• |
ide | kryesore

U shfrytëzuan për prostitucion në zonën e Fushë-Krujë, 3 të miturat: Jemi larguar me dëshirë nga shtëpia

Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar në Fushë-Krujë pasi shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura të moshës 15, 16 dhe 17-vjeç, ndërkohë një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim. Mësohet se 3 të arrestuarit janë: Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu. Vajzat kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirën e tyre nga banesat. Në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin kanë deklaruar ato, janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi. Të miturat qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë.

Vajzat ishin larguar nga banesa në qershor, shtator, tetor dhe familjarët nuk kishin denoncuar largimin e tyre. Sipas informacioneve, ato e kishin rast të përsëritur që iknin nga banesa dhe dy prej tyre janë motra.



1 Comment

  1. Pune kurvash dhe drogaxhinjsh. Keshtu po katandiset ky vend. Legalizoni prostitucionin qe te pakten ta keni nen kontroll e te mblidhni edhe ndonje lek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *