• |
ide | kryesore

SPAK zbërthen skemën, si ra në pranga për korrupsion Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme, SPAK ka reaguar në lidhje me arrestimin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender.

SPAK sqaron se sekretarja Duro është ndjekur me metoda speciale të hetimit për për të vërtetuar provat, ku është vërtetuar se kjo e fundit ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik.

Duro akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e informacioneve të sigurura nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësia J. D., me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik.

Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja L. Sh., me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë së Posaçme, arrestuan në flagrance në datën 02.06.2023 shtetaset J. D. dhe L. Sh., për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal. Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja L. Sh.).

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.



17 Comments

  1. As 4 milionë por 3 e gjys

    Qija robt spakuuuuu, metoda te hetimit special qija robt harxhoni lekët junqofsha robt paguhemi me 5 milion lekë në muj për të kap cironka

      1. O injorant ca lidhje ka Rama ketu dhe ca dreqin e permend zahon ai femi esht pse e permend idjot dretesia esht e pavarur dhe duhet te bej punen e saj nuk hyn ketu as Rama as nje tjeter para dretesis jemi te gjith te barbart dhe ktu nuk hyn fare politika por ju mostrat e sali berishes dhe ilir metes e keni zakon te beni gjygjtarin prokurorin madje dhe avokatin kur preken interesat tuaja

    1. mir e ke ti se nuk po merren fare me sali berishen dhe ilir meten po gjith se si dretesija esht dretesi dhe para saj te gith duhet te jemi te barbart por jo te len sali berishen dhe ilir meten pa i hetuar se sali berisha dhe ilir meta nuk i kan len gje pa i ber venditit

  2. Tahirin qe ka vjedhur qindra milion euro e nxjerrin nga burgu dhe arrestojne per 330 mije leke kete patronazhisten.
    Drejtesia e Soros dhe Kimetes!
    Fuck SPAK!

    1. O Paulini po sajmir tahirin mund ta ken futur ne kurth ato te lsi sa ja zvarriten gjygjin sajmir tahirit deri ku e arrestuan kush e di mbas ketyre fshihet ilir meta po sa per lirimin sajmir tahiri u lirua per shkak se ka gruan semur sper patronazhist avash ju se kur ishte sali berisha ne pushtet dhe kur drejtesia niste nje hetim ather i hidheshit për fyti dhe tani qe jeni ne opozit beni sikur doni dretesi

  3. Spak mbetesh amatoresk, ketu marrin nga 2 milion euro rryshfet ti hedh therrime per propagande. Nuk ju ha mortja

    Te fala nga Ahmetaj dhe Tahiri

    1. O Tironsi po dy me kryesoret qe jan sali berishes dhe ilir meta apo ato jan qelibar sipas teje ma ka ber zullume sali berisha me ilir meten nuk ka ber njeri

    1. Ore komentues..po skap po merret me 50 mij lek te reja jo. Ky esht sistemi tipik i abuzimit me ligjin, i cili në dor te Maliqit nje her ta nxin jeten, ndersa ministrave deputetve u ha m….. hajt ikni hani grosh tani se paria e pozites dhe opozit tallin menderen me taksat tona per fundjava lluksi

  4. Ndersa tigri Ahmetaj me vila per partneret e dashnoret nuk trazohet fare. O SPAK-u merruni me tigrat pastaj me cironkat.

  5. Diversantët e SPAK-ut drogaxhi , të paguar miliona nga taksat tona , na ditkërkan të përdorin edhe metoda speciale , për të bërë kurban ndonjë nga hajdutët patronazhist , të cilëve ju ka shtrydhur mirë bythën kryemuti i çetës së prostitutave rilindlesha , të cilët janë kaq të zhytur , sa që lusin zotin (në se besojnë që nuk e besoj ) dhe hedhin fall , që mos t’i piketoj koka e psikopatit me kartelë
    psiko & droge të jenë kurbani i rradhës .

    1. O injorant dretesia esht e pavarur dhe skush nuk mund te nderhyj ca jan keto që thua se ju ngeli goja ke patronazhstet politka nuk duhet te nderhyj fare ketu dhe para dretsis jemi te gjith te barbart dhe kush e shkel duhet te perballet me pasojat kush do qoft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *