• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri i lirë/ Manovra me fëmijët që e shpëtoi nga burgu

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një raport mjekësor që vërtetonte se bashkëshortja e Saimir Tahirit është sëmurë dhe për rrjedhojë ka vështirësi në përkujdesjen e fëmijëve ka shpëtuar nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Çfarë ndikoi në vendim ishte një manovër e familjes Tahiri që i kishte kaluar fëmijët në kujdestari të Saimir Tahirit, një lëvizje që i dha gjykatës motivin e duhur për ta liruar ish-ministrin nga burgu. Gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijet.

Avokati i Tahirit shpjegoi se klienti i tij i plotësonte të gjitha kushtet për të vuajtur dënimin alternativ në shtëpi. Mes të tjerash ai kishte dy fëmijët në ngarkim dhe për më tepër bashkëshortja e tij ishte e sëmurë. “Kur e kapin krizat, dhe kjo është e vërtetuar me një raport mjeko-ligjor, është në pamundësi për t’u kujdesur për fëmijët” tha avokati duke folur për bashkëshorten e Tahirit.

Tahiri e ka vuajtur dënimin në burgun e Fierit dhe në burgun e Kosovës, në Lushnje. Ish-ministri qëndroi përafërsisht rreth 16 muaj burg qeli.

Tahiri kërkon tjetër përballje me drejtësinë

Pse u dënua Saimir Tahiri

Për të arritur në burgosjen e Saimir Tahirit, prokuroria dhe gjykata ka kaluar përmes një kalvari të gjatë përpjekjesh dhe presionesh politike.

Tahiri u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj burg, pasi trupi gjykues e shpalli fajtor me argumentin se ka lejuar kultivimin e kanabisit, gjatë kohës që ka qenë në postin e ministrit të brendshëm.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 12 vite burgim, me akuzat e rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Sipas gjykatësit “rezultojnë të provuara lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimtarive kriminale, shoqëruar në të njejtën periudhë dhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese, e shoqëruar me vazhdimësinë e ushtrimit të suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisi Habilaj, në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari”.

Të pathënat e dënimit të Saimir Tahirit, Berisha: Vendim i trukuar dhe qesharak

Datat, si u fundos ngadalë Saimir Tahiri

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të kalojë këtë të premte në shtëpinë e tij. Ky ishte një vendim që ai e priste dhe për të cilin kishte kohë që përgatitej. Por çfarë ndodhi me Saimir Tahirin? Si u rrokullis ai nga majat e qeverisjes deri në qelitë e burgut?

Lapsi.al sjell më poshtë një kronologji të momenteve më pikante dhe datave më të rëndësishme të historisë së Saimir Tahirit.

Shtator 2015

Akuzat e para ndaj Saimir Tahirit për lidhje me grupin e “Habiljave” të njohur në zonën e Vlorës për trafik droge nisën të ngrihen me forcë nga opozita që në vitin 2013, menjëherë sapo ai u ul në karrigen e ministrit të brendshëm në qeverinë “Rama 1”. Goditjet më tëë forta ia dha ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani që u ndëshkua me burgosje dhe përndjekje nga policia e Tahirit, e cila i ngriti akuza për dekonspirim të aksioneve të policisë.

Zagani foli nga arratia në shtator 2015 duke denoncuar përdorimin në narko-trafik të makinës së famshme Audi me targa AA 003 GB nga kushërinjtë e ministrit në Vlorë.

“…subjekti që më interesonte u fut te ky “Audi” i zi me targë AA 003 GB! Të nesërmen sapo u futa në zyrë, nuk më mbante kurioziteti për një ditë më parë dhe u futa në sistemin e targave për të verifikuar këtë targë që shënova në Vlorë. Sa e hap, më del që pronar i mjeti ishte një emër Saimir Bashkim Tahiri! Mu duk si emër i njohur. Ishte dhe emri ministrit ashtu, por prapë nuk isha i bindur dhe u futa në TIMS dhe verifikova emrin e mësipërm, si dhe hyrje-dalje të kësaj makine! Mbeta një moment si i hutuar sepse në monitor më doli pikërisht fytyra e personit që tashmë ishte ministri im! Qesha si pa kuptuar dhe i thirra shefin tim! Shefi vjen dhe i them: “Shiko ça më del këtu”. Ai shikon fytyrën e ministrit dhe më thotë: “Po, është ministri jonë pse pyet?” Kështu i shpjegova se si arrita deri sa më doli fytyra e ministrit në sistem.

Ai me të qeshur ma kthen: “Je i vonuar, ka kohë që e din mbarë policia si s’e ditke ti?!”

Në atë kohë Tahiri, por edhe shefi i tij, kryeministri Edi Rama i injoruan dhe mohuan me forcë akuzat duke i quajtur “baltë nga kazani që po i hidhej qeverisë”.

16 tetor 2017

Këtë datë Saimir Tahiri nuk do ta harrojë lehtë. Policia italiane njoftoi arrestimin e 7 personave pjesë e një rrjeti narko-trafikantësh shqiptarë të cilët mbaheshin nën përgjim prej së paku 2 vjetësh. Kreu i tyre ishte Moisi Habilaj, kushëriri i famshëm i Saimir Tahirit.

17 tetor 2017

Një ditë më pas Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë ku mes 413 faqeve me përgjime dhe hetime përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, – thuhej në dosjen e hetuesve italianë.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, – shkruhej në një paragraf tjetër.

18 tetor 2017

Në Tiranë ishte hapur “Kutia e Pandorës”. Ish-ministri i Brendshëm që tashmë ishte zgjedhur deputet në radhët e Partisë Socialiste për Tiranën ishte vënë në “syrin e ciklonit”. Prokuroria e Krimeve të Rënda u vu menjëherë në lëvizje. i nisi që atë ditë një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë ku pikë e parë ishte lejimi për arrestimin e Saimir Tahirit. Kujtojmë që mazhoranca nuk u nxitua. Nuk e thirri që atë ditë Këshillin për Mandatet Imunitetin dhe Rregulloren, por priti. Opozita këmbëngulte: “Saimir Tahiri duhet t’i dorëzohet drejtësisë. Duhet pranuar menjëherë kërkesa e prokurorisë”. Por mazhoranca po priste duke u justifikuar me procedurat.

19 tetor 2017

Përpara dosjes me akuza të rënda, Kryeministri Edi Rama dha sinjalin parë se e kishte “shitur” atë që deri dje ishte krahu i tij i djathtë. Në një reagim në Facebook, Rama shkroi pak rreshta: “Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo. Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund“.

Me lot në sy Tahiri ka dalë në mbrëmje në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Me zërin dhe mjekrën që i dridhej dhe një fytyrë të zbehtë ai u drejtohej gazetarëve se rrezikonte prangat: “Lorenc, (Vangjeli) unë po arrestohem, unë po shkoj në burg. Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo”– thoshte Tahiri.

20 tetor 2017

E premte. Ora 11. Mblidhet Këshilli për Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren. Ndryshe nga një ditë më parë ish-ministri i Brendshëm nis të tregojë dhëmbët duke lëshuar mesazhe të koduara. Duke dalë nga shtëpia e tij ai u tha gazetarëve një shprehje të njohur të Ramës: “Nuk keni parë asgjë akoma”. U përfol se kishte pasur edhe një takim me tone të larta mes Tahirit dhe Ramës ku ish-ministri i kishte thënë kreut të qeverisë se “po të fundosej do ta merrte me vete”, por kjo ende nuk ka për t’u konfirmuar derisa ndonjëri nga të dy të shkruajë libra në moshën e pensionit.

Diçka kishte ndryshuar. Po frynin erëra të tjera.

Në këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit socialistët vazhdojnë të fshihen pas procedurave. Duan të fitojnë kohë pavarësisht presionit. Të gjitha mediat dhe sytë e publikut. Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kryeson grupin e hetuesve lexon akuzat.

“Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në çdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie. Na rezulton që ka biseda komprometuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal. Aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje”.

Komisioni për mandatet nuk vendos të premten. Pas një mbledhje maratonë që zgjati deri në orët e pasdites, me votat e mazhorancës u vendos që fjala e fundit të jepej në një mbledhje që do të zhvillohej të hënën, pasi “duhej të shqyrtoheshin provat”. Ndërkohë Rama që ndiqte gjithçka nga TV poston një tjetër mesazh në Facebook ku dukej qartë për herë të parë sulmi ndaj prokurorëve të çështjes.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanët e krimit, politikës, medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund” – shkruan Rama.

Të premten nuk u morr vendim për heqjen e plotë të imunitetit të Tahirit që mund të sillte arrestimin e tij. Avokatët kërkuan 3 ditë kohë, por Gramoz Ruçi dha vetëm 24 orë. Vendimi do të merrej të shtunën.

21 tetor 2017

Maxhoranca dha sinjalin e fortë kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Pas një mbledhjeje që zgjati rreth 8 orë, 5 anëtaret e PS në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit refuzuan kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë se tij. Fjalën e fundit do ta thoshte Kuvendi.

23 tetor 2017

Përpara se Kuvendi të vendoste me votë për Saimir Tahirin duhet që pas 4 ditësh të dilte të fliste me zë dhe me sigurt, Edi Rama. Fjala e tij në grupin parlamentar mëngjesin e së hënës do të mbahet mend për mënyrën se si ai iu drejtua Tahirit duke mos kursyer edhe epitetet, “dru i shtrembër” dhe “vemje”.

S’besoj se ka nevojë të them këtu, pse do të ishte zhgënjimi më i rëndë në kujtesën time dhe mësimi më i hidhur i jetës sime në shërbimin publik, nëse do të zbuloja në fund të kësaj historie se Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh, që e kanë besuar e mbështetur me gjithsej, pas meje, kaq shumë njerëz, po një vemje, e cila e turpëron fjalën njeri!” – do të thoshte ndër të tjera Rama.

Kreu i qeverisë për herë të parë sulmoi hapur edhe prokurorët e çështjes.

Ku u gjet ky zell i panjohur, i një Prokurorie Krimesh të Rënda që s’ka lëvizur gishtin qëkur ka lindur, jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit nga njerëz publikë, jo përgjime nga llumi i krimit, po as për ca fakte e për ca prova që dihen e shihen ashiqare, si të dyshimta e shumë të dyshimta madje, për të përdorur terma juridikë, në pasqyrën e viteve të jetës së asaj Prokurorie?”

25 tetor 2017

E mërkurë. Kuvendi mblidhet në një seancë të posaçme për të vendosur për imunitetin e Tahirit. Vendimi tashmë ishte marrë. Rama e kishte marrë sërish në mbrojtje Tahirin. Kjo pavarësisht presionit të opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Për të shuar zhurmën ai sajon një tjetër çështje. Sapo Kuvendi voton me shumicë votash të mos lejojë arrestimin e Saimir Tahirit duke pranuar vetëm bllokimin e pasaportës dhe kontrollin e banesës, Rama del jashtë sallës së seancave plenare dhe në oborr sulmon fort gazetarët.

“Jam këtu për tu marrë me ju sepse jeni pjesë e problemit. Jeni të pashkolluar. Ikni lexoni. Ato kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubin e katundit mediatik: “Po mirë mo pse ca ka, të shkojë njëherë në burg dhe pastaj flasim rrugës. Ju jeni për t’u qarë hallin dhe unë ju përgjigjem si ma do e bardha zemër” – u tha Rama gazetarëve duke tentuar të mbulojë zhurmën që kishte hapur çështja Tahiri.

Çfarë ndodhi më pas…

Më pas pasuan 6 muaj të gjatë ku emri i Saimir Tahirit herë dukej sikur zhdukej nga kronikat, por sërish rikthehej fuqishëm. Sa më shumë afronte data e vendimit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit aq më i fortë bëhej emri i ish-ministrit të brendshëm. Ndërkombëtarët kërkonin “peshq të mëdhenj” përpara drejtësisë. Dhe Rama dukej i gatshëm t’ua jepte. Emri i Saimir Tahirit e ndoqi deri në Bundestagun gjerman ku iu tha troç në fytyrë se qeveria e tij kishte mbrojtur nga arrestimi një ministër të akuzuar për korrupsion. Sapo Rama kthehet në Tiranë, Tahiri rikthehet në Kuvend. Bën një tjetër deklaratë në dukje kërcënuese ndaj shefit të tij. “Nuk ka bir nëne dhe bir kurve të më ndalojë mua…” – do të thoshte Tahiri para sallës së Kuvendit. Beteja duket se kishte nisur sërish. Rama mes dy zjarreve. Në njërin krah Brukseli, Uashingtoni dhe opozita në krahun tjetër Tahiri.

3 maj 2018

Saimir Tahiri dorëzon “vullnetarisht” mandatin e deputetit. Në një fjalim të gjatë ai tha se do ta kërkonte drejtësinë deri në fund si qytetar i lirë. Në deklaratën e tij nuk munguan akuzat për Ramën dhe për Xhafajn. U sulmuan prokurorët, por edhe diplomatët e huaj. Tahiri tha se nuk do të bëhej “kurban” për integrimin.

Në reagimin e tij të parë pas dorëheqjes së Tahirit, Rama u duk i qetë. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ai tha se “ky ishte një akt dinjitoz” se ai “nuk kishte gisht”, “nuk e kishte ditur më herët”, “nuk ia kishin kërkuar ndërkombëtarët” dhe se “kjo nuk kishte lidhje me hapjen e negociatave”. Për analistët ishte dukshëm një marrëveshje mes të dyve.

12 maj 2018

Një ditë pasi KQZ vendosi zëvendësimin e Tahirit në Kuvend, prokuroria e krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij dhe masën “arrest me burg”. Gjykata vendosi “arrest shtëpie”. Ky vendim për opozitën është pjesë e lojës Rama – Tahiri për tu hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Në këtë mënyrë Rama thotë se e ka dorëzuar atë në duart e drejtësisë, në krahun tjetër, në prapaskenë bën gjithçka që Tahiri t’i shpëtojë burgut.

29 tetor 2018

Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, merr vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se: “Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.”

19 shtator 2019

Ishte data kur Gjykata e Krimeve të Rënda e asaj kohe mori vendimin e parë për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkoi në burg, por do të kalonte për 3 vite në shërbim prove. Gjykata rikualifikoi akuzën në “shpërdorim të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.

26 qershor 2020

Edhe Tahiri edhe prokuroria e apeluan vendimin e shkallës së parë. 9 muaj më pas Gjykata e Posaçme e Apelit me trupë gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara vendosi rikthimin për gjykim të dosjes në shkallën e parë, pasi ish-ministri ishte dënuar për një vepër penale, për të cilën as nuk ishte hetuar dhe as gjykuar, pra për shpërdorim detyre. Vendimi u apelua nga Tahiri në Gjykatën e Lartë.

2 tetor 2021

Në këtë datë Gjykata e Lartë, me trupë gjykuese të përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe anëtar Ervin Pupe vendosi të rrëzonte vendimin e 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Saimir Tahirin, duke rikthyer çështjen për shqyrtim nga një tjetër trupë gjykuese edhe një herë në Gjykatës së Posaçme të Apelit. Gjykata e Lartë konstatoi se trupi gjykues i Apelit nuk ishte formuar në mënyrë të rregullt. Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tjera në rekursin e Tahirit, sidomos në lidhje me provat, duke theksuar se vlerësimi i provave është atribut i gjykatës së faktit.

Pas këtij vendimi, Gjykata e Posaçme e Apelit ngriti një trupë të re gjyqësore për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën. I gjithë ky proces prodhoi vendimin e kësaj të premteje ku Tahiri u dënua përfundimisht me 3.4 vite burg. Gjykata hoqi shërbimin e provës, duke çuar ish ministrin në burg.

Tahiri solli para medieve një vendim të Gjykatës italiane që i kishte mbyllur atje hetimet. Fillimisht Tahiri pretendoi se për të atje nuk kishte një hetim. 3 ditë më pas hetimi në Katania filloi. Më pas ai tha se Saimiri që dilte në përgjime ishte një kamionist, ndërsa më pas pranoi se bëhej fjalë pikërisht për të.

Pas këtyre erdhi dënimi me burg, një vendim që e gjeti të papërgatitur Tahirin. Ai u pa i hutuar në sallën e gjyqit dhe prej aty u dërgua në qelitë e burgut i shoqëruar nga forcat e policisë. ©LAPSI.al



43 Comments

    1. Në fakt tahiri me provat që ishin dhe atë punë shkatëëruese që bëri prokuroria, nuk dënohet dot. Është dënim politik . Tahiri meriton të piqet në hell por me fol drejt sja majti bytha askujt sepse do dilte rama vetë.
      Maskarallik i vetingut

        1. haah 3 vite e 4 muaj dhe plotesoj kushtin se i kan mbetur me pak se 2 vite… Do shqepeshin se qeshuri po ta mernin vesh gjykatat ne EU dhe te gjith para se te benin nje krim mund te benin martes e femij.

        2. Hahahahaha, “drejtesia e re drejtsia e reformuar”…vari karin Shqipria eshte me ne fund kthyer ne nje narko-shet.

      1. Nuk eshte e drejte ajo qe beri SPAK duke lene te lire Sali Berishen qe ka vjedhur , ka lejuar kanabisimin ne Shqiperi e mbi te gjitha ka vrare shume njerez dhe eshte i lire ndersa denojne Tahirin qe ka bere shume me pak se i pari (sb)

  1. Ja tani te presim deklaraten e forte te shoqes Kim, shokut Rame apo shokeve te BE ndaj gjykates qe liron ish zyrtare te larte… ose telefonatat e tyre apo mesazhe fshehurazi “kshu e kane keto pune, po per ta futur ta futi shiku”

    1. ambasade afgane akoma ska dale me dekllarate, varet sa e ron osh valixhja, noi duhet shum e ron qe te mos flasesh dot, noi here duhet shum e ron qe te flasesh, ne te dyrastet ambasada afgane e rruges se qelbasanit eshte qelbesire fillim e fun.

      1. Më kujtohet që ambasada dërgonte përfaqesues të saj në çdo seancë, ndërsa sot nuk nuk ka qenë askush, prandaj e ka hongër presionin gjyqtarja

    1. Po pse nuk paska te drejt te takoj dashnoret…. Po ne restorant nuk do shkoje, po pak neper vilat e bregdetit nuk do qëndroj Sajmja. Ua Cfar njerëzish keta shqiptar… duan vetem ti shohin duke vuajtur politikanet

  2. Tani, pyetja qe mbetet per t’u shtruar eshte :
    A i lejohet nje te denuar ne shtepi, qe mban femijet, te beje dhe ndonje pune tjeter ?
    Psh. ate te ministrit te brendshem ??

  3. Keta bythqira, kur jane ne post, I kane grate te zgjuara, qe merren me biznese, picka etj., kur jane ne burg I kane te cmendura.

    1. Qelbsirat ..njerezit e varfër, kryefamiljar vranë veten ne burg se nuk paguajshin dot dritat. Mallkime deri ne brez te 3 do keni o pushtetar dhe gjyqtar kriminel

  4. Ky plera duhet shku ne hell, sepse ky eshte ekzekutori i planit te kanabizimit te rilindjes…kjo prodhoi valuten e rilindjes me te cilen filloi lobimi i gjithshkaje shofim sot

    Tani paska fillu me prodhu qumesht gjiri, do ushqeje foshnjen ne shpi

    Se kta globalistet sorrosiane lgbtqijarobt po na çudisin

    Ne australi u pranu qe edhe meshkujt trans kane te drejte te ushqejne bebet

    Edhe Sajmes i paska shperthy cica ne burg mesa duket

  5. nga ministrat me i miri o na dolli sajmir tahiri, kenge kenge per partine dhe udheheqjen , kenge qe dalin nga leket qe u hudhen polifonisteve labe :-D. Poe verte eshte krejt ndryshe, Sajme Qorri me udhezimin e rames kanabizoi shqiperine, policia numeronte rrenjet e kanabisit dhe lejonte aq rrenje sa paguhej para, u organizua ne qelize cdo gje , cdo njesi vendore, zone etj kishte nje koordinator qe lejonte bandat dhe cdo njeri tjeter qe mendoi te bente para per te kultivuar kanabis, , hiq noi peshk t emadh te gjithe dorezonin leket tek koordinatori, qe i conte tek sajme qorri dhe sajme pasi mbante pjesen e tij conte valixhet me lart tek rama, dhe pastaj rama i conte sa andej kendej sipas targetit qe i kane vene ata qe mbane ne pushtet

    Merita e sajmes ishte organizimi dhe kooptimi i cdo komisari ne kete organizate. ishte personi qe e zbatoi ne terren kete plan kanabizimi per te bere para. Rama eshte i zhyt vete dhe e dine te gjithe keshtu qe doktor berisha ka shume te drejte qe thote me ze te larte ate qe shume vete idote te dobishem perdridhen e sperridhen. Merita e doktorit eshte publiciteti i kesaj te vertete te madhe qe PR ops te Rames perpiqen ta shmangin .
    Sajmja doli se e nxori rama pasi nuk e mbante dot me , dhe pas zgjedhjeve eshte me mire sesa para zgjedhjeve

    1. vetingu ka kalu ata qe don agaci dhe rama parapercaktojne. Kalimi i vetingut ska lidhje me asnje kriteret e vetingut , pastertia e figures, profesionalizmi apo pasuria

      100% e gjyqatreve dhe prokuroreve do ngelin ne dy ose te tre kriteret

      dhe kjo zonja po ben ate qe po i thone te beje

  6. Si të rrinte në burg ministri me –‘Suksesshëm”-i RIDHJERJES,që e mbushi tëre vendin me Hashash.

    1. “Shperdorim detyre” per ate “Ministrin me te suksesshem” te Rames ne Lazaratizimin e Shqiperise ku Droga u arrit te eksportohej nga deti, toka e ajri (avioni qe ra ni Divjake me droge brenda e provoi) si dhe u arrit dhe Laborator Droge ne Xibrrake dhe ne Has !
      Asgje me pak se Escobari . Lirohet nga burgu dhe burgoset ne shtepi sepse – “…ka grun semure…. Ja ka Borxh te madh kjo Rilindje ketij Saje Qorrit kete burgosje ne shtepi. Fale Lazaratizimit te Shqiperise gjate epokes tij ministrore ku diten ishte ne mbledhje qeverie e naten ne krevat me Habilajt, u arriten te ardhura te medha nga eksporti i droges. Saimir Tahiri eshte rasti unikal ne bote i nje Ministri Brendeshem te denuar per afera me trafikun e droges. Ndonese ja fshehen, kurre nuk mund t;ja mbulojne Zullumet kur Makinen e tij Audi ja shet Habilajve e ja perdor edhe pas shitjes familjarisht. Ja pra kush eshte Rilindja e Rames – me Rilindas si Saje Qorri qe e quante dhe “Ministri me i suksesshem”

  7. Te gjithe, (pervec ish-simpatizanteve te ish-PD-se), perulemi para ligjit!

    “Fiat iustitia, et pereat mundus”

  8. Drejtesia e DHJERE e Rames dhe nderkombetareve me lirimin e Saje Qorrit i dha mesazhin lumturues qeveritareve dhe politikaneve te korruptuar. Tani qe rrembeu me sukses zgjedhjet e rradhes dhe me ndihmen e opozites se non grates dhe Like Floririt, Ramen askush nuk e ndal ne shkaperdhjerjen e gjithckaje ne kete vend.

  9. Drejtesia e re ne veprim. Tani Tahiri te gezoje ato qe ka fituar sepse nuk nxori nje gjysem fjale per Ramen. Rama ta grzoje drejtesine dhe shqiptaret le te hane bar.

    1. Saimiri u denua se donte Amerika,per te treguar qe Reforma funksionon.Ja futen me rradhe vete te PS

      Por mos e boni shume te ndershem Sajmirin. Ne Vlore besoj qe i njohin te gjithe Kusherinjte e Ketij dhe Benzin qe ja dha Sajmiri (Kusherinjve).
      Per te qeshur eshte Menyra e Lirimit:Sajmiri u lirua sepse Gruaja Sajmirit ka Probleme Nervore qe i japin Dridhje te trupit dhe nuk mban dot femijet jet e mitur.

      Deri diku haet Ekspertiza,por sa Gra kane Probleme Nervore ose Mendore sepse kane Burrat ne Burg,dhe asnje Rast nuk ka Lirim per Burrin qe te mbaj femijet.

      Megjithate Urime Sajmirit,Shijoje jeten tani,bej ca femije te tjere,Pare ke saper 10 Femije,dhe mjere Drejtesia ne Shqipni:Per disa dalin nga Burgu mbas nje Viti,disa te tjere Ngordhin ne Burg se kane Vjedh Dritat per te Mbijetuar.

      Shtet Leshiiiii.

  10. Asnjë arësye nuk ka.Ne gjendjen e tij sa e sa të burgosur të tjerë ka.U dënua tjetri për një fjalë goje sepse i prishën shtëpinë një vit.Ky trafikanti dikur i veshur me pushtet që i priste shpata sa majtas e djathtas i dënua me 3 vjet dhe bëri gjysmën.Ja pra kjo është drejtësia amerikane.Drejtesi e partisë shtet.

  11. Rasti Tahiri ,tregoi se sa thell eshte zhutur ne Pisllik e Korrupsion e ashtuquajtura Drejtesi ne Shqiperi , sepse akoma s’do ta quaja te tille (Drejtesi por nji Bordello AntiDrejtesi ) pe
    Rasti Saimir Tahiri , nxori ne pah , shume dobesi jovetem profesionale ,por ate Korrupsion e Metoda Mafioze ,qe apikoheshin ne kte Isntitucion i ndikuar nga Politika dhe Diplomacia konkretisht te perjzjerjes ne Politikat e brendeshme te Shqiperise edhe Ambasadore te Huaj ,qe ne Shqiperi , kryjne nji veprimtari aspak si do deshironim te gjithe ne interes te Shtetit Ligjore Demokracise e funskionimit Dejtesise vertet ku shembujt nuk Mungojne e jane pafund.
    Tahiri duhej futur ne burg per veprimtari mafioze jo per shperdorim detyre, edhe kaq e mbajten gjate ne burg

    1. Qelbsirat ..njerezit e varfër vranë edhe veten ne burg se nuk paguajshin dot dritat. Mallkime deri ne brez te 3 do keni o pushtetar dhe gjyqtar kriminel

  12. FALEMIDERIT SAIMIR

    Faleminderit Saimir që dole nga burgu,
    për një moment kujtuam se kishte drejtësi,
    menduam se kush shpërdoron detyrën paguan,
    por doli e kundërta dhe në burg s’rri dot ti.

    Kur kuptove se Babloku ta kishte prerë mandatën,
    do bëheshe kokë turku për reformën në drejtësi,
    dole në deklaratë për shtyp dhe kërcënoje shumëkënd,
    sikur do nxirrje sekrete e do bëheshe pentito tani.

    Po të bëheshe pentito ndaj pushtetit dihen pasojat,
    “të rrasin cicën” e ta bëjnë burgun ferr të vërtetë,
    ndoshta ka edhe më keq, e papritur s’dihet ku vete,
    e kështu pendohesh që fole dhe e qep gojën përjetë.

    Pra pranove burgun, Visi të solli 2 paketa cigare,
    e ndërkohë deklaroje se të kishin bërë padrejtësi,
    në fakt gjithë Shqipëria me hashash u mbush vetë,
    droga mbiu si bari, atë s’mund ta kishe mbjellë ti.

    S’dinte gjë as Babloku se ç’bëhej me jeshillëkun,
    ai mendonte se Shqipëria gjelbërohej me pemë,
    fikeshin dikur radarët e binin avionë mushkonjash,
    por t’i s’kishe dorë, pra këto thashetheme ti lemë.

    Ç’përgjegjësi kishe ti se shqiptarët mbillnin drogë,
    dhe parcelat i ruanin kriminelë e policë në detyrë,
    ata me siguri bënin gjithshka mbrapa krahëve të tu,
    ti ishte profesionist duar akullore,kurse ata të pafytyrë.

    Ja që dita jote më në fund erdhi,
    kalo ca kohë me arrest në shtëpi,
    se do triunfosh me të vërtetën tënde,
    ishalla Babloku nuk ta rras përsëri.

    Në fakt ty ta rrasi Amerika, jo Edvini,
    se duhej sa për sy e faqe ndonjë rezultat,
    e ç’të plasi ty, u bëre milioner si padrino,
    bëre pak burg, por paske patur gjithë kët’fat.

    Imagjino sa njerëz bëjnë burg për gjëra ordinere,
    i kalbin atje sikur kanë vjedhur tërë shtetin,
    ndërkohë pushtetarët grabisin e rrojnë si mbretër,
    e pra, burgu s’është për politikanët por për miletin!

    Faleminderit edhe njëherë o Saje Qorri,
    ti vërtetove që në këtë vend ka shpresë,
    duhet vetëm të bëhesh mafioz i rangut të lartë,
    dhe jeton rehat si pasha serbes serbes.

  13. FALEMINDERIT SAIMIR

    Faleminderit Saimir që dole nga burgu,
    për një moment kujtuam se kishte drejtësi,
    menduam se kush shpërdoron detyrën paguan,
    por doli e kundërta dhe në burg s’rri dot ti.

    Kur kuptove se Babloku ta kishte prerë mandatën,
    do bëheshe kokë turku për reformën në drejtësi,
    dole në deklaratë për shtyp dhe kërcënoje shumëkënd,
    sikur do nxirrje sekrete e do bëheshe pentito tani.

    Po të bëheshe pentito ndaj pushtetit dihen pasojat,
    “të rrasin cicën” e ta bëjnë burgun ferr të vërtetë,
    ndoshta ka edhe më keq, e papritur s’dihet ku vete,
    e kështu pendohesh që fole dhe e qep gojën përjetë.

    Pra pranove burgun, Visi të solli 2 paketa cigare,
    e ndërkohë deklaroje se të kishin bërë padrejtësi,
    në fakt gjithë Shqipëria me hashash u mbush vetë,
    droga mbiu si bari, atë s’mund ta kishe mbjellë ti.

    S’dinte gjë as Babloku se ç’bëhej me jeshillëkun,
    ai mendonte se Shqipëria gjelbërohej me pemë,
    fikeshin dikur radarët e binin avionë mushkonjash,
    por t’i s’kishe dorë, pra këto thashetheme ti lemë.

    Ç’përgjegjësi kishe ti se shqiptarët mbillnin drogë,
    dhe parcelat i ruanin kriminelë e policë në detyrë,
    ata me siguri bënin gjithshka mbrapa krahëve të tu,
    ti ishte profesionist duar akullore,kurse ata të pafytyrë.

    Ja që dita jote më në fund erdhi,
    kalo ca kohë me arrest në shtëpi,
    se do triunfosh me të vërtetën tënde,
    ishalla Babloku nuk ta rras përsëri.

    Në fakt ty ta rrasi Amerika, jo Edvini,
    se duhej sa për sy e faqe ndonjë rezultat,
    e ç’të plasi ty, u bëre milioner si padrino,
    bëre pak burg, por paske patur gjithë kët’fat.

    Imagjino sa njerëz bëjnë burg për gjëra ordinere,
    i kalbin atje sikur kanë vjedhur tërë shtetin,
    ndërkohë pushtetarët grabisin e rrojnë si mbretër,
    e pra, burgu s’është për politikanët por për miletin!

    Faleminderit edhe njëherë o Saje Qorri,
    ti vërtetove që në këtë vend ka shpresë,
    duhet vetëm të bëhesh mafioz i rangut të lartë,
    dhe jeton rehat si pasha serbes serbes.

    1. Tani me shume te drejte nenkryetarja e parlamentit shoqja Felaj do te thote: Vari leshte kesaj drejtesie.

  14. Berisha nuk është kthyer në parti të fitoj pushtetin, por të mbaj peng opozitën për hallin e tij.
    Problemi që ka opozita me të, nuk është se ai nuk e di se I prish punë opozitës. Problem është se ai e di shumë mirë që I prish punë opozitës dhe ndaj është I vendosur ta mbaj peng at. Ai është një pengmarrës që mendon se mund të shpëtoj duke mbajt peng opozitën. Dhe ky nuk është keqkuptim I tij. Kjo është bindja e tij.Rri jashte burgut salihu qe ka vrare prere vjedhur djegur kete popull dhe jo tahiri

  15. Ne nje shtet mafioz, ku pushteti e drejtesia behet mburoje e tyre, cdo gje eshte tradhetuar ne rruge e demokracise. Ky rast e shume si keto bufanato gjoja vendimesh te drejtesise, tregon qartazi se deshtimi i saj eshte kulminant qe te con ne shpresen 0, Hymnaja e ringritjes gjoja te kesaj drejtesie me servile e sherbetore te pushtetitme se shumti eshte kapitullim, deshtim, perdhunim.Pushtetin e bandes rilindase i strukur rreth krimit e korrupsionit, qe bashkepuno me bandat e droges, vetem revolucioni i rrezon.Shkelet jane alarmante,kalkulimet e ketij pushteti te diskretituar me mashtrime e veprime kinematoreske jane vetem mashtrime e hutim ne oplnion, keta prape jane te bashkuar si grup anti popullor qe vetem e shtypin e terrorizojne popullin, se perby,,en e tyre mbrohen nga ato organe qe i kane zgjedhur nga elita e tyre, qe jane po kaqe te poshter sa ata vete.Pushteti i Tahireve, Rameve, Ballukeve,e co, jane sot filizat e litarit qe krimineli hoxha i ka lene mbi varr.

  16. VENDI I SHQIPONJAVE

    Në malet tona të larta,
    pashë mos kishte shqiponja,
    por ato ishin zhdukur krejt,
    asnjë nuk po dallonja.

    Po ashtu si shqiponja,
    simboli ynë kombëtar,
    kanë emigruar jashtë,
    qindra mijëra shqiptarë.

    S’kanë aspak faj që ikin,
    këtu nuk mund të jetosh,
    papunë,pa shpresë e të varfër,
    shpeshherë me barkun bosh.

    Kishin shpresë te politika,
    për një jetë më të mirë,
    por ishin premtime boshe,
    nga kjo bordello e pështirë.

    Këta sharlatanë politikanë,
    djersën e popullit hanë,
    pasurohen në pangopësi,
    dhe zbrazën tërë vatanë.

    Që kur u ndërrua sistemi,
    të gjithë u sollën si barbarë,
    plaçkitën ç’gjetën e ç’mundën,
    e ngelën të pastër e të larë.

    Drejtësia nuk i kap dot,
    se janë të korruptuar,
    edhe sepse në ato poste,
    politika ata i ka emëruar.

    Prandaj kur nuk ka drejtësi,
    as mirëqënie e meritokraci,
    më mirë mbathja vrap jashtë,
    në Shqipëri është e kot që rri.

    Dikur kishim një shtet,
    ku dënohej korrupsioni,
    ku nuk mund të ishe i lirë,
    rroftë propagandë-agjitacioni.

    Shteti i ngritur nga diktatori,
    ishte burg i madh prej vërteti,
    ku populli ishte si skllav idiot,
    kurse shoku Enver si mbreti.

    S’kishte prostitucion,
    por ishte racioni e tolloni,
    bëni fëmijë o nëna heroina,
    dhe rritini me çfarë të doni!

    Një popull nëse është i lumtur,
    për heronj thuhet s’ka nevojë,
    për jetën tënde vendos partia,
    ajo të nxjerr nga burgu po të dojë.

    Si në komunizëm e në demokraci,
    liria dhe drejtësia me hapa pas,
    nga diktatura në demokraturë,
    prodhuam vetëm shokë Tarasë.

  17. Nga gjithë kjo histori e Tahirit, ajo që nuk njihet akoma në publik. është se sa është paguar “avokati i shquar” Haxhiaj nga ai
    Dijmë vetëm që në saj të mbrojtjes së tij, Tahiri nga i akuzuar për bashkëpunim me struktura të organizuara kriminale me bandën e Habilajve, u dënua vetëm për “shpërdorim detyre”, e ditën që do të futej në burg, ishte Haxhiaj që nxitoi ti blinte klientit të tij një paketë cigare.
    Nëse do ta mernim si simbollike “dhuratën” e avokatit, na del se Sa-i-miri nuk kishte fituar asnjë qindarkë nga aferat e trafikut të kanabisit, e nuk kishte i gjori as para për të blerë një paketë cigaresh.
    Është përfolur se juristi Haxhiaj , veç që është avokati më i paguar në Shqipëri, ka qenë edhe pjesë e grupit të juristëve që përpiluan projektin e “reformës në drejtësi”.
    Nga përgjimet e antimafies italiane, është publikuar se Habilajt kanë pohuar në bisedat e tyre me njeri tjetrin, se Tahiri fironte prej tyre deri 4 milionë euro në muaj.
    Nga një tjetër përgjim, na del se i gjori Sa-i-mir, ka kontribuar me 20 milionë euro për fushtatat elektorale të PS , të dhëna nga Habilajt..
    Nëse do të ndaleshte drejtësia shqiptare qoftë edhe vetëm tek ky fakt, thua vërtetë që muk dinte asgjë kryetari i PS Rama për kontributin e shquar të ministrit të tij të preferuar të mbrendshëm kampion , për partinë që ai kryesonte ?
    Tashmë e ka bërë publike Rama dëshirën e tij që kanabisi të legalizohet në Shqipëri e nëse akuzohet Tahiri që e realizoi këtë dëshirë të tij duke kanabizuar gjithë Shqipërinë ilegalisht, më së paku avokati i tij Haxhiu, gjithë fajin duhej tja hidhte Ramës pasi Tahiri vetëm shpërdoroi detyrën duke ju bindur kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *