• |
ide | kryesore

Vrasja e Nikulajt/ Lokalizohet britaniku Simpson, gjykata angleze refuzon arrestin

Lajme, Të fundit



Gjykata Angleze refuzon ta arrestojë, shtetasin anglez Harry Simpson. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim.

Këtë të premte ka nisur në Londër, seanca gjyqësore ku po shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar për ekstradimin e katër personave, nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Përpara gjykatësit të specializuar për ekstradimet Michael Snow kanë dalë Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.

Mësohet se prokurorja Zoe Lash është ajo e cila përfaqëson shtetin shqiptar, kërkues i ekstradimit.

Ajo fillimisht i relatoi gjykatës rrezikshmërinë e veprës penale për të cilën Shqipëria kërkon ekstradimin.

Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Të katra këto kërkesat janë kundërshtuar prej përfaqësueses së Shqipërisë Zoe Lash.

Në orët në vijim gjykatësi Michael Snow pritet të japë vendimin për pranimin ose jo të ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në liri me kusht.



4 Comments

  1. Ik o te qifsha ate robt, se ju behet qejfi qe vine keta bytheqirat qe pine bare edhe koke, ishalla te qihet motra edhe te vrasin ndonje te tut pa do shikojme si do flasesh , moterqira qe e shikoni cdogje ne Shqiperi vetem keq, kote nuk kane thene e keqia e sShqiperisde eshte shqiptari. jane njerez si ju bytheqira

  2. Qeveria Shqiptrae i con Anglise shtetas Shqiptar qe jo veetem nuk jane akuzuar por thjesht dyshuar per krime kure qeveria Angleze dhe kur jane kriminel nuk i ekstradon. Kjo eshte arsyeja pse Enver Hoxha i nderpreu marrdheniet me Angline qe kur na mbajten floririn e vjedhur te Zogut. te vihet ligji qe asnje Shqiptar mos eksradohet jashte sic e ka Izraeli, Brazili,Rusia dhe Vendet arabe. Korrupsioni ne Angli eshte shume here me kewq se ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *