• |
ide | kryesore

Të jap turneun, më jep prona, akuza të rënda ndaj Luis Rubiales: “Superkupa në Arabi, në këmbim të tokës”

Sport
Rubiales



Telashe të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes Hermoso duhet të mbrohet nga akuzat e rënda. I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabi në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vend. Akuza që dalin nga hetimi në të cilin është përfshirë Rubiales, por mbi të gjitha nga xhaxhai i tij dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbollit, Juan Rubiales.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në fakt, në hetimin që përfshin ish-Presidentin Federal, për të dhe drejtues të tjerë si dhe punonjës e bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Federatës së Futbollit u zbuluan “komisione jashtëkontraktore”, të cilat, lexohet në dokument, i kanë dhënë “tokë në vendin arab, menaxhimi i të cilit kuptohet se është i lidhur me hotelerinë”.

HETIMI

Në qendër të hetimit, siç u përmend, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit. Hetimet nisën edhe pas denoncimit të paraqitur në organet gjyqësore, për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë Kosmos të ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.

Lexo më tejArratiset Rubiales? Superkupa në Arabi, arrestime e bastisje në Federatës spanjolle

Deri më tani janë bërë shtatë arrestime dhe pesë persona të tjerë janë nën hetim. Guardia Civil tha se Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të Associated Press, ish-presidenti i federatës aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane. Agjentët e policisë spanjolle kanë kontrolluar shtëpinë e tij në Granada, duke kërkuar për kontrata dhe dokumente kompromentuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *