• |
ide | kryesore

Acerbi i pafajshëm, por Inter i jep duart: Hermoso i preferuari i zikaltërve

Sport
Hermoso



Pas blerjes së Zielinskit dhe Taremit, padyshim që do të shpallen zyrtarisht në fund të këtij sezoni dhe fillimi i sezonit të ardhshëm, Inter tani po fokusohet në merkato duke menduar për repartin e mbrojtjes. Pavarësisht përmirësimit të vazhdueshëm të llogarive, kufijtë e lëvizjes për drejtuesit janë ato që janë dhe nuk është rastësi që edhe për prapavijën emrat e lidhur me zikaltrit mbeten huazime të mundshme si Kim (Bayern Munich) dhe Mavropanos (West Ham) ose parametrat zero: Mario Hermoso është pjesë e këtij rasti.

Do të ishte shumë e thjeshtë për ta lidhur këtë aktivizim të Inter për mbrojtjen e së ardhmes me çështjen Acerbi, por në tryezën e drejtuesve Marotta dhe Ausilio ka më shumë një logjikë të planifikimit politik. Ish-lojtari i Lazios do të shkojë në skadencë sezonin e ardhshëm kur do të të jetë 37 vjeç dhe do të jetë e nevojshme të vlerësohet me kujdes aftësia fizike. E njëjta gjë vlen edhe për Stefan de Vrij, gjithashtu në skadencë në vitin 2025, 4 vjet më i ri se Acerbi, por me një histori dëmtimesh më të luhatshme.

MOTIVI PËR LËVIZJET

Ja arsyeja përse Kim dhe Mavropanos kërkohen, e për të njëjtin motiv edhe Hermoso. Spanjolli është një nga ata që ndër të tjera sapo ka kontribuar në eliminimin e Inter nga Champions League. Majtoshi i Atletico Madrid do të dalë pa kontratë në qershor dhe po vlerëson çdo opsion, duke përfshirë atë të rinovimit. Hermoso mund të luajë si qendërmbrojtës, si i tretë i majtë dhe madje edhe si anësor i majtë, ndonëse shumë i përshtatur.

Lexo më tej: Acerbi i shpëtoi 10 javëve skualifikim, shpërthen gruaja e tij pas vendimit: “Çin çin luanëve të tastierës”

I lindur në vitin 1995, spanjolli i rritur në ekipin e të rinjve të Real Madrid ka tashmë konfidencë të madhe me skenat më prestigjioze dhe, siç shkruan Gazzetta dello Sport, synon një pagë (5 milionë euro) në përputhje me politikat e Inter si titullar. Me pak fjalë, një profil për t’u mbajtur në sy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *