• |
ide | kryesore

Katër momentet kur shteti la në baltë viktimat e Rrajave të Fushë-Krujës

Arkiva, Kryesore, Lajme



“Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, ky rregull i shkruar nga kafshët e Orwell përmbledh më së miri trajtimin që u bëri shteti Rrajave dhe Majave të Fushë-Krujës pas dhunës kafshërore që u filmua në fshatin Borizan në konfliktin mes dy fiseve. Dy viktimat guxuan të denoncojnë në polici dëmet që i shkaktonin shtëpive shpërthimet e gurores së fisit Rraja, duke e ditur se këta të fundit kishin përkrahjen e shtetit.

Reagimin e opinionit publik nga video e dhunës brutale, qeveria e shuajti me dorëzimin e mandatit të deputetit Rrahman Rraja dhe me shkarkimin e ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi. Por pavarësisht këtyre, duket se Rrajat po i shpëtojnë ndëshkimit nga drejtësia.

Lapsi.al i është rikthyer edhe një herë historisë që vërteton se Rrajat janë të paprekshëm në Fushë-Krujë, ndërsa institucionet ligjzbatuese janë zbythur dhe i kanë lënë disa herë në baltë viktimat e dhunës.

Spiunimi i policëve tek Rrajat për denoncimin e gurores

Pasi kishin protestuar në rrugë, anëtarët e fisit Maja shkuan dhe bënë denoncim në komisariatin e Krujës për shpërthimet e gurores që i dëmtonin shtëpitë me shpresë se do të merreshin masa. Jo vetëm që policia nuk ndërhyri, por denoncimi u dekonspirua dhe Rrajat u njoftuan se ndaj tyre kishte një kallëzim.

Kur mësuan për denoncimin, Rrajat shkuan të armatosur me pistoleta dhe shkopa bejsbolli për të rrahur barbarisht Jashar dhe Bilbil Majën. Kjo ishte tradhtia e parë që iu bë denoncuesve, të cilët u rrahën nga 9 vetë në një lokal në Borizan. Policia, që duhet të kishte parandaluar përplasjen, në këtë rast bëri krejt të kundërtën dhe shërbeu si fitil për shpërthimin e dhunës.

Fshehja e ngjarjes nga policia

Nëse Rrajat nuk do ta kishin filmuar sulmin, me gjasë, historia do të mbyllej aty. Sepse fillimisht policia e raportoi në media atë që ndodhi si një “konflikt” mes dy grupeve për guroren. Ndërkohë pamjet tregonin qartë se dhuna në lokal ishte e njëanshme dhe bëhej fjalë për një rrahje masive ndaj dy personave me shkopa bejzbolli nën kërcënimin e armëve. Kjo ishte edhe tradhtia e dytë nga ana e policisë, që bëri çmos ta fshehë dhe ta kalojë sulmin barbar ndaj Jashar dhe Bilbil Majës, si një sherr të rëndomtë.

Por Rrajat e filmuan sulmin barbar për ta bërë shembull në të gjithë zonën dhe vetëm kur videot rrodhën nëpërmjet ëhatsapp dhe u publikuan në media, atëherë policia reagoi duke kryer arrestimet nën presionin politik.

Lexo edhe: Dhuna barbare në Krujë, vëllai i deputetit të PS me pistoletë në dorë, hesht Policia e Shtetit (VIDEO)

Në njoftimin e parë të policisë për “konfliktin” për guroren shkruhej: “Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre”.

Mosarrestimi i vëllait dhe i djalit të deputetit Rrahman Rraja

Pas publikimit të videos, ra në sy kërcënimi me armë që bënte vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja. Një prej tyre dëgjohet në video teksa thotë “vrite vrite…” për anëtarin e fisit Maja që po e dhunonte. Në video, po ashtu duket edhe djali i deputetit, Rexhepi që qëllon me shkop bejsbolli një prej personave të shtrirë në tokë. Të dy nuk u arrestuan, por u shpallën në kërkim.

Në prezantimin që bëri para policëve, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla dha një mesazh të dyfishtë. Ai tha se vëllai dhe djali i deputetit duhet të arrestoheshin, por në të njëjtën kohë u tha policëvve se Rrahman Rrajën e kishte  mik.

“Kërkesa ime e parë ishte ndalimi sa më pare i vëllait dhe i djalit të deputetit të Fushë-Krujës, i cili është miku dhe ish-kolegu im, Rrahman Rraja” u tha Balla policëve.

Sigurisht që pas këtij mesazhi, policët nuk arrestuan asnjërin prej familjarëve të mikut të Ministrit të Brendshëm. Ende sot, Xhelal dhe Rexhep Rraja nuk janë arrestuar dhe me gjasë kjo nuk do të ndodhë, pasi ministri pranoi se Rrahman Rrajën e kishte mikun e tij personal dhe kjo ishte tradhtia e tretë që iu bë viktimave të dhunës nga institucionet shtetërore.

Lehtësimi i Rrajave nga akuza për plagosje të rëndë me dashje

Tradhtia e katërt është ajo që ndodhi sot. Prokuroria, njësoj si policia u zbyth dhe lehtësoi akuzën për Rrajat. Pokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën nga plagosje e rënde me dashje, në plagosje e lehtë dhe u kërkon viktimave që të bëjnë denoncim, përndryshe nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj Rrajave.

Në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor për Jashar Majën thuhet se janë konstatuar plagë në lëkurën e kokës, shembje të indeve të buta të trupit dhe dëmtime të shkaktuara nga mjet i fortë prehës, ndërsa në trupin e Bilbil Majës u konstatuan edhe thyerje e kockës frontale-parietale e anës së djathtë të kokës si dhe thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë.

Dëmtimet e marra, sipas prokurorit janë të tilla që e lehtësojnë akuzën për Rrajat dhe tani është në dorë të fisit Maja nëse dhunuesit e tyre duhen ndjekur penalisht apo jo./Lapsi.al



21 Comments

  1. I plasi kari ramës

    Ky popull kurvë do 1000 si rrahmani plus rrahman rrahjen që ti rrahë e ti qijë robt 3 herë në ditë

    Popull kurvë

    1. Ate mjekun ligjor te parin pastaj dy prokuroret e ceshtje eshte per ti rrahur njesoj me shkopa bejsbollo e tyta pistolete, ti fimosh dhe pastaj ta eksozosh ne internet si film me metrazh te shkurter.

      1. mire e ke thene : Ate mjekun ligjor te parin pastaj dy prokuroret e ceshtje eshte per ti rrahur njesoj me shkopa bejsbollo e tyta pistolete, ti fimosh dhe pastaj ta eksozosh ne internet si film me metrazh te shkurter.

  2. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është I pari që ka shkatërruar zgjedhje, I pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, I pari që ka nxjerr në prit dhe ka varë themeluesin e PD, I pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec

    1. Po mo suflaqja po, te Gerdeci te ka ngel ora. Po pse ankoheni, partia juaj sorosiane e sektit mavi sikur beri drejtesine e re dhe do ndeshkoje te madh e te vogel. Te fala kimetes dhe Gonikalit

      1. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!

        E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”Foltoriste shkoni ne kukes e beni fushat per Trustin e Geshtenjave,se cunat jane londer

  3. Super komenti i par, bravooo. Nuk del nje bir k..tbehet hero, tia fuse plumbin nje pushtettari,, por si popull bq nuk ke cfar pret

  4. Po mo suflaqja po, te Gerdeci te ka ngel ora. Po pse ankoheni, partia juaj sorosiane e sektit mavi sikur beri drejtesine e re dhe do ndeshkoje te madh e te vogel. Te fala kimetes dhe Gonikalit Gjobes

  5. Ne se akoma se kuptoni, qe pushteti eshte ne dore te njerit, qe institucionet e pushteteve i urdheron e komandon vetem e vetemai, e ky eshte Rama, nuk keni marre vesht gje akoma,PRISNI, PRISNI, Ky pra esht pushteti i kodosheve, e fares me te keq qe egziston ne bote.Keta te vjedhin, te denojne, te rrahin, te rrjepin, te mashtrojne e sundojne, e kur i degjon te behen engjej, perparimtare, demokrate, te ndershem, popullore, ,,,e kush kjo fare e keqe e kodosheve me prej aredhje nga morri kuq.Mjer populli , por me shume mjer e aredhmja nga makuteria e kesaj bande e mafies kuqe.

  6. Ky eshte nje shtet bandit qe eshte bere pale me mafiozet
    Rajat jane shembull per kete
    Departameti shtetit Amerikane shikon Berishen dhe jo krybanditin nga e marrin forcen keta Edi Ramen. Turp eshte pak

  7. Edhe Rrafmoni si burre me fort karakter u zbyth vullnetarisht nga politika e me kerkoi falje qe me solli kete shqetesim shpirteror tani pas sekelldise qe na ka shkaktuar ajo zbythja e atij Kulimit Ben Ahmetaj…keshtu qe ja kishim Borxh qe per ate sulm me shkopinj Bejsbolli te Fisit tij ta urdheronim kete Drejtesine e Re qe ta kopsiste si “plagosje e lehte”…

  8. “Problemi është se kush përfitoi dhe kush ishte skenaristi. Skenaristi arriti ta kthejë në tragjedi këtë, dhe të përdorë djallzi. Përfituesi i vetëm ishte Sali Berisha.

    E vërteta është kjo, i vajtën në zyrë Saliut, i vajti lajmi, e ka pranuar vetë, ka thënë Sali Berisha: Më mori në telefon daja dhe më tha se Azemin e vrava unë, sepse unë e nxora atë në pritë. Duke thënë që është një makinë atje, e thotë vetë ai (Berisha).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *