• |
ide | kryesore

Sindikata e Policisë kundër urdhrit për heqjen e gradave për inspektorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se urdhri i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, për shkrirjen e gradave të inspektorëve të Policisë së Shtetit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi brenda radhëve të uniformave blu. Kështu, reparti RENEA, FNSH si dhe shumë struktura të tjera kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër, ndërsa janë ankuar pranë Sindikatës së Policisë, pasi kalimi me gradën Inspektor i thjeshtë prek pagën e tyre. Sipas tyre ky ndryshim nuk u jep atyre mundësinë e promovimit.

“Ka një mospërputhje mes urdhrit të ministrit, ose më mirë të themi jo tek urdhri, sepse urdhri është i ligjshëm, por tek organigrama. Një pikë e organigramës që bën fjalë për ndihmës specialistët, tek disa struktura që bie ndesh me VKM-në, me vendimin e qeverisë. Sepse është lënë me një gradë. Inspektor. Në një kohë që të gjitha strukturat e nivelit zbatues, 56 struktura që parashikohen në vendimin e qeverisë, përfitojnë të trija gradat sipas vendimit. Me ligj i takon qeverisë të bëjë ekuivalentimin e gradës me funksionin dhe këtë nuk e ka kompetencë ministri”, tha Sadedin Fishta.

Sipas Fishtës, struktura e re trajton në një njëjtat kushte një inspektor që sapo ka dalë nga Akademia e Sigurisë me atë që mund të ketë 15 apo 20 vite eksperiencë pune brenda radhëve të policisë.

“Grada e inspektorit ndryshon me gradën e inspektori dytë dhe inspektori i parë. Pra këto dy nivele kanë pagë tjetër me inspektorin. Kështu që është non sens sepse një forcë speciale, një punonjës policie, një trup RENEA, Forca të Posaçme, ato të ruajtjes së dëshmitarëve, nuk mund të barazohen me një punonjës që kanë kualifikime të veçanta me një punonjës që sapo ka dalë nga bankat e shkollës. Dhe vendimi me të drejtë i ka parashikuar tre grada.”, theksoi ai.

Sa i takon trajtimit financiar Inspektori i Parë merr 5 mijë lekë të reja shtesë, ndërsa ai i dytë merr 2 mijë lekë më shumë sesa inspektori i thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *