• |
ide | kryesore

Rama në Fier: Kadastra portreti i turpit tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kadastra, rama, fier



Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarë të Fierit, në turin e falënderimeve, tha ndër të tjera se Kadastra është portret i turpit të qeverisë së tij.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se shumë shpejt do të transformohet procesi i prokurimeve për të lehtësuar “barrën” njerëzve.

“Kadastra është portreti i turpit tonë. Janë pjesë e një procesi sepse nuk mund të bëhen dot të gjitha përnjëherë se janë pjesë e kësaj kontrate që ne kërkuam që qytetarët e nënshkruan dhe tani jemi ne ata që do e zbatojnë. Njerëzit na kanë dhënë një kredi të lartë. Kush mendon se është kredi me interesa të ulëta e ka gabim. Kemi punuar për këtë ditë, duhet ta përmbysim rendin që ekziston, dyert e Kadastrave duhet t’i mbyllim, qytetarët s’do kenë nevojë të shkojnë. Brenda muajit që jemi do e bëjmë dhe prezantimin e këtij transformimi, për t’ja hequr këtë barrë njerëzve. Do transformojmë procesin e prokurimeve.

Do nënvizojmë diçka të rëndësishme, nuk ndodh që të përmbushen të gjitha pritshmëritë. Ka diçka që duhet t’ia plotësojmë, kjo është diçka që duhet të jetë pika e parë e programit, njerzillëku. Pavarësisht se çfarë statusi social janë. Nëse bëhet kjo është bërë diçka shumë e rëndësishme, nëse nuk bëhet çdo gjë që mund të bëhet nuk ka vlerën e asaj që mund të ketë. Duhet ta bëjmë bashkinë shumë të hapur”, tha ai.

Kujtojmë se më herët në krye të Kadastrës Rama besoi Artan Lamen, të cilin e shkarkoi së fundmi.



5 Comments

  1. Kadastra nuk eshte turpi, por emblema e PS, thesari me i cmuar i saj, eshte thesi ku mblidhen

    parate jo me miliona por miliarda. Askush nuk mund ta besoje se Kadastra qe ka perfituar ne

    forme rushfeti mbi 2 miliard euro nga nevojtaret per te legalizuar shtepite te cilat ua njeh ligji

    por jo maliqi Lame, dhe qe eshte ne varesine dirakte te KM, zoti KM nuk paska ditur gje.

    Nuk po themi per punesime qe ashtu si cdo institucion dhe cdo segment i shtetit eshte teresisht

    e mbushur me militante te PS dhe per profesionistet kur nuk jane militante puna eshte nje

    molle e ndaluar.

  2. I vetmi mekanizëm presioni që mund të ushtrohet mbi Sali Berishën është anti-berishizmi i dëshmuar në opozitë me rreth 100 mijë vota në kuti votimi dhe 250 mijë të tjerë që e refuzuan ta votojnë. Nëse bie ky mekanizëm presioni mbi Berishën, atëherë Berisha nuk ikën kurrë, humbja nuk ikën kurrë dhe bashkimi me Berishën është vetëm bashkim me humbjen.

  3. Artan lamen pse e hoqi,…………apo pse shtoji antikuaret ne koleksionin e vet , ka vjedj lamja sa eshte toç, ndersa ky disenjatori kryeminister mban flamurin e ndershmerise,…..fajin e ka mortja qe nuk ha mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *