• |
ide | kryesore

Rama në Këshillin e Europës: Keni për detyrë të tërhiqni vendimet e gabuara

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Islandë, ku është duke marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës, ku po diskutohet në lidhje me kostot e konfliktit në Ukrainë.

“Kërkoj ndjesë paraprakisht sepse më duhet të bëj një rrëfim jo të këndshëm. Si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleleve mes Ukrainës e Zelenskyt dhe Kosovës e Thaçit. Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt UÇK-së nisi saktësisht në Këshillin e Europës në ndikimin dashakeq të Federatës Ruse.

Presidenti i Kosovës gjykohet tashmë nga një gjykatë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike e mbështetur nga një raporti I 2011 të KE, I cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit. Akuza totalisht të pabazuara për trafikim organesh njerëzore u ngritën si pikënisje për njollosjen e Shqipërisë dhe Kosovës e kur pashë propagandën e Kremlini të flasin për organet njerëzore në Donbas mu duk sikur pashë Zelenskyn pas dhjetë vitesh gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur me të njëjtat akuza absurd.

Ndjesë për këtë çelje jo konvencionale por është tejet shkurajuese të dish që situata ku përfshihet ish-presidenti i Kosovës e pati zanafillën në Këshillin e Evropës dhe e ka për detyrë të tërheqë çdo vendim të gabuar. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq se të bëhej ky veprim I rëndë 12 vitë më parë. Situata ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare e këshillit por numri i rusëve që punojnë në KE është mbresëlënës.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë iluzione për natyrën e regjimit të Moskës. Shqipëria është një vend shumë i bukur për të ndikuar por çdo gjë që kemi bërë e kemi bërë me dëshirën më të madh për Ukrainën. Faleminderit për atë çfarë bërë duke përfshirë Kosovën më së fundmi në këtë komunitet të madh. Nuk është Zelensky që duhet të na falenderojë por ne që duhet të falenderojmë Ukrainën për atë që po bën. Po nënshkruaj me shumë kënaqësi marrëveshjen për regjistrimin e dëmeve. Zoti e bekoftë Europën dhe shpëtoftë Ukrainën.”– tha Rama.



10 Comments

  1. I krimuri po i ben thirrje evropes te terhiqet. Po ky zgjebarak kur do terhiqet nga marrja e pushtet me non grata si Tom Doshi

  2. portali i familjes Berisha ka botuar një editorial, sikur Berisha ka fituar, jo ka humbur, siç bënin mediat në Korene e Veriut, kur vendi i tyre luante në Botëror përballë Brazilit, dhe ato jepnin lajme sikur Kombëtarja e tyre kishte fituar, ndërkohë që kishte humbur.

    1. Po mor zdroms; ty do te degjoje Keshilli I evropes dhe do te kekojne falje, sepse si zar i Vupiçit ti dhe ata qe jane burg, jo se behesh merak per ta,por ky urdher te eshte dhene, o rrace tradhetari

  3. Lote krokodili sa per fasade dhe publicitet, pasi e di shume mire qe asgje sdo ndodhi dhe Thacit ja ka futur vete bashke me vellain e tij Vucic

  4. N TE POSHTERUAR NGA KY SAUT HIDHENI NE GJYGJ DHE VENDOSNI DINJITETIN TUAJ SI GRA SI NENA NE VEND !BEHENI DHE NE EMER TE NENAVE TE TJERA! thotë:

    Kur do ti vije rradha ketij hajduti gangster I Ballkanit HIPOKRIT ?KUR MBRON KY GANGSER VETEM TE BEN ME PIS ! TE AKUZUARIT JANE NJERES TE PASTER KY VETEM I TURPERON ATO!

  5. Edhe pse me vonesë dhe për shkak të gjykimit në Hagë të krerëve të UÇK-së, KM Rama sot beri nje akt të domosdoshëm në emër të Shqipërisë.

    Është padrejtësi historike që Shqipëria të mbetet e njollosur me “shtëpinë e verdhë ” në veri të vendit dhe një akuzë pa fakte, por e qëllimshme nga armiqtë e tij, për gjoja operacione organesh për tu trafikuar nga shqiptarët e Kosovës.

    Është vendi i duhur dhe koha e fundit që Rama e bën këtë, madje pavaresisht rezultatit në KiE, protesta e Shqipërisë duhet të mbetet edhe për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *