• |
ide | kryesore

Celine Dion anulon turneun pas problemeve shëndetësore

Paparazzi, Slider



Celine Dion po anulon turneun e saj në mes të betejës së vazhdueshme shëndetësore me Sindromën e Personit të ngurtë.

Këngëtarja 55-vjeçare bëri një njoftim zyrtar në rrjetet e saj sociale duke treguar se të 42 datat e ardhshme në turneun e saj Botëror Courage po anulohen. “Me zhgënjim  duhet të njoftojmë sot anulimin e turneut botëror ”, shkruhej në mbishkrimin e një postimi në Instagram.

Në një deklaratë, Dion citohet të ketë thënë: “Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Nuk është e drejtë për ju që vazhdojë të shtyjë shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë. Dua që të gjithë ta dini, nuk jam duke hequr dorë… dhe mezi pres t’iu shoh përsëri.”

Artistja njoftoi diagnozën e saj të rëndë në dhjetor në një video emocionuese të postuar në Instagram. “Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë për t’ju kontaktuar, më mungoni shumë dhe mezi pres të jem në skenë duke ju folur personalisht,” nisi ajo mesazhin e saj.

Këngëtarja e “My Heart Will Go On” tregoi se ndërsa më në fund ka kuptuar se çfarë i shkakton problemet e saj shëndetësore, çrregullimi ka ndikuar në jetën e saj të përditshme dhe mënyrën se si ajo performon në skenë. “Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur,” shpjegon Celine. “Për fat të keq këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe nuk më lejon të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *