• |
ide | kryesore

Rama: Deputetët të dalin me uniformë të pastrojnë Vlorën, gushtin e kanë pushim

Arkiva, Lajme



Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falenderimeve këtë të shtunë, duke u ndalur në Vlorë ku ka falenderuar qytetarët për besimin dhe votën e dhënë në zgjedhjet e 14 majit.

Rama vuri theksin tek pastrimi i vijës bregdetare dhe qytetit në tërësi.

Ai u shpreh se kryebashkiaku i ri, Ermal Dredha, së bashku me çdo punonjës në Bashki, duke përfshirë edhe deputetet të nisin nga puna dhe të pastrojnë çdo cep të qytetit.

“Është koha që Ermali të marrë në krah të gjithë ata që duhen marrë në krah për atë punë dhe ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë, por jo vitin tjetër. Çdo ditë kryetari i Bashkisë, me të gjithë të tjerët në Bashki, qofshin të pastrimit, gjelbërimit, planifikimit, duhet të dalin dhe të pastrojnë Vlorën.

Bashkë me deputetët se harrova deputetët, Se në gusht nuk keni parlament, merrni një uniformë të pastrimit dhe punoni tetë orë në ndërmarrjen e pastrimit.

Koshat e plehrave janë një shëmtie e madhe në qytet dhe nuk justifikohen me asgjë, se nuk është Kina.

Një pëllëmbë vend është për të mos u mbajtur pastër. Shpresoj se së bashku do të bëjmë punë akoma më të mëdha. Jam i bindur që Bashkia e Vlorës do të futet komplet në një marsh tjetër”, tha Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *