• |
ide | kryesore

E dehur dhe pa patentë, 22-vjeçarja nuk i ndalon policisë e përplaset

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fushë, ambulancë, Aksident



Policia e Tiranës ka zbuluar detaje nga një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku automjeti i drejtuar nga një vajzë u përplas me bordurat anësore dhe një pemë.

Sipas autoriteteve, mjeti drejtohej nga një 22-vjeçare në gjendje të dehur.

Shoferja që nuk posedonte as leje drejtimi ka refuzuar t’i bindet urdhrit për ndalim të efektivëve dhe është larguar me shpejtësi, duke humbur më pas kontrollin e mjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njoftojnë uniformat blu.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *