• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u arrestua me armë në brez Ramazan Rraja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rraja



Policia ka dhënë detaje për mënyrën si u arrestua i shumëkërkuari Ramazan Rraja. Ai akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019-ën. Në një njoftim të policisë thuhet se arrestimi u bë falë inteligjencës informative dhe në operacion kanë marrë pjesë strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit. Bashkë me të u arrestua edhe Luis Konomi që ishte shpallur në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni në Elbasan që të tërhiqej nga një tender.

“Ky shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti. Kapet në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje, shtetasi Ramazan Rraja. 30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë”.

Në momentin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ramazan Rraj, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi Ramazan Rraja aktualisht fshihej në zonën e Krujës.

Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar Ramazan Rraja, 30 vjeç.

Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi Luis Konomui alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin Ramazan Rraja dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. E beri dhe nje videoklip me vipin e rrajove shtriga e gjate.
    Me regjizor burin e kurves tij te 5-te chuchke james bond pederin.
    Kur ta marrin vesh rrajot dhe larot e tjere sa bushter eshte travestiti i kristaqo rames…
    Do jete shume vone.
    Skeni pare gje akoma.
    Ky te pakten shkon ne burg deri mbas zgjedhjeve…
    Por ai i pafati i Shengjinit qe morí plumbin ne balle nuk kthehet me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *