• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan në Kosovë: Kurtit i treguam se sa serioze është situata në veri, s’na ktheu përgjigje në kërkesën tonë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova të premten dërgoi tre kryetarët e zgjedhur të tri komunave veriore për të hyrë në objektet komunale nën shoqërimin e forcave policore. Ky veprim nuk u prit mirë nga qytetarët e atjeshëm gjë që çoi në përplasje mes serbëve lokalë dhe forcave policore.

Edhe bashkësia ndërkombëtare u deklarua kundër këtij veprimi të Qeverisë së Kosovës.

Më e ashpra deri më tani doli SHBA-ja, e cila e paralajmëroi Kosovën për prishje të raporteve mes dy vendeve.

Dhe duket se paralajmërimi u bë real.

Sot, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarë ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës.

Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera.

Në këtë takim, Hovenier tha se kanë kërkuar direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprime për ta qetësuar situatën në veri, por theksoi se nga kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka pranuar përgjigje.

“Më duhet të them se në këtë moment kemi kërkuar shumë direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave”, theksoi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Më duhet të them se në këtë moment, nuk do të gjeni shumë entuziazëm nga ana e SHBA-së për t’ju përgjigjur interesave tjera të Kosovës, siç është angazhimi me shtetet mosnjohëse apo puna aktive për të avancuar trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës. Na vjen keq shumë që ka ardhur deri këtu puna, por më duhet të jem i sinqertë se kjo është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti të marrë këshillën tonë dhe të ndërmarrë disa veprime për të arritur depërshkallëzimin në veri, dhe të vazhdojë me çështjet prioritare që janë implementimi i plotë i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit e jo shpërqendrimit dhe konfliktit të panevojshëm në veri”, potencoi kryediplomati amerikan në Kosovë, Hovenier.



6 Comments

  1. Ambasadori thotë është serioze situata.Sa vjet kanë që përsërisin të njëjtin refren.Sa do vazhdojnë të përkëdhelet Serbia. Serbët gjithnjë sher kanë krijuar gjithmonë në rajon dhe do vazhdojnë t’a bëjnë.

  2. Vari trapin edhe amerikanet. vetem dollarin njofim. I ndryshojn interesat sipas qefit.

    po ne budallejt qe bejme rrofte amerika. Ul koken aty puno edhe lufto se lirine sta jep njeri.

    Fitohet me gjak.

  3. Dhe Saliut ne 97 keshtu i thane per piramidat dhe dihet cfare ndodhi me pas, keshtu qe Albin ben mire te nxjeresh mesime edhe pse eshte kunder asaj qe mendon.

  4. Po keta amerikanet vete i futen ne zgjedhje keto njesi vendore, vete i konsideruan legjitime zgjedhjet me gjith bojkotin e nje pjese te popullates dhe pergezuan fituesit , tani qe zbatimi i ligjit i cenon stabilitetin e ka te lehte te kerkoje mos zbatimin e ligjit … kjo se di çfar emri mer por cenimi i te drejtes se qeverise se kosoves per te ushtruat autoritetin e vet ne gjithe teritorin e Kosoves eshte i qarte . Cilin qendrim te Amerikes duhet te besojme ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *