• |
ide | kryesore

Studenti ha bananen vepër arti në muze: Isha i uritur (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
studenti



Një vepër arti është bërë mëngjesi i një studenti. Ngjarja ka ndodhur në Seul, në Muzeun e Artit Leem, ku një vizitor i ri hoqi një banane të vendosur në një mur që ishte pjesë e instalacionit të artistit Maurizio Cattelan. Ai e qëroi dhe e hëngri. “Nuk munda të ha mëngjesin dhe isha i uritur” – tha ai në një video që qarkullon në rrjetet sociale. Pasi hëngri bananen, studenti Noh Huyn-Soo e ngjiti lëkurën përsëri në mur. Më pas muzeu vendosi një banane të re në të njëjtin vend.

Ishte BBC që e raportoi lajmin. Vepra artistike, pjesë e ekspozitës “WE” të Cattelan, përbëhej nga një banane e pjekur e ngjitur në një mur. Ngjarja, e cila ka zgjatur më shumë se një minutë, është regjistruar nga një mik i Noh. Muzeu i kontaktuar nga BBC ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë dëmshpërblim nga studenti. Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo 2-3 ditë.

Në videot e publikuara në internet, dëgjohen disa fjalë kundërshtuese teksa Noh heq bananen nga muri. Por ai nuk përgjigjet dhe fillon të hajë ndërsa heshtja bie në dhomë. Noh tha më vonë për mediat lokale se ai e shihte punën e Cattelan si një rebelim kundër një autoriteti të caktuar.

Kur u informua për ngjarjen, artisti italian u përgjigj: “Nuk ka problem”. Nuk është hera e parë që bananet e përdorura për veprat e Cattelan hahen nga një vizitor. Në vitin 2019, artisti David Datuna hëngri bananen e vënë në mur pasi vepra e artit u shit për 120 mijë dollarë në “Art Basel Miami”. Gjesti u filmua nga kamerat dhe Datuna shpjegoi se gjesti i tij ishte një performancë e titulluar “Artist i uritur”.

“Unë e dua Cattelan dhe fjalë për fjalë e adhuroj këtë instalacion. Është i shijshëm”, – shtoi Datuna në një video të postuar në Instagram. Përsëri, nuk pati pasoja apo veprime ligjore pasi puna synohej të ishte e rinovueshme dhe e zëvendësueshme. “Vlera e saj qëndron tek ideja”, – shpjegoi me atë rast Lucien Terras, drejtor i një prej galerive pjesëmarrëse në Panair. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *