• |
ide | kryesore

Rrajat po lirohen/ Flet Jashar Maja: Sot mund të isha i vdekur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Jashar



Prokuroria e Tiranës e ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën. Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas Prokurorisë ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjekoligjore ndaj të dëmtuarve. Jashar Maja tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se ai dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Ai u shpreh se janë dhunuar moralisht dhe fizikisht dhe sot nuk kanë mbrojtje nga askush, as nga shteti.

“Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot. Kishte mundësi të ishim viktima”, – u shpreh Maja.

Jashar Maja ka folur edhe për ndryshimin e akuzën nga ana e Prokurorisë së Tiranës për anëtarët e fisit Rraja. Maja u shpreh se nuk janë dakord me vendimin që ka marrë Prokuroria dhe do kërkojnë riekspertim të kësaj çështjeje nga fillimi deri më tani.

“Bilbili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kokë në Itali për shkak të dhunës së ushtruar. Do të kryejë sërish një ndërhyrje tjetër në dorë gjatë këtyre ditëve. Unë nuk e di si e quan prokuroria plagosje të lehtë sepse janë pamjet filmike që tregojnë të gjithë dhunën e ushtruar ndaj meje dhe Bilbilit. Kërkoj drejtësi për këtë çështje”, – u shpreh Maja. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Kur ka ardhur Muharrem Haklaj në zyrën e Azemit, Azemi ka bërë zakonin siç duhet edhe nga pikëpamja fetare është betuar që s’ka gisht. Madje i ka thënë unë e di se ca karakteri keni, po ta them shqip e keni nga kjo zyra këtu. Ka drejtu gisht nga Saliu dhe unë u vë në dispozicion nja kasetë ku është dhënë urdhri për të vrarë Shkëlqimin. Kasetën e ka Lumneshi.I vetmi politikan vrases ne keto 33 vjet dhe ky eshte serbi salih karaxhic berisha

  2. Po si i tha ai avokat Robqir Vishaj ketij fakirit ” qe ca kerkon ti, ti ja je gjalle nuk vdiqe” kshu qe leje ate muhabet megjithese ja thyne brinjet 20 vete me shkopa bejsbolli. Po ca avokati je ti ooopooooo te qifshaaaaaa robtttrrrrr o monster ?! A te hydte ne shkop bejsbolli ndonje e te te shkerdheje robt te cmontoje fare dhe thuaji pastaj atij qe te qiu robt ne dru “te lumte dora”:)

    Duhet ti qish robt dhe ketyre televizioneve te Ramazanit qe marrin nje grusht robqirash qe i bejne fresk regjimit dhe rrotullohen sa ne nje banal ne tjetrin duke ” na mbush mendjen”, se sa e mire eshte drejtesia.

  3. Foltorja humbi nga vetja. Humbi nga zgjedhjet e saj. Në 32 vite nuk ka pasur asnjë krye bashkiak për t’u mbajtur në mend, asnjë vlerë për të qenë e denjë për qytetin. Të gjithë që e qeverisën lanë pas vetes brenga, punë të pa mbaruara, por ikën shumë herë më të pasur se sa kishin qenë katër apo tetë vite më parë.

    Përgjithësisht njerëz mediokër, pa vizion për qytetin dhe pa imazh politik, të drejtuar nga një njeri në pas skenën e tyre, zonja Topalli

    1. Pse kush eshte vlere ,Lali i fiqve biri i kurves qe shkateroi nje qytet ne emer te vjedhjes .Boll me retorika boshe o injorante enciklopedike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *