• |
ide | kryesore

I morën! E dinim

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marim vesh se “provat” me të cilat i’u vunë prangat kandidatit minoritar të Himarës, policia nuk i fabrikoi dot ashtu siç duhet. Ne do të shikojmë videot që kanë filluar të qarkullojnë të rrjet, për trysninë që ushtruan patronazhistët në qendrat e votimit. Ne do do të kuptojmë “motivet rastësore” që bënë të pamundur identifikimin biometrik, në 10% të qendrave të votimit dhe që na zbuluan arsyet se pse u desh që ti vidheshin komisionerët opozitës. Por ama, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur realisht nën rogoz, nuk do të jemi në gjendje ta zbulojmë kurrë. Në kushtet e një regjimi personal, ku asnjë institucion nuk funksionon dot në mënyrë të pavarur, gjëja më e vështirë që arrin të dalë në sipërfaqe është e vërteta.

Lexo me tej:

Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit 

E megjithatë, pavarësisht nga ajo që do të shohim apo nga ajo që do na ngelet mister përgjithmonë, 14 maji nuk përbën asnjë surprizë. Ai nuk prodhoi asgjë përtej asaj që dinim. 

Edi Rama po shkon drejt numrit të bashkive që kishte paracaktuar të fitonte duke e mundur thellë opozitën reale të vendit. Dhe pikërisht tek kjo e dyta qëndron çelësi i dekriptimit të këtyre zgjedhjeve. Vërtet “Bashkë Fitojmë” humbi thellë, por në këtë garë elektorale ky koalicion, “i keq”, “i vjetër”, “non garata” quajeni po të doni, tregoi se përfaqëson të vetmen forcë numerike që i qëndron përballë regjimit. Ata konkuruan në të 61 bashkitë, rezistuan në pak prej tyre dhe ishin vite drite larg nga gjithë partitë e tjera. 

Edhe këtë e dinim mund të thotë dikush. Po e vërtetë, ama me një ndryshim. Me atë se i gjithë sistemi ynë elektoral dhe trupa jonë gjyqësore, e pjellë nga reforma e shkërdhyer në drejtësi, u soll sikur ky realitet nuk ekzistonte. Gjykata e apelit i hoqi të drejtën opozitës për të garuar si e tillë. Kolegji zgjedhor e zhveshi atë nga garancitë që i takonin. KQZ-ja dhe KASI duke e privuar nga sigla, emri dhe flamuri, bashkë me to i zhvatën edhe komisionerët, numëruesit, financimin e kështu me radhë. 

Socialistët fitojnë thellë në Kamzë, mbi 60% për Rakip Sulin 

Po pse duhen sjellë sërish në vëmendje të gjitha këto edhe njëherë sot- mund të pyesë dikush? Për një arsye të thjeshtë. Sepse më në fund tani kemi provën se i gjithë sistemi ynë ka rënë. Sepse gjykatat dhe organet zgjedhore shkuan deri në absurd, duke vendosur që është pakicë, ajo pjesë e opozitës që të gjithë e dinim, por tani e faktuam, se është kundërshtarja e vërtetë e regjimit. Pra e tërë arkitektura e ngrehinës sonë zgjedhore, e skicuar mbi parimin e ekuilibrit midis dy të mëdhenjve është shembur. Balancimi që ekzistonte prej sëpaku dy dekadash, në bazë të të cilit ‘hajduti ruan hajdutin” është rrëzuar. 

Edi Rama, herë duke joshur “opozitën atlantiste” me të cilën takohej skutave, herë duke përdorur si mashë Kimeten për ti bërë presion gjyqtarëve dhe herë duke vënë KASI-n e KQZ-në në funksion të propagandës së tij, se “demokratët nuk mund të votojnë për Like floririn”, arriti ta tjetërsojë krejtësisht sistemin.

Ai i’a doli të jetë, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë dikatatorët, jo vetëm njëri nga sfidantët por edhe arbitri unik i ndeshjes.

Bashkia Vorë/ Si u arrit fitorja e Rilindjes 

Të gjitha shtrembërimet, devijimet dhe manipulimet, ato që do i shohim dhe ato që nuk do ti mësojmë dot kurrë e kanë gjenezën pikërisht këtu, tek zhveshja e opozitës nga roli që i takonte. Fakti që një pjesë e elektoratit demokrat mund të jetë demoralizuar për të dalë nga shtëpia, lidhet pikërisht me përçarjen e sponsorizuar nga lart. Fakti se patronazhistët livadhisnin si të donin brenda qendrave të votimit, lidhet me mungesen e numrit të duhur të komisionerëve. Fakti se në 10 përqind të vendit dështoi identifikimi biometrik, lidhet me zbehjen e rolit kontrollues të opozitës. Ka dhe shumë të tjera, por thelbi mbetet i njëjtë. Regullat e lojës të vendosura nga dy palë, këtë herë ishin vetëm në favor të njërës.

A mund të quhet, një garë e tillë e lirë, e ndershme dhe e barabartë? Gjithkush e di përgjigjen. 

Prandaj dhe rezultati nuk ishte suprizë. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar që kur u njohëm me vendimet e Apelit, KQZ-së, KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor. Të tjerat janë thjeshtë detaje. 

©Lapsi.al     



81 Comments

  1. Pirdh ando pirdh. Tani pirdh edhe icik me shume qe te lirohesh pall kari

    Mund te besh pirueta e shfajesime sumçesh. Ose te thuash te verteten e hidhur: sal gjyshi e like floriri sngjallin fryme. Nuk motivojne. Gjell e vjeter. Rama duhet te ike se e ka ber boze po nuk mund te zevendesohet me kta gerdalla. Kshu o toci kuklles

    1. Akoma nuk e ke varur veten Andi Bushati?
      Po dilni more nga zyrat nga kullat ku jeni mbyllur dhe nga studjot televizive.
      Dilni dhe dëgjoni popullin.
      Dhe mos e bëni popullin budalla dhe të çmëndur.
      Se ndryshe populli ju vë hunë te vendi.

    2. Pirdh o pirdh e koken kruan/
      tek nje morr a tek nje plesht/
      dy, tre vite po kaluan/
      do e shohesh c’ndodh ne kete vend

      nga ky non-grata, i genjeshtar, i pijshem/
      del nje mut i pafuqishem/

      Te gjitha jane detaje Bushati. Te gjithe e dinin ku do shkonte non-grata, perfshije dhe ti vete. Atehere perse e mbeshtete? Kjo dihet nga cdokush me dy pare mend. Pas fasades se opozitarit, ti pengove ngritjen e PDse per ti dhene edhe me shume pushtet Edi Rames. Ne fund te fundit ti je rritur ne prehrin e Enverit, dhe per ate do punosh. Bravo te qofte Bushati. Syleshte e PDse ti bijne me dore edhe 4 vite se do e nxjerrin ne drite PDne me tipa si ty.

          1. Ja këto zgjedhje mbaruan, pastaj do të mbarojnë edhe ato të 2025, të 2029 e me radhë.
            Dhe patronazhistët jetuan gjithë jetën të lumtur.

    3. Po Adi fitoi Ps e me te gjithe populli shqiptar . Nga te treja morri me te gjatin- i thone nga ana jone . Nuk kini per ta ndruar groshin nga pjata e gjelles njelloj si ne ushtri ne kohen e Dulles. Fiutat ?! Ne ato vitet e fundit te diktatures kur ndonje emigrant ( shume pak) vinte te vizitonte familjen pas dhjetra vjetesh tho te -Lum ju qe nuk e njihni varferine ! E ne budallenjte qe shihnim vetem nje kanal , Ttv shtetror qe na jepte filmat e mesjetes e emisionin vende e popuj nga fiset e egra te Amazones dhe Afriikes gezoheshim packa se jetonim si skllever. Po fituat, e ta gezoni sa me gjate te gjatin .

  2. Me sa duket Andi, paska rreshqit i shkreti në mest të nates… Unë nuke jame me Edi Ramen, fare për disa arsye sote, por Saliu dhe Meta jane duke humbur edhe në lagjet e tyre Ku kane lindur.. Saliu ështe duke humbur në Tropoje dhe në Shkoder, Meta ështe duke humbur në Skrepare.??? Si shpjegohet Kjo? Rrofte Shqiprija perëndimore🇦🇱🇪🇺🇺🇲🇦🇱. Shqiptaret nuke votone një njerie që ështe shpallur non grada nga American Dhe Evropjanet,.

      1. Namut, kjo nuk durohet.
        Var veten me zorrë qeni.
        Ditë më të zeza do të shohin sytë.
        U talle me Kimeten, kur tha: – BAR DO HANI!
        Tani si e doni, të njom, apo të thatë?

        1. ne fakt bar hane 800 mije votuesit e ps ne rradhe te pare. une psh qe votava belindin , berishen nuk ha bar, sado rama te perpiqet te detyroje qofte me kimeten apo me enver hoxhen. barin e hane delet qe votojne ramen

          po sa ta kuptosh ti do kene ngrene barin pasardhesit e tu.

    1. o pusht 04:25 ti ske nevoj te thush me ke je ,,,,merret vesh. Del km dhe u thot bashkive nuk do keni fondet qe ju takojn haptas nese votoni kunder meje. Ato nder vite skan asnje lek. Tropoja thu ti hahaha aty kan mbet vec socialiste qe pranojn te han bar te tjeret kan ikur….

  3. Andi, sqaro nje here ate muhabetin e babait tend qe torturonte babain e asaj prezantueses se Big Brother VIP Fun Club e pastaj merru me keto muhabete!!!

    Jo se ke ti ndonje pergjegjesi direkte per krimet e babait tend!

    Por edhe te besh tani sikur s’ka ndodh asgje… turp te te vij! Je thjesht nje kokerr bytheqiri!

    PS: Qe i vogel luante ne preherin e Enver Hoxhes… 🙁

    PPS: Ju produktet e parise se Komunizmit jeni te neveritshem.

  4. Ehu futja kot. Po pati fryme e perqafim popullor ska vjedhje e manipulim qe e ndal furine popullore. Po thuaj qe atje ska asnje nga keto e ky shkrim eshte nje qarravitje dylekshe.

    1. Cfare fryme o idiot, pse nuk votuan delet per Arlind Qorin? Ta them une se jane dele, Delma nuk behet dot luan.

  5. Aha tani zbulove se Sistemi paska rene…apo jo BuBUShat…!!?
    Plehra è Vicidolit premtonte qe ne krye te PD e shporrte Ramen.
    I rruajti koqet, si gjithmone.
    Tani a s’me thua perse qenka Saliu ne krye te PD 80 vjec dhe non grata me mire sesa Luli? ???
    Humbes jane te dy…..
    Apo klani Kapo?

  6. Le te gezoje sovrani sovjetik.
    Ne mutistan gjindja voton partia e rruspickave numeron.
    Enverin e keni ne damare dhe ne vrime te bythes.
    Ju jeni ne gen spiuna dhe moterqira.

    1. keto zgjedhje jane fisk si ne 1991. ku PPSH edhe pse diktature prej 45 vjetesh arrite te fitoje mbi 70 te votave.
      edhe ne kete rast pas 4 vjete 100% te bashkive te PS , ps fiton mbi 60% te votave ,

      edhe atehere ramizi i kishte te gjitha ne dore. por mbi te gjitha kishte popullin te tulatur dhe frikesuar. sot rama i ka te gjitha ne dore dhe ben cdo gje , populli eshte i tulatur dhe i frikesuar. pervecse i abuzuar dhe dhunuar cdo dite nga aparati banditoshteteror i rames,

      Prof Berisha eshte njeriu qe theu friken atehere , dhe perseri theu friken kete radhe. ateher ishin vullnetaret e enverit sot jane palikaret e rames

      historia perseritet

      respekt Prof Berisha!

        1. -Aman o burr, flisni pak pa “cingare ne goj” se na qelbet lapsin, mbajeni biseden pa fyerje e pa fjal te pista, pse ore pak rrug keni n ‘Shqipri te “fshtyni”. E keni ber si kafene “shqiptaresh “ qe shajn e shfryn njerezit e tyre. Jazek , Ka dhe femra ketu. -Ja keshtu! Dhe vini emra e jo maska

  7. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Shqipëri të kam dhjerë me këtë mut populli të mjerë!

  8. Refuzimi i Berishes e berishizmit nga shqiptaret eshte tregues i qarte se sa te pa pranushem per shqiptaret eshte modeli sovjetik i berishizmit.

  9. Fale shume faktoreve brenda e jashte vendit, sot Shqiperia eshte rikthyer serish ne modelin politik te para 1990 –
    GJITHE PUSHTETI SOVJETEVE

  10. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    O Edo o politikani më i zgjuar në këta 30 vjet mutdemokracie injorantësh!

    Kam një sugjerim:
    Meqënëse i ke marrë të gjitha pushtetet, në fund të fundit u tregove më i zoti.
    Për të pasur edhe më shumë mbështetje e zhvillim për vendin, kupto se patronazhistët e militantët që janë shumë e shumë, nuk kanë produkt ekonomik, vetëm politik, dhe me që politikisht ti nuk ke nevojë për ta, nxirri nga skena dhe mundou të fusësh profesionistët, se e kemi kuptuar se murit me kokë nuk i bihet.

  11. Per te gjithe keta idiotet qe kundershtojne Bushatin me idene fikse bajate FAJIN E KA SALIU, pse nuk votoi ky populli yne trim dhe liridashes Arlind Qorin, aty e kishin alternativen e re?? Sepse as liridashes nuk eshte, as trim nuk eshte, eshte i varfer dhe skllav. Shkurt muhabeti. Hajt tung dhe beni gati kurrizin per perkuljen e radhes.

  12. pse nuk te shkon ne mendje qe nje pjese e elektoratit demokrat eshte demoralizuar se nuk e do me Meten ne koalicion? Pse nuk te shkon ne mendje qe nje pjese e elektoratit eshte i lodh me Berishen e do figura te reja?

    1. Arlind Qori nuk te duket figure e re?? Pse nuk u votua? Sepse lideri yt global vjedh, shantazhon, frikeson, jo diten e votimit, por cdo dite e cdo ore, njesoj sic vepruan paraardhesit e tij ne komunizem.

      1. Une me gjithe qef do e votoja Arlind Qorrin,por per sa kohe verdalle eshte Berisha dhe Meta dhe duke imagjinuar qe vota ime per Arlindin do çoje uje ne mullirin e Berishes,votova te keqen me te vogel Velija…

    2. Padija nuk është mëkat , por te mos duash të mësosh është më shumë se mëkat, sepse mbetesh gdhë…

      PD e Rithemelimit me Berishën, pas vendimit të Gjykatës për vulën e logon, duke ia dhënë Alibeajt, si dhe pas vendimit të KAS nuk kishte asnjë mundësi ligjore të hynte në zgjedhje pa bërë koalicion me PL e Metës.

      Atëherë kush ndihmoi që të hynit në zgjedhje, sigurisht nuk ka cenuar votimin e demokratëve .

      Problemin duhet ta kish PL, e cila duhet të shohë sesa u cenua me këtë koalicion, krahasuar me rezultatet e mëparshme zgjedhore.

      Rezultati i zgjedhjeve për demokratët është pasojë e krizës së PD prej dy vitesh dhe përçarjes brenda saj, ndaj as fajtorët mos i kërkoni tek aleatët, të cilët nuk u kërkojnë mirënjohjen.

  13. pse nuk i keshillon dhe Berishes qe te mos futet ne zgjedhje sic ia keshilloje Bashes, pse nuk ia keshillon qe te braktise parlamentin? Ky rezultat eshte dhe si pasoje e keshillave te keqia qe ti e te tjere i keni dhene opozites, a ndihesh ndopak pergjegjes per kete?

  14. Demokracia eshte sistemi me i mire qe mund te ekzistoje sot per sot. Pushteti qofte edhe ne amerike nuk eshte asnjehere demokratik. Populli eshte demokratik, dhe ne jemi akoma larg i te qenit te tille. Eshte populli qe me voten e tij e detyron pushtetin te zbatoje ligjet dhe te kete frike nga ligji, sepse ligji para pushtetit eshte i dobet dhe nuk e mposht dot pushtetin. Kur do ta kuptojme se ligjet jane vendosur per te na mbrojtur dhe jo per te na denuar. E megjithate jemi shume me mire se para viteve ‘90. Pse do thoni ju? Sepse ramen pas te gjitha skandaleve e votojne gati 800 mije votues, te blere, te shitur, te kercenuar nuk ka rendesi.

    1. Nuk paska rendesi qe keta qe e votojne qe kam te blere, te shitur, te shantazhuar?? Atehere per cfare po flasim? Pse te bejme zgjedhje?
      Kjo nuk eshte democraci, ky eshte pucizem i nje psikopati dhe maniak pushteti, te cilin delet e adhurojne, ky eshte cilesimi i vetem qe mund t´u behet shqiptareve. Si nuk u bene njehere luane, po mbeten dele ne kope.

      1. nuk eshte demokraci por ai me siper teorikisht ka te drejte kur thote qe duhet qe populli te kerkoje dhe te jete aktiv per efekt te lirise, se ligjit te se drejtes, nese sot e ha irfani pa ligj, neser do e haje nje tjeter qe do dale armik i brendshem, pra rama sic po fut shoket ne burg do i haje kokat he oligarkeve qe nuk hidhen sipas valles se tij kur te vije koka apo cilido tjeter pasi nuk ekziston ligji dhe shtetin e bejne njerezit

        eshte qi qe nxit per te vjedhur por eshte edhe ai qe vjedh vete. Rama nuk u ka vene pistoleten ne koke patronazhisteve, apo nuk u ka vene pistoleten ne koken 500 mije votuesve te PS, ata mendojne qe ridhjerja eshte OK, cilido te jete ne anen tjeter asnjehere sdo jete i mire sa kryetari i radhes. ata do behen te lire vetem kur ti lere te lire kryetari. nuk mund te presesh revolucion nga sklleverit. edhe ne amerike, ne afrike te jugut , ne rome, sklleverit nuk e fituan kurre lirine, por ishin padronet qe ua dhane. bashkimi sovjetik u shperbe nuk u ngriten sklleverit per ta shembur. pra si shoqeri eshte problem ne teori sepse ne praktike nuk jemi ajo situate. ky lart ja vesh popullit kur ky popull nuk eshte ne ato kushte per te qene i lire per te zgjedhur,

        E verteta eshte tjeter. ne fakt garanti i ekuilibrave ne zgjedhje nuk ka qene shoqeria jone demokratike dhe reaguese, por ka qene faktori nderkombetar, i cili sot eshte i nenshtruar dhe i reduktuar ne zyrtare medioker tek administrata amerikane dhe ku rama ka fuqi lobueses si pjese e rrjetit te nje prej akoterve me te fuqishem te demokrateve ne amerike soros.
        pra garanti arbiter jone na ka lene ne balte ne te vertete. po lejon qe pala tjeter te beje cdo gje, ky eshte shkaku kryesor qe marreveshja e koalicioneve ne 2021 i nenshkruar ne ambasaden amerikane u prish nje dite me vone nga rama dhe arbitri nuk i tha gje prej gjeje.

        nuk mund te presesh nga te nenshtruarit me vargonj te jene dicka qe sjane ne te vertete. 800 mije votuesit e ps do votojne te lire kur ti lere kryetari i radhes apo ne kete rast rama.
        Merita e rames eshte kapja e arbitrit. edhe kur ishte basketbollist rama qahej tek arbitri jo faull etj, sepse donte te fitone me arbiter. dhe sot ashtu po fiton. Berisha e di mire kete , dhe merita e tij eshte qe hoqi te kapurin qe faktroi nderkombetar te mos kete me alibi te thote po ky te ka kapur kryetarin basha ca do nga une? tani arbitri ka vite qe eshte haptas me ramen. dhe ska me justifikime.

      2. Per te mos ju quajtur “ky lart e ky posht “ mire do ishte te zgjidhnit nje emer cfaredo.
        Nuk ka rendesi shitblerja e votes sepse ate sot per sot eshte e veshtire ta ndalosh por ka rendesi vetedija e votuesve se, vota jone ka vlere, dhe ne nuk po dime ta vlersojme kete aspekt.
        Shqiptaret jane pragmatiste thone disa, un qesh… prandaj jemi ktu ku jemi.
        Shumica e shqiptareve jane socialiste por te gjithe mendojne vetem per veten e tyre, cfare eshte e jotja eshte edhe e imja por cfare eshte e imja eshte vetem e imja.
        Nuk eshte e vertete qe ja kam vesh popullit. Komentuesi ne komentin e tij eshte kontradiktor sepse e pranon qe rama si ka vene pistoleten ne koke dhe nga ana tjeter i quan skllever…. nuk ka kuptim.
        Burokratet nderkomtare kane qene dhe jane njesoj, eshte me e koklavitur puna sesa e ben komentuesi.
        NUK KA PUSHTET DEMOKRATIK,
        KA SHOQERI DEMOKRATIKE.
        Kjo vlen edhe per nderkomtaret.

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Në vitet 184…. në Angli atdheun e demokracisë, përjashtoheshin nga e drejta e votimit, gratë, ushtarët, shërbëtorët dhe të gjithë ata persona që nuk kishin të ardhura vjetore ta zemë X.

          Sot, ne shqiptarët jemi më keq se anglia para 200 vitesh, kaq injorantë sa jemi jo votën që nuk e meritojmë, por as lirinë.
          Edvini e di mirë këtë prandaj e ka të lehtë ta sundojë këtë mut milet idiot!

  15. Andi nje koment kam une dhe me del nga shpirti Mos e gezofshin fitoren ferrat (derrat) qe kane zaptuar Shqiperine!

  16. Refuzimi u ndje në fushatë tek braktisja që demokratët i bënë mitingjeve të Berishës, u ndje tek destabilizimi i tij i turpshëm dhe shpifarak, kur sajonte histori haluçinante me “sherbime sekrete” dhe “përgjime”, apo kur u kërrciste dhëmbët institucioneve, a thua se e merrte kush seriozisht, u ndje kur shpiku skenarë me “manipulim” makinash votimi.Do e shtysh bushat dhe dy vjet te tjera duke uluritur neper studiot e salihut e mataj per te deklaruar se u vodhen nga makineria,gjynh dhe ti kalamajte duan buke ne shtepi dhe kete ti ja siguron me rublat ruse dhe nga shkelzeni si e ke pranuar dhe vete,puno bushat se nuk i dihet

  17. Bushati si gjithmonë kirurgjik në arsyetim!

    Po me kë, shqiptari i zakonshëm është ende me kokën mbrapa në historinë me diktat, qenie hobisiane me mbijetuar dhe me shtyp… Instiktive, primordiale pa kokë è arsyeshmëri…. qenka lojë e vështirë kjo demokracia për disa kombe, fatkeqësisht…

    I meritojmë të gjitha ç’na bëhen pa asnjë përjashtim… Shfryhet frustrimi kundër penës së dikujt që përpiqet t’i hapë sytë masës trushkulur… Kështu ndodhi edhe andej nga Judea, dikush tjetër solli fjalën e mirë dhe e gozhduan në kryq…
    Duhet ikur nga pazari se të mbysin mizat….

    Respekt Andi Bushati!!!

    1. koment qe meriton nje duartrokitje!

      fatkeqesisht, i ke rene kokes. ne kete kuader doja te shtoja vetem nje aspekt, si e kapi pushtetin rama me ndhem e miqve tane amerikane, donald lu, yuri kim, eshte e ngajshme si erdhi enveri ne pushtet me ndihmen e miqve tane po amerikane qe na lane nen sferen lindore te brss

      struktures tone te dobet te lirise, perfshire elitat qe nuk i kemi, i shtohet ndikimi negativ ne historine moderne, ai britanik ne 1913 , britaniko amerikan ne 1945, dhe vetem amerikan ne 2015 e ne vijim.

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Respekt edhe për ty e shumë të tjerë si ti!

  18. Asnje Regjim ne bote kurre as ka ikur e as nuk iken me vote. Ose e kane rrezuar, ose presin te rrezohet vete (sic ngjau ne fillim viteve ’90 ne Shqiperi kur u prit deri kur Rama i atehershem te nxirrte nje Buf te thoshte “…kemi edhe 6 dite buke…”)

  19. o sal o trap po dil nga skena o i pjerdhur .
    Je ti qe po e bo ED-vinin SULLTAN te ketij vendi .
    Se kupto kaq e gje o i rrjedhur ???!!!…

  20. Percaktimi me i sakte per keto zgjedhje eshte ne titullin e shkrimit tuaj, z Bushati: “I morren, e dinim”…

    Per ata qe kuptojne eshte e qarte se “i morren”, nuk do te thote “i fituan”.
    Me dy fjale i keni thene te gjitha, madje pa mllefe apo militantizem, por si gazetar i mirefillte.
    Bravo !

    Sa per banalitetin e disa komentuesve mercenare, tashme jemi mesuar, sepse cdo shoqeri ka llumin e vet, por fatkeqesisht ne Shqiperi kjo shtrese u zgjerua e madje disa prej saj edhe u pasuruan, duke perfaqesuar “borgjezine e ré” …

  21. Meqe ne gare ishte dhe ajo PD me Vule “zyrtare” e pa Berishe brenda…
    …sa kryetare bashkish ka fituar nga vetem 16 te kandiduar?
    Nuk eshte pune Berishe kjo mor njerez, jo. Edhe Muhamedi A.S. dhe Jezu Krishti te zbresin e te jene ne krye te opozites, NUK FITOJNE.
    Arsyeja eshte e thjeshte ; Ne gare nuk jane me kandidatet e Qeverise, por me SHTETIN
    Nga Policia, Prokuroria, Gjykatat, Kadastrat (qe te shtunen u hapen per te dhene tapi legalizimesh) Mediat, etj, etj.
    Shikoni Erdoganin ne Turqi (edhe pse pati pjesmarrje mbi 70% prap ai fitoi) per te kuptuar ngjashmerine me Siamezin e tij ne Tirane…jo me kot ky i Tiranes beri dhe thirrje te hapur per shqiptaret atje qe te votohej Idhulli i tij ne Stamboll)

  22. Dje zgjedhjet ……………………………………… zgjedhjet?!!??
    Ato nuk ishin zgjedhje , une do ti quaja treg i gjese se gjalle . Treg , qe si çdo gje tjeter e ka padronin e saj . Padronin e gjate , qe gjese se gjalle i ka vene çmimin ne qafe , i ruan po me skllever dhe i kercenon me polici , krim dhe drejtesi . Treg , qe ne syte e skllavopronarit te gjate veçse rritet e rrit fitimet e sklavopronarit te gjate ne proporcion te drejte me zullumin e tij .

    Nje popull qe nuk e dine se çeshte liria nuk meriton te ekzistoje .

    Ne kete vend zinxhiri nuk ka vetem nje apo dy hallka te shkeputura , ketu te gjitha hallkat jane te shpartalluara totalisht . Kush mendon se ky vend behet pa revolucion nuk eshte vetem naiv as idiot por nje i marre i lindur .

  23. Palloshi vetem vejedh e xhvat çdo dite e çdo sekonde e derrat e votojne . Palloshi i perdhunon dhe keta e falenderojne me vote . Ça ndodh ne kete hale vend ?

  24. Perveçse blerjes , intimidimit nje nga shkaqet e humbjes ishte se nuk u bene primare te rregullta , ato u paracaktuan nga mul noka . Mendoj se nje shkak i rendesishem ishte edhe tradhetia qe ju be demokrateve duke vendosur kandidat ne himare nje jevgjit antishqiptar . Vendosja e ketij kandidati i preu krahet elektoratit gri apo atyre qe shpresonin per ndryshimin . Ky kandidat antishqiptar tregoi se edhe berisha meta jane njesoj antishqiptar ose ndoshta me shume se palloshi .

  25. I pamundur edhe nga mendjet me perverse nje rezultat i tille . Nje manipulim imadh ka ndodh e po ndodh por nuk di te them . Ça thote palloshi ne leter behet realitet . Ky po ja merr edhe qoftlargut qe vinte gishtin ne harte dhe thoshte ketu ka nafte por ama nafte nuk dilte por denoheshin ne seri dhjetra inxhinier e punonjes te pafajshem .

    1. Organizata kriminale e quajtur rilindje ja arriti prapë qëllimit,të vjedhë prapë zgjedhjet. Mëritë të veçantë kanë dhënë “miqtë dhe aleatët tanë”Amerikanë.Dhe arritën të shkatërrojnë demokracinë që shqiptarët (jo të gjithë) e vërtetë liridashës u sakrifikuan nga diktuara dhe për ironi të fatit rivendosën dhe një herë monizmin nga pasardhësit e bllokut.Amerika e lirisë dhe e antikomunizmit!! Çfarë ironie therrëse!!!

  26. Ne Elbasan te shtunen u mblodhen nga AKTIV1STE Karta identiteti perkundrejt 3000 leke (te reja) copa.
    Sot (te henen) ato Karta u kthehen atyre qe i kane.
    Arsyeja e thjeshte – Perkundrejt 3000 lekeve ato shiten mos pjesmarrjen ne zgjedhje!
    Kjo skeme eshte perdorur masivisht kudo si metode qe ndikoi ne pjesmarrjen me te ulet ndonjehere ne zgjedhje.

    1. Ka pas dhe metoda të tjera, sidomos kur te vjen tjetri gjoja me pi kafe po ti e di kush është dhe me te është i plotfuqishmi i zonës.

  27. Kuptoni qe jo Rama, po edhe nje gur te garonte ne zgjedhje, prape do fitonte ndaj cecenve te familjes non-grata. Po vazhduat me refrenin qe zgjedhjet jane manipuluar, na vodhen, na masakruan, ne 2025 do humbisni akoma dhe me thelle.

    Nje parti normale do e fillonte nga vetja, do reflektonte per humbjen e thelle, do evidentonte gabimet dhe do perpiqej te permiresohej, eshte common sense, eshte gjeja me elementare. Bushat, e more me qafe opoziten me keto teza absurde.

    ps: Arlind Qorri Prime Minister in 2030., ktu do jemi.

  28. Thelbin e thenijes se autorit do e kuptoja ne ate qe eshte thene e thohet ne dy gjera E para eshte lufta e tmerreshme qe ka ka bere ky KMper te eliminuar ish kryetarinBerisha, e bashke me tePDne, e dyta eshte kapia totale e pushtetit te drejtesise me servile te pushtetit, por me te aredhme nga mbeturinat eish sistemit. Keta sherbetore, deformues, transformues te ligjit e realitetit, bene cmos qe me vendimet e tyre po thuaj se e nxorren PDne jasht ligjit, vetem kjo i mungonte.kjo ka influencuar ne demoralizi.in e votueseve te djathte, pa larguar vemendjen na banaliteti publicistik i partise sekt ne sulmet personale ndaj dy lidereve te opozites.Sa per nongraten qe keta patronazhiste te degjeneruar te sektit, si apendisit te Rames , e permendin per influence ne opinion te rendomte, me te shume qytetare tashme fshijne prapanicen sepse nga te gjitha sa thohet jane alibira te krijuara politike ne interes te ketij pushteti te trashegimtareve kuqale, qe ia arriten qellimit ne menyrat me obskurante ta realizojne ate duke korruptuar ne shtetin Amerikan drejtore shume te larte, te cilet u shperblyen per porosine e kryer, sot po japin llogari, e brenda asaj llogarie eshte krye mashtruesi Rama. Ne mos sot, nje dite do ia degjoni zerin.Per zgjedhjet, vetem zgjedhje ketu nuk ka. Ka forme ,figure, shfaqie por cilesi, demokraci kurre.FAKTET FLASIN VETE. VETEM VJEDHESIT E TYRE LEVDOHEN ME VJEDHJEN. Populli ti besoi genjeshtrave e vuajtjes edhe kur nuk eshte ne enderr.CUDI.

  29. Kush sot per ate ENVER akoma ka mall,

    ja, te shohe e kenaqet me EDVIN budall,

    gjithe pushtetet grusht ENVERI i kish,

    ja tere pushtetet prap ky EDVIN kulish,

    ENVER me fukarallekun te ndare me Triska,

    ja ky EDVIN varferine sot anembane me Lista,

    vec nje ndryshim te vockel ENVER e EDVIN ka,

    per kushdo qe mba mend edhe kujtuar e ka :

    ENVERI shqiptaret pas shpine i vriste ne Kufi,

    EDVINI shqiptaret i perze me nga pas Varferi.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Kam një shpresë se e kanë një plan B

  30. Këshilli i Minstrave, sipas ligjit të qeverisjes vendore, ka gjithashtu të drejtën, të shqyrtojë shkarkimin e tij nga detyra pa pritur vendimin e gjykatës për shkak të hetimit nga SPAK.

    Kjo ka qenë një praktikë e ndjekur me kryetarët e bashkisë së Lushnjë dhe Bulqizës të cilël u liruan nga detyra pas arrestimit nga SPAK me akzuat për korrupsion në tendera.

  31. Thirrini mendjes ju, s’e ka fajin Rama. Jemi ndarë në 100 vende si shtriga. Janë gjynah demokratët e shkretë. Juve kur vini, vini në protestë me makina luksi ndërkohë që ne jemi kaps. Rama na *** në mënyrën më korrekte”, tha Vrenozi.

  32. i thane: mjaft me shko ne shtepi se je 80 vjec ne ler te ecim perpara. Te shohim cdo te bejne demokratet a do ta nxjerrin me shqelma nga zyra qe ka pushtuar me dhune nga banda e Muli horrit dhe Sali Lushes dhe te pastrojne pdn nga figura te neveritura si Paloqja, Spaho qurramani, neonazisti Aleksander Biberaj, Muli kryegangsteri, djali i spiunit Rustem Gjata ,Clirim gjata, Tritan prasi, Tomorr Alikoti, Vokshi gerdalla dhe tua lene partine te rinjve

  33. Berisha e arriti objektivin e tij politik, u konfirmua si kryetar i opozites se vertete ne vend. Dhe te mendosh se iu bene te gjitha ndalimwt e mindshme e me nje interpretim ligjor alla martesa e Luizit, per te nuk eshte pak. Fitoren e PS ne keto zgjedhje Bushati e ka analizuar ne menyre perfekte, por ka disa indicje qe jane pothuajsr prova per kasaphanen elektorale. Kamaza dhe Shkodra jane dy qytete ku matematika deshmon se kemi te bejme me nje makinacion te tmerrshem. Ne Kamez, vetem dy vjet me pare, PD kishte 9800 vota plus dhe sot del me 12 mije vota minus. Si erdhi ky ndryshim, apo per dy vjet kllouni kryetar bashkije i Kamzes ka bere ate qe nuk e ka bere per ne gjysmen e pare te mandatit? Shkodra ku 14 muaj me pare fitoi Spahia kunder dy kandidateve dhe ka marre afro 10 mije vota me shume, si ka mundesi te ndryshoje ne kete menyre? Matematika nuk eshte opinion. Indicje tjeter e rendesishme eshte renja e euros ne pikiate gjate fushates. Gjate fushates zgjedhore, zakonisht valutat mbibleresohen, ketu ndodh e kunderta e per me teper, nje dite pas votimeve euro ngrihet me 0,5 leke te reja. Cfare konkluzioni llogjik mund te nxirret ne kete rast?

  34. Shifrat e pamëshirshme: Sali Berisha dhe Meta fituan 8 bashki më pak se Lulzim Basha,vota kunder dyshes salih metaj si kufomat e fundit te komunizmit demokratik ne shqiperi,tranzicioni mbaroje me kete goditje popullore qe moren dy pengmarrsit e demokracise

  35. Ore Bushat,

    Cfare beni more se po e merrni ne qafe gjithe kauzen opozitare e do na e lini Ramen dhe kushedi sesa kohe ne kurriz !
    Shihni shifrat (ne dini t’i lexoni) se ia bejne MU ! Dhe kete here Socialistet kane marre thjesht votat e tyre ! Si ka mundesi more qe nuk kane dale te djathtet ne zgjedhje, per te mos folur per grite (perfshire te rinjte) ?

    Nuk ka mundesi more ta rrezosh Ramen, nqs merresh me historite a eshte Sala opozite e vertete apo jo !

    Opozita e vertete ne kete vend jane ata qe nuk kane dale te votojne. Ata jane shumica. Atyre duhet t’u mbushesh mendjen te dalin, e qe t’a besh kete duhet t’u japesh shprese qe dicka do te ndryshoje.

    Thua ti, pse nuk fitoi atehere Arlindi. Une jam i djathte more zoteri, e nuk mund t’ja jap vote nje Arlindi.

    E djathta duhet te vere Salen ne formol, te riformatohet urgjentisht sa nuk eshte shume vone e te ngjalle shprese. Nuk mund te ngjallesh shprese duke u qarravitur se te vjedhin !

    1. Meta ‘mund’ Berishën: 11 nga 16 këshilltarët e fituar në Bashkinë e Tiranës janë të Partisë së Lirisë

    1. “Berisha nuk ka njohur dorëheqje edhe kur ishte në kushte normale. Të gjitha zgjedhjet që ka humbur ka thënë se i kanë vjedhur. Ajo që mendoj në këtë rast është fakti që Berisha s’e ka njohur dorëheqjen si institucion. Kur ka qenë jo në kushtet që ndodhet sot, ka thënë se vjedhjet i kanë vjedhur.

      Nuk ka pohuar kurrë i kam humbur. Kur i fiton, thotë i fitova dhe kur i humb thotë i vodhën. Qëllimi i tij nuk është për të mundur Ramën por për të mbijetuar në politikë.

      1. Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 14 majit duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët krijuan koalicionin Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara si politikan i përfshirë në korrupsion madhor.

  36. Nese kjo blerje masive vote/abstenimi do quhet “Zgjedhje”, ketu zgjedhje kurre nuk do kete dhe zgjidhja do vije ose nga konfrontime civile me Regjimin ose duke pritur deri kur te shembet Regjimi (si ne 1990-91)

  37. Edhe sikur ti te kesh te drejte, prap duhet nje oferte shpresedhenese qe njerezit te te ndjekin per nje revolucion !

    Nqs del Sala te prije revolucionin, nuk do t’i dale njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *