• |
ide | kryesore

Rrajat s’mund të dënohen, ata janë vetë sistemi

1, 2, Arkiva, Ide



Lirimi i pritshëm nga akuzat për fisin e famshëm Rraja, pas dhunës alla Tarantino ndaj dy qytetarëve në Fushë- Krujë, është identik me dhjetra skena filmash, ku përballë forcës dhe pushtetit të një organizate kriminale, policia dhe prokuroria “nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar” gjë. Dhe si epilog, vjen reagimi i viktimave, të cilët kur shohin se dhunuesit kanë gjithë shtetin nga pas, tërheqin padinë për të ruajtur kokën.

Lexo edhe: BIRN: Prokuroria lehtëson akuzat ndaj Rrajave dhe ua faturon hetimin viktimave

Edhe me dy viktimat e fisit Maja, do të ndodhë e njëjta gjë. Klasifikimi që prokuroria e Tiranës i bëri ngjarjes që tronditi gjithë Shqipërinë, si plagosje e lehtë me dashje, kërkon denoncim të të dhunuarve, si kusht që ndjekja penale të vazhdojë. Përndryshe, çështja quhet e mbyllur dhe praktikisht e mbyllur do të jetë. Së pari, sepse pas mbështetjes së provuar që Rrajat gëzojnë tek forcat e policisë dhe pushtetit mbi organet e drejtësisë, do të bënin cilindo të frikësohej për ta çuar më tej denoncimin ndaj tyre.

Lexo edhe: Lehtësimi i akuzave për Rrajat/ Jashar Maja: Nuk kam besim tek ky shtet!

Por edhe nëse do të merrnin guximin për ta bërë denoncimin, të kushtëzuar nga prokuroria, viktimat nuk është se do merrnin drejtësi. Plagosja pa dashje parashikon dënime minimale që, me shumë gjasë, do t’i linte të lirë si ata që janë në arrest ashtu edhe vëllain e djalin e ish deputetit që janë në “kërkim”. Pas kësaj, të besosh se të dhunuarit gëzojnë mbrojtjen e shtetit në rast se do të denonconin dhunuesit e tyre, është një shaka me rrezik të lartë. Ata që e kanë kopsitur rastin në këtë mënyrë, sigurisht kanë parashikuar mbylljen e pashmangshme të tij.

Lexo edhe: Katër momentet kur shteti la në baltë viktimat e Rrajave të Fushë-Krujës

Këtu nuk është fjala për një prokuror të caktuar që, nën ndikimin e një fisi të fuqishëm, tërhiqet nga mungesa e kurajos apo kompromentohet në raport me ligjin. Problemi qëndron tek një sistem i tërë që funksionon vetëm në sikron me interesat e organizatës së Rilindjes. Madje pa qenë nevoja fare të marrin udhëzim nga kupola e saj.

A nuk ndodhi kështu pas publikimit të videos së tmerrshme të dhunës, ku veç shkopinjve të bejsbollit tundeshin edhe armët e zjarrit? Policia bëri çdo veprim për të minimizuar ngjarjen dhe u dha kohë dhunuesve të largoheshin duke pritur gjoja denoncimin e viktimave që kishin përfunduar në spital. Nuk ka qenë nevoja që për këtë te jepej ndonjë urdhër nga lart, sepse pushteti i Rrajave në atë zonë është vetë pushteti i organizatës që siguron vota, frikëson votuesit, shpërndan paranë publike dhe neutralizon çdo kundërshtar. Ata kanë “licensen” për të qeverisur pashallëkun e tyre, janë shteti, ligji, qeveria, policia.

A nuk është i njëjti fenomen si në Elbasan, ku policia jo vetëm sfidohej çdo ditë, por i shërbente me vetëdije grupeve kriminale që bënin fushatë e siguronin vota për organiztaën? Apo në Shkodër, ku përgjimet e huaja, dëshmojnë edhe më fort vënien e strukturave të shtetit, policë e prokurorë, në dispozicion të bandave që mishërojnë pushtetin e organizatës. Përse një prokuror në Tiranë do duhej të dilte nga rregulli bazë i sistemit kur e ka mëse të qartë se si funskionon mekanizmi i pushtetit?

Lexo edhe: VIDEO/ Sherri për guroret, shihni si i masakrojnë me shkopinj bejsbolli e shqelma grupi i Rrajave dy personat

As kryeministri dhe as ministri i Brendshëm, që bërtasin ndaj organeve të drejtësisë për të ndëshkuar rëndë zjarrëvënësit në pyje, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë skandal të prokurorisë ndaj një akti makabër që u shfaq me zë dhe figurë. Asnjë reagim për ktë amnistim të dhunës, që i hëngri kokën ministrit të Brendshëm, i mori mandatin deputetit Rraja dhe penalizoi disa punonjës policie. Mesazhi është i qartë. Publikut të revoltuar i hidhen disa koka për ta qetësuar, por sistemi që mban në këmbë organizatën nuk duhet cënuar. Në një mënyrë apo tjetër, grupet e “terrenit” janë përsëri të paprekshëm. Stuhia mediatike kalon dhe gjërat rikthehen si më parë. Fuqia mbetet përsëri aty ku ishte, tek ata që prodhojnë vota dhe pushtet për organizatën.

Prandaj mos prisni që Edi Rama të revoltohet me prokurorinë e Tiranës dhe Taulant Balla të kërkojë ndëshkim maksimal për ata me të cilët ndajnë pushtetin. Që u kanë ndarë jo vetëm çifligjet ku vjelin vota, por edhe mandate me imunitet. Ata janë të ndërvarur nga njëri- tjetri e për pasojë të dënuar të bashkëqeverisin. Qeverisja me krimin nuk është një sllogan, por një realitet, të cilin di ta lexojë çdo oficer policie e punonjës drejtësie. Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se përse këta të fundit preferojnë më mirë të jenë realistë se sa idealistë. ©lapsi.al



34 Comments

  1. Mire e ke gjetur ti ore Armand Shkullak,
    une pa rrace Rrajash nuk ja dal dot aspak,

    i kam quajtur Rilindas, i kam bere edheDeputet,
    po keto lloj bajgash po ashtu bajga kane mbet,

    ja keni Tom malokun me koken sa batare,
    s’ka bere fare hajer, nuk ka ndryshuar fare,

    ma kish thene me pare e Hajdaraga i ndjere,
    mos rri me Urithet se do mbash era Plehre.

    1. rama nuk ndahet dot nga krimi sepse ska si te rrije dot ne pushtet. me frrokun, ndoken, prengen, doshin, etj ardhi ne pushtet ne 2013. me krimin po i merr votat dhe po rri ne pushtet

  2. Keta ishallah po i zë ndonje semundje autoimune o Shkullak!
    Shpetim tjeter nuk po na shohin syte!

  3. Une mendoj qe ai deputeti qe dha doreheqjen te behet prape deputet dhe ne te gjithe t’i kerkojme te falur.

    1. i plasi kari edi rames

      aleanca e tij me krimin e sjell dhe e mban ne pushtet dhe i mbush xhepat me leke. patronazhiste ka plot shqiperia

      ne te gjithe boten spiunet blehen me leke shuuum, ne shqiperi te vijne vete

      popull kurve

  4. “Problemi është se kush përfitoi dhe kush ishte skenaristi. Skenaristi arriti ta kthejë në tragjedi këtë, dhe të përdorë djallzi. Përfituesi i vetëm ishte Sali Berisha.

    E vërteta është kjo, i vajtën në zyrë Saliut, i vajti lajmi, e ka pranuar vetë, ka thënë Sali Berisha: Më mori në telefon daja dhe më tha se Azemin e vrava unë, sepse unë e nxora atë në pritë. Duke thënë që është një makinë atje, e thotë vetë ai (Berisha).Miku i salihut eshte ai qe i ben ekspertizen dhe ja rezultati

    1. Skenari dhe pyetja është është se : a mundet rilindkrimkoministat , pasardhës të etërve kriminel komunistave 50vjet , të rrëmbejnë dhe mbajnë pushtetin pa gjak ?

  5. Tjetri u plagos rëndë dhe u dërgua në spital ku në vend të hetuesve mbërriti për ta intervistuar, Saliu (foto).

    Një nga enigmat e tjera të krimit që drejtësia e la pa përgjigje është telefoni celular i Hajdarit. Edhe ky u zhduk për tia lënë vendin më the të thashëve të Saliut dhe simotrave të tij politikë, njl tjetër dështim profesional për të cilin duhet të turpërohet cilido që e konsideron veten prokuror apo hetues.

  6. Kur ka ardhur Muharrem Haklaj në zyrën e Azemit, Azemi ka bërë zakonin siç duhet edhe nga pikëpamja fetare është betuar që s’ka gisht. Madje i ka thënë unë e di se ca karakteri keni, po ta them shqip e keni nga kjo zyra këtu. Ka drejtu gisht nga Saliu dhe unë u vë në dispozicion nja kasetë ku është dhënë urdhri për të vrarë Shkëlqimin. Kasetën e ka Lumneshi.I vetmi politikan vrases ne keto 33 vjet dhe ky eshte serbi salih karaxhic berisha

  7. ku I gjen keto ky merda gelboqja mor amon,a u shoft kjo rrace e ndyre qelbesirash qe na osht njit si merda mas kpuces

  8. Foltorja humbi nga vetja. Humbi nga zgjedhjet e saj. Në 32 vite nuk ka pasur asnjë krye bashkiak për t’u mbajtur në mend, asnjë vlerë për të qenë e denjë për qytetin. Të gjithë që e qeverisën lanë pas vetes brenga, punë të pa mbaruara, por ikën shumë herë më të pasur se sa kishin qenë katër apo tetë vite më parë.

    Përgjithësisht njerëz mediokër, pa vizion për qytetin dhe pa imazh politik, të drejtuar nga një njeri në pas skenën e tyre, zonja Topalli

    1. fiks si lali eri

      zero ndertime dhe i qiu robt tiranes , e beri te pajetueshme

      gjush dako , e betonizoi durrsin

      por krybashkiaket e ps jane me nam ,si shukriu me breket me brim , bushi i krujes, me 10 emra, roshi perdhunues ne grup , safet , ose 2.3 safet kohezgjatja e aktit ne kukes, ky i vores i kapur me kokaine ne itali, qazoja i elbasanit po se po , se harruam rilindjen urbane ne korce me kullen e pizes .

      ridhjerja pervecse i betonozoi qytetet por i qiu robt duke i inkriminuar, cdo institucion vendor, dhe tani si rrjedhoje jane duke u shkretuar se ska me njerez

  9. “Problemi ishte që ishte një frymë që thoshin se Saliu ia mori partinë Azem Hajdarit. Saliu ishte futur nga Ramiz Alia që t’ja merrte partinë Azem Hjadarit dhe ia mori, e dyta që është më e rëndësishmja ka qenë se me skemat piramidale dhe me rënien e shtetit Azem Hajdari u gjallërua brenda PD me synimin e vetëm që t’ja merrte partinë. Në 97 flas. Do t’ja merrte partinë. Ai e përpunonte, e fliste dhe me të tjerë.U shtua dhe nje tjeter Kar nga cecenet qe komentojne ketu,mbas perdorimit te Haloperidolit

  10. Si përher kopetent , qartë e saktë e qëndisur autopsia e pushtet krim =krim pushtet nga Z. Shkullaku . Por, ne si popull injorant , i “edukuar”për t’u përulur deri në lëpirje bythe , për një vend pune e një copë bukë , veçanërisht këto 10 vjet , bëjmë sikur rrojmë e banda e sotme e krimrilindjes në pushtet , me drogpsikokartelën dhe turmën e kurvave Spiropalla me shumicë në krye , bëjnë “aheng” nëpër ministrira e institucione kudo anemban Shqipëris dhe gjithë botës , me paret e vjedhura nga mjeranët injorant , që nuk u bënë dot njerëz , si dhe gjithçka të xhvatur e rrafshuar nga kjo Shqipëri . Dhe në se nuk ngrihemi të reagojm fuqishëm , kështu do të zvarritemi duke pritur rradhën për të na ndërsyer në çdo derë shqelmat dhe shkopat e bejsbollit ose kallashat e kriminelëve (si Rrajat) me damk botërore, të stërvitur në çeta lukuni superkriminelësh , për të mbajtur pushtetin e pushtave , pasardhës të etërve kriminelkomunista, që për 50 vjet , nuk lanë gjë pa provuar në kurriz të këtij populli mut , që nuk e meriton të quhen njerëz për gjendjen e vendit ku rrojn e si rrojn edhe mbas 32 vjetësh gjoja demokraci.

  11. Shkrim brilant dhe shume i sakte i Shullakut, por per ke e shkruan. Ne shqiperi kane ngel dele dhe njerez me zemer te dobet dhe ska kush çohet ti tregoj vendin krimit te lidhur ngushte me pushtetin ne nje sistem. Rinia apo zemra djaloshare kane marr rruget e emigrimit, ndersa ata qe kane ngelur ka rene ne kurthin e perversiteteve qe promovon ky sistem sorosian mavi me shume droge, alkol dhe homoseksualitet.

  12. “Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij.

    Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.Shpellkaret inteligjente funksional dashuri pa kushte per shkulLlakun e salihut

  13. vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.

    1. Armando,do ikë Rama me ” sistemin” e tij dhe do vijë Berisha me ” sistemin ” e tij.
      Si më parë Zogu dhe pastaj Hoxha!
      Rrugaçët janë zotërinjtë e Shqipërisë.
      Prandaj askush nuk do më të jetojë në këtë vend…..

  14. Berisha për Azem Hajdarin, gusht 1995:

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

    Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se çnxirrte nga xhepat.Haloperidol

  15. Turpi dhe mallkimet tona rafshin mbi rilindasin Rama dhe diplomatet amerikane qe perkrahin nje Noriega te vogel ne Ballkan

  16. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

  17. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.Ku eshti kari serioz i salihut Gimi

  18. Dhe kupto ti?!

    Po na jep mend Shkullaku mbi ceshtjet e sistemit.

    Shkullaku harroi qe pikesepari nuk duhej ai vete te korruptohej nga sistemi.

    Por keto jane detaje…

    Shkullaku ne kete pike thjesht pjerdh.

    Dhe le te pjerdhi se pjerdh mire.

  19. Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.

    “Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.

  20. Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

  21. drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”.

    Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen.

  22. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.

    Nxjerrja e fakteve të reja që tregojnë pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratortin eTiranës njëherë në gusht 122 mln dhe ditën e sotme 159 mln, sollën konfuzion në radhët e këshilltarëve të djathtë, të cilëve panë se si u ra alibia për të sulmuar Veliajn.

  23. ende njerëz që janë dënuar dikur për vrasje, terrorizëm apo kontrabandë armësh janë duke konkurruar fuqishëm në zgjedhjet vendore 2023. Njëri nga këta persona i akuzuar për terrorizëm, por i dënuar për kontrabandë armësh është kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili përfaqëson PBDNJ, OMONIA e i mbështetur fuqishëm nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

  24. sipas rezultatit të zgjedhjeve, shumica në pushtet qeveris rreth 2,2 milion banorë të vendit, ndërsa opozita rreth 50 mijë banorë.

    Vetë qëllimi i aktivitetit është getoizimi i bashkive që ka fituar opozita, për t’i kthyer ato në bashki të dështuara, pa fonde dhe për t’i përdorur si reparte lufte kundër qeverisë.Disa salih te vegjel vazhdojne ti hane Mutin salihut cdo mengjes mendojne se do rriten me kete gjelle qe ju ofron salihu cdo dite,maloket ne qytet,kombi ne rrezik o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *