• |
ide | kryesore

Policia liron 3 zyrtarët në Dibër: Nuk po shpërndanin para për vota

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Policia ka mohuar pretendimet e kandidatit të opozitës për bashkinë e Dibrës, Ismail Uka se 3 zyrtarë të kësaj bashkie po shpërndanin para në këmbim të votave për kandidatin socialist.

Policia thotë se rreth orës 16:50 të së premtes në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është bërë një telefonatë nga Ismail Uka i cili ka kërkuar ndihmën e policisë pasi pretendonte se në “Lagjen e Re” të qytetit të Peshkopisë kishte konstatuar 3 shtetas që dyshonte se po shpërndanin vlera monetare për blerje votash.

“Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë si dhe është njoftuar prokurori i gatshëm në lidhje me pretendimet e shtetasit Ismail Uka. Po në lidhje me pretendimet e tij, u ngrit menjëherë grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit, kreu një sërë veprimesh procedurale, si këqyrja e kamerave të një subjekti ku pretendonte kandidati dhe verifikimi nga Prokurori, i banesës së shtetasit Elton Lleshi.

Gjatë kontrollit të kryer nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm apo që lidhet me pretendimet e shtetasit Ismail Uka. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Elton Lleshi, 33 vjeç dhe dy shtetaset që ishin me të, konkretisht S.Z., 37 vjeçe; E.D., 22 vjeçe, dhe pas marrjes në pyetje nga Prokurori, në përfundim të shpjegimeve të dhëna janë lënë të lirë” – thuhet në reagimin e policisë. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po, keshtu do ndodhte, e do te ndodhe.Pushteti te denoje pushtetin, mos e dhente zoti, e gjetet qe keta sherbetore te zbatojne drejtesine e kerkuar, KURREEEE, por ate te harruar e komanduar. Ne artikull me te drejte permenden disa nga shit blerja e votes nga emeror pushteti, por a keni degjuar se eshte vepruar ne ligje,,,,hic fare, biles policia eshte vete ne aksion. Vetem fjale e propagande, keshtu esht ky regjim,vetem mashtrim, zbukurim, helmim.

  2. Policia e paska mbyll nje sy ne diber , ndersa me himar i mban “hapur” kater sy. Megjithate dibranet do dine te vlersojne edhe kete qendrim te policise ,

    1. Dihej përfundimi!!!Si mundet të pranojnë se me vërtetë policia që deshëm të akuzonte njerëzit e partisë.Blerje votash ka por ato i bën opozita dhe duke inskenuar vjedhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *