• |
ide | kryesore

Nuk është dakord me vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin në tarracën e pallatit në Vlorë

Lajme, Të fundit



Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës në Vlorë për të shumbur një godinë dy-katëshe. Në këtë ndërtes jetonin 7 familje ku disa prej tyre kanë pranuar vlerën e shpronësimit. Vetëm Tatiana Hoxhaj që jetonin bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dali nga banesa pasi nuk e pranon vlerën që i është dhënë.

Ajo së bashku me vajzën e saj ka hipur në tarracën e pallatit dhe kundërshton të dali nga banesa duke u shprehur se do të kundërshtoj më të gjithë forcën që ajo ka.

Policia ka shtuar forcat e saj, të cilët kanë rrethuar zonën, ndërsa zonja vazhdon të qëndrojë në tarracë.

Tatiana shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh dhe në 2017 e ka kaluar në emrin saj me vendim gjyqësori dhe me hipotekë të rregullt.



11 Comments

  1. 1 ne 7 nuk eshte dakord?!

    Po nuk behen shpronesimet me pazar mi moter si me qen tek tregu i Medresese.

    Nejse, e rendesishme eshte qe nga lajme te tille Foltoristet si ky me lart te marrin force per humbjen e rradhes si edhe per humbjen tjeter dhe ate tjetren e tjetren…

    PS: Opozita ka marue, ka marue! 😂😂😂

    1. Cuna ju keshilloj te praktikoni ndonje forme sporti ose ne rastin me te keq te merrni direkte Xanax per te luftuar depresionin.

      Keshtu perfundon kur shpresat ne jete i mban tek fitorja e Partise tende dhe tek gjetja e ndonje vendi ne administrate ku te mos punosh e te vjedhesh.

      Pervishini menget dhe futjuni punes!

      Sa per Shqiperine mos ja qani hallin se ka zot tani. Kemi vene nje cun Tirone ne krye te vendit jo fshatare nga e arushes, gjysem komunista e gjysem Haxhi Qamilsa.

      Suksese ne jete!

  2. Këtu përfundimisht la ardhur koha e Enverit ku prona merrej forcërisht siç po ndodh edhe tashti. Prishen objektet pa vendime gjyqësore vetëm me urdhëra. Dhe trapi i gjatë pretendon të shkojë në Europë.Dhe ka dhe paturpësinë të kritikojë atë duke bërë ironi.Nuk mund të prishet objekti pa vendim gjykatë qoftë dhe jo në favor të banorëve.Prandaj dhe shumë individë shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen në gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *