollistes Hermoso përfundoi kur i akuzuari Luis Manuel Rubiales Bejart u pezullua përkohësisht nga FIFA më 26 gusht 2023”, thuhet në kërkesën e akuzës. “Faktet e përshkruara bënë që Jennifer Hermoso Fuentes të përjetonte një situatë ankthi dhe stresi intensiv, i cili zgjati për disa muaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *