• |
ide | kryesore

Dokumenti i ri/ Fred Beleri mbetet në burg. Edhe SPAK njësoj si Vlora

Arkiva, Kryesore, Lajme
beleri xhacka burg



Procesi për të lënë në burg apo për të liruar fituesin e zgjedhjeve në Himarë, minoritarin Fred Beleri është mbyllur me të njëjtin rezultat po ashtu si seanca e parë e zhvilluar në Vlorë. Madje sipas avokatit të të akuzuarit, se ka blerë 13 vota, edhe SPAK ka lexuar fjalë për fjalë të njëjtën akuzë si ajo e prokurorisë të qytetit jugor. I vetëm fakt i ri ka qenë ai i prezantuar nga mbrojtja e që ka të bëjë me pabesueshmërinë morale të të infiltruarit të policisë i cili futi në kurth kandidatin për kryebashkiak, tre ditë para votimeve. Sipas avokatëve të Belerit denoncuesi i tij, që më pas u pajis me mikrofonë për ta përgjuar, ka qenë një njohje e vjetër e policisë, i cili ka qenë i dënuar tre vite më parë për mashtrim. 

Avokati publikon dokumentin: Personi që futi në kurth Bejlerin uAvokati publikon dokumentin: Personi që futi në kurth Bejlerin u

Por as ky fakt dhe as gjëndja shëndetsore e të arrestuarve nuk e ka ndryshuar vendimin për lënien e tyre në burg. Gjyqtarja Atalanta Zeqiri në vendimin e marrë në Dhomë Këshillimi vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, që Fredi Beleri të gjykohet në burg për akuzën e blerjes së votave.

Historia e kësaj prangosjeje që mbështetësit e Belerit e konsiderojnë si politike nis në datën 6 maj, kur Edi Rama shkoi në Himarë, ku me një gjuhë raciste dhe tallëse sulmoi rivalin e kandidatit të PS-së.

Lexo me tej:

Fushata e Himarës/ Si ra Fredi Beleri në grackën e Policisë së Shtetit 

Pikërisht dy ditë pas mitingut të kryeministrit në Himarë, në policinë e këtij qyteti u paraqit Arsen Rama duke u hequr si një qytetar i revoltuar që denoncon tentativat për blerje votash nga kandidati i opozitës. Ai është një peshkatar i thjeshtë, që mban mbi supe një tragjedi të rëndë familjare në det, të cilën nuk e ka kaluar pa pasoja. Zanati i tij e ka bërë që ta njohë Fred Belerin duke i shitur peshk për restorantin e tij. Ashtu sikurse u tha këtë të hënë në sallën e gjyqit, ai jo vetëm është i pabesueshëm sepse është dënuar për mashtrim, por ende edhe sot ka dyshime, madje dhe nga familjartët e afërt, për vendin se ku mbahet i fshehur.

Por le të kthehemi sërish pas në kohë. Mashtruesi me vendim gjykate u bë papritmas aq i ndërgjegjshëm sa nuk e duronte dot blerjene votës. Në datën 8 maj, ai, Arsen Rama nënshkroi dokumentat se pranon të luajë rolin e të infiltruarit. Në 9 maj, Arseni u paraqit te bamirësi që i blente peshkun me një listë me 13 persona që mund të votonin pro opozitës. “Në datë 10.05.2023, shtetasi A.R, ka komunikuar ne telefon me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do ta verifikontë një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar më njëri tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi Dhionisios Alfred Beleri bindej sipas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij. Në këtë bisedë, shtetasi Dhionisios Alfred Beleri, i premton shtetasit A.R se shumën monetare do t’ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes”, thuhet në aktakuzë.

Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet) 

Beleri heziton. Edhe në pohimet e peshkatarit, që Lapsi.al i ka lexuar nga dosja, gjenden shprehjet “nuk më hapte telefonin”, “nuk më priste”.

Pas disa refuzimesh kandidati për kryebashkiak i thotë të takojë një mikun e tij tashmë të arrestuar, Pandeli Kokoveshin. Logjika ta do për ta shpërblyer për votat e ofruara. Mbrojtësit e Belerit mbrohen duke thënë për të njohur përbërjen e emrave të listës: “Eshtë një kuriozitet i pamohushëm në zgjedhje”. 

I infiltruari Arsen Rama dhe Kokoveshi takohen disa herë mes datave 9 dhe 11 maj. Bisedat dhe fotot e tyre u treguan edhe gjatë procesit. Por asgjë më tepër sesa kaq. Aty u treguan dhe foto të Arsen Ramës me Pandeli Koroveshin, pranë WC-së së një lokali, por në asnjë mënyrë nuk u paraqit provë filmike e dhënies apo marrjes së parave.
I vetmi pretendim se i infiltruari ka marrë para vjen prej pretendimit se disponon 40 mijë lekë për listën me 13 veta. Edhe këta të 13-të janë pyetur nga prokuroria dhe nuk kanë rezultuar të dinin gjë për këto pazare. Pra “është një aksion, i bërë me shpejtësi, i ndërtuar keq, jo një punë prej profesionistësh, por prej njerëzish që kanë vepruar me urdhër politik”, tha për Lapsi.al avokati Edmond Demo.   

Beleri në pranga, por blerësit e Partisë Socialiste të paprekshëm nga drejtësia e re 

Pra në përfundim, Fred Beleri u prangos tre ditë para garës edhe tani një javë pas fitores ai po mbahet ende në burg. Në të njëjtën kohë që në Gjykatën e posatçme shqyrtohej masa e tij e arrestit Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takua në Bruksel me homologun e saj grek Nikos Dendias. “takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”. Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë. E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë”, theksoi Xhaçka qëndrimin e palëkundur të qeverisë shqiptare.

Arrestimi i Belerit/ Reagon Mitsotakis: Ngjarje e shëmtuar, lirojeni menjëherë 

Por kjo me sa duket nuk i ka pëlqyer Athinës. Pasi u njoh me vendimin e sotëm të drejtësisë, Ministria e jashtme greke doli me deklaratë krej të ndryshme nga sllogani ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj. dendias pati thënë më parë se “duam miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo çmim”. Ndërsa pas vendimit ministria e jashtme greke reagoi duke e qaujtur atë si fyerje ndaj perceptimit europian për shtetin e së drejtës.

©Lapsi.al     



20 Comments

  1. Ke ti qihet jevgjitka nga te kater anet kurves . Ka haqe per te lare ndaj keti kombi ky plehre . Jane zullumet qe nje dite te mbysin .

    1. Jame shume dakort me komentusin më siper.. Se pse jevgjit Turq shqip foles, dhe Grekt shqip foles, jane një problem real për Shqiprine… 🇦🇱🇪🇺🇺🇲🇦🇱

  2. Dihej ajo punë.Sistemi gjyqësor është kapur nga ish nomenklatura komuniste me ndihmën e reformës në drejtësi e bërë po nga ish nomenklatura komuniste e mbështetur nga Sorros me anë të Amerikës që sponsorizohet po nga Sorros!!

    1. O Gimi po pse o plere mbron nje moterqire edhe nje armik edhe kaqedashes kundde Shqiperise, si ky Be(j)leri, qe na u bene Grek per nje pjat gjiros, a legena militante qe urejtja nuk ju le te shikoni se cfare bene keta neo gjoja minoritar, po i ke pare kur denohen shqiptaret ne Greqi, per asnjegje edhe sna jepet e drejta te kundershtojme? apo ste ruhet ty vetem se uren Ramen, ik te qifsha Salen edhe fisin legena

  3. KY JEVGJITI ESHTE KAP ME KAR NE BYTHE DHE JU THONI ESHTE I VIRGJER . GJENI NDONJE JUSTIFIKIM TJETER , THONI TE PAKTEN NUK KA NGEL SHTATEZENE .

  4. Vazhdoni mbroni Belerin se keni për t’a parë meqë duket që nuk keni zënë mend.

    Vendosni kandidat antishqiptare të deklaruar publikisht dhe ankoheni se ju ka vjedhur rilindja.

    Po ka mbi 1 milion Shqiptarë kundër Ramës që ju vemjet e pedes dhe ilir floririt nuk ju votojnë kurr o të shkretë.

    Çlironi opozitën o të shitur tek Rama!

    Deri para 1 viti të hidheshit në fyt po t’ju kritikoje Bashën.
    Tani e pranoni që ishte i “shitur” tek “armiku” kurse ai që e vuri dhe e mbante mbas çdo humbje, edhe kur çdo shqiptar e kishte kuptuar që me Bashën nuk vihej kurr në pushtet, ai nuk ishte i shitur tek Rama!

    Më falni se harrova , Berisha ka të drejtë të bëj pazare me këdo, Ramën , Milosheviçi , Micotaqin, e çdo armik tjetër të kombit shqiptar, atij i lejohet të shesi çdo lloj interesi kombëtar për interes personal, sepse është sekretari i parë i PPSH dhe sepse kështu mendoni ju , militant të pështirë dhe pa ndër!

  5. Mos u shqetesoni per maredheniet greku- shqiptare o shqiptare te gjore.I regullon Rama nacionalisti keto pune.Nje te firmosur te marveshjes te detit e mbaron “ sheri” i Bejlerit.Km d’ora vete e ka thene qe ai eshte tre levizje para kundershtarit.Lart e me lart madheri!

  6. Ajo qe me ben pershtypje me shume eshte qe shtypi Shqiptar as nuk i hyn sistemit industrial qe ka krijuar Greqia ne jug te Shqiperise se blerjes se votes ne kembim te pensioneve dhe pasaportave Greke dhe si i perdor per tu ber presion njerezve te thjeshte. Presione te tipit, po nuk votove kandidatin Grek do tju grisim letrat Greke. Dikush mund te thote jane shpifje te Rames, por ka fakte plot Jorgo (Gjergji) Goros ju hoq pasaporta Greke per gjera qe ai ka kryer gjkate funksionit te tij si kryetar bashkie i Himares, jo per akte te bera ne Greqi dhe diku degjova qe kur donte te ankohej ne gjyq i thane qe eshte ceshtje e sigurise kombetare Greke ndaj ske te drejte as te ankohesh ne gjyq. Apo ai fshatari i thjeshte qe tha se dikur fshati ishte Shqiptar tani jane 50-50% miks, i hoqen kartat Greke per propagande antiGreke. Cudi qe Lapsi e shef ceshtjen sikur te ishte Himara.gr nje gazete Vorioepirote

  7. Berishën e shet dhe Blendi Fevziu: Le të bëhet president nderi. Nëse thua se u blenë votat për 10 vjet rresht, atëherë je i paaftë,te emblat rublat ruse cdo dite lapsi ne merak per kete funderrine beleri ben shkrime te njejta vetem ndryshojne rreshtat

  8. Sapo pashe ne youtube , sekretet e masakres se peshkepise. Po ky qelbesire i ashtuquajtur fredi beleri me ate harallamb papen paskan bere krim ndaj popullit shqiptar. O shqiptar e kuptoni apo jo se cfare jeni duke perjetuar .
    U ardhka keq per kete hale qe eshte futur ne burg . Kur te degjoj ty o Dule me vjen per te vjell.Po harrojeni se Himaren do e quani Greqi. Kush e ndjen veten grek shporruni , shkoni ne greqi.

    1. Dokumenti/ “Berisha nuk donte Kosovën e pavarur”! CIA varros përfundimisht “patriotizmin” e Berishës: Loboi në Amerikë kundër Kosoves.

  9. O pështirësi që e ke emrin Bushat,
    mirë që i infiltruar na paska qënë i dënuar nga gjykata për mashtrim prandaj nuk duhet besuar, po Bejleri që ka qënë dënuar nga gjykata për vrasje të ushtarëve shqiptar duhet besuar!!!!!?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *