• |
ide | kryesore

Turpërohet Arabia Saudite/ Nuk ka para për “Linjën” mes shkretëtirës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arabia



Arabia Saudite është detyruar të ndryshojë projektin e saj prej 1.5 trilionë dollarësh për ndërtimin e një megaqyteti linear 106 milje të shtrirë mes përmes shkretëtirës. I quajtur “Linja”, pjesë e projektit të guximshëm dhe futurist NEOM, qyteti ishte menduar të ishte shtëpia e rreth 1.5 milionë banorëve deri në fund të dekadës.

Plani ishte që më pas të rriste në 9 milionë njerëz. Por tashmë duket se do të ketë një turpërim për sauditët. Projekti do të shtrihet në vetëm 1.5 milje dhe do të strehojë më pak se 300 mijë banorë deri në vitin 2030.

Lajmin e dha Bloomberg duke cituar burime pranë projektit. Për shkak të reduktimit të projektit, njëri prej kontraktorëve ka filluar të shkarkojë punëtorët. Imazhet mahnitëse të projektit të publikuara në vitin 2022 tregonin një strukturë të gjerë, të mbështjellë nga pasqyra që kalonte nëpër shkretëtirë pranë ujërave të oqeanit.

The Line is seen in a concept video released by Saudi Arabia, showing the two vast structures stretching off into the distance

Ky ishte një 15 idetë që formojnë projektin NEOM. Ai përfshin edhe një qytet industrial, porte dhe projekte turistike. “Linja” ishte xhevahiri në projektin “Vizioni 2030” i Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman. Ai është angazhuar të diversifikojë ekonominë e vendit të tij të varur nga nafta, si dhe shoqërinë dhe kulturën e saj duke përmirësuar imazhin që ka në skenën botërore.

A map shows where The Line was set to be built, and how long it would have been. Saudi officials said it would be built in stages, and would eventually cover a 106-mile stretch of desert along the coast of the Red Sea in the western Tabuk province

Mbretëria Saudite tha në atë kohë se projekti, i cili pritej të kushtonte 1.5 trilionë dollarë, do të ishte një “përvojë e paprecedentë e jetesës që ruante natyrën përreth”. Megaqyteti duhej të shfaqte dy rrokaqiej paralelë që ngriheshin në shkretëtirë. Megjithatë, Bloomberg raporton se këto plane tani janë reduktuar në mënyrë dramatike.

Pictured: Construction workers are seen operating excavators in drone footage captured in 2022 when The Line project began

Struktura prej 106 miljesh është ulur në vetëm 1.5 milje, me një rënie prej 98%. Tani nuk është e qartë nëse “Linja” do të ketë gradaçelat. Bloomberg raporton se Arabia Saudite nuk e ka miratuar ende buxhetin e NEOM-it për vitin 2024 dhe se shpenzimet e saj të mëdha kanë filluar të shqetësojnë zyrtarët. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *