• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për vjedhje, i riu kapet nga policia me “Porsche”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës pasi qarkullonte me një makinë që drejtohej pa leje drejtimi nga një 17-vjeçar.

Adoleshenti që drejonte mjetin luksoz tip “Porsche” është proceduar penalisht.

Mësohet se 20-vjeçari Xhuljano Hodaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *