• |
ide | kryesore

Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës

1, 2, Ide
Armand Shkullaku



Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit, pas publikimit të një videoje kompromentuese, është një akt moral personal. Ai mori me vete përgjegjësinë e skandalit, duke dashur të mbyllë kështu një aferë personale, por të pashmangshme nga sfondi politik.

Gjykimi moralist për Safet Gjicin si individ, nuk ka asnjë vlerë. Ai, siç e thotë edhe vetë në tekstin e dorëheqjes, e ka kuptuar se nderi i jetës së tij u njollos.

Këtu problemi nuk është me një njeri, i cili pas kësaj do t’i vuajë personalisht dhe familjarisht, pasoja e një akti, që siç thotë dhe vetë, u krye me një mendjelehtësi të pafalshme.

Fenomeni që duhet analizuar, ka të bëjë me frymën dhe tipologjinë e të zgjedhurve nga populli, që Partia Socialiste ka instaluar në këto vite. Ky fenomen është i ndërtuar mbi filozofinë, se fuqia për të mbledhur vota është më e rëndësishme se sa integriteti dhe personaliteti i të zgjedhurit.

Ky i fundit, pasi ka fituar besimin e kreut të organizatës së Rilindjes dhe pushtetin që buron prej tij, e konsideron të kryer misionin e tij. Pushtetin e fituar falë emërimit nga shefi dhe investimit personal në fushatë, ky prototip i Rilindjes e konsideron tashmë një të drejtë të tij për ta përdorur si të dojë.

Duke lënë mënjanë skandalet e llojit Gjici në Kukës apo Shukriut në Dibër, janë me dhjetra raste ku deputetë apo kryetar bashkish të Rilindjes, janë zgjedhur përfaqësues të popullit vetëm me kriterin e garantimit të votave me çdo lloj mënyre. Blerje, kërcënime, manipulime, presione dhe çfarëdo forme tjetër jo demokratike.

Pasojë e këtij procesi, që ka shkatërruar konceptin e demokracisë përfaqësuese, është lista e gjatë e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive që janë peshkuar në rrjetën e demkriminalizimit, apo kanë përfunduar pas hekurave për korrupsion, trafik droge e krime të tjera.

Asnjëherë në historinë 33 vjeçare të pluralizmit në Shqipëri, një parti politike nuk ka prodhuar figura të kriminalizuara në nivelet e larta të pushtetit, se sa Partia Socialiste. Ministra në burg e ministra nën hetim, deputetë e kryetarë bashkish, që duket se nuk do të mbarojnë kurrë përsa kohë kriteri i përzgjedhjes së tyre nuk është integriteti apo personaliteti publik e politik, por aftësia për të mbushur thesin e votave që mban Edi Ramën kryeministër.

Eshtë e pritshmë që pas Gjicit, skandalet nuk do të rreshtin. Ky stan këtë bulmet ka. Rilindja, edhe kur garoi e vetme në vitin 2019, nuk iu shmang modelit që ka krijuar dhe disa kryetarë bashkish u detyruan të lënë mandatet.

Pushteti i Edi Ramës është ngritur mbi një absurd që ai vetë e ka ushqyer për vite me radhë. Kandidatët e përzgjedhur prejt tij, kanë një hendek të madh formimi e kulture me mesataren e shoqërisë që i voton. E megjithatë ata ia dalin që të zgjidhen. Kryeministri mburret me ta, me dajre, batuta e tallava, duke i trajtuar votuesit si lopë që hanë çdo gjë që u vë përpara. Për të ka rëndësi pushteti dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.

Të zgjedhurit e Ramës, kur e shndërrojnë investimin e tyre në pushtet, pavarësisht nivelit mediokër që përfaqësojnë, fillojnë të sillen si pashallarë në çifligun për të cilin ia kanë paguar taksën sulltanit. Ata nuk njohin detyrim tjetër, veç kësaj takse.

Prandaj mendojnë që tenderat mund t’ua japin kujt të duan, farefisit apo banditëve që kanë përdorur në zgjedhje, të marrin rryshfetin që u takon nga ndarja e plaçkës publike e pse jo të shijojnë dhe pak jetën me të gjitha qejfet që ua lejon pushteti dhe paraja.

Safet Gjici është një pasojë e kësaj filozofie të Rilindjes mbi demokracinë përfaqësuese, prandaj nuk është dhe nuk do të jetë i vetëm. Nuk është çudi, që si Safeti ashtu edhe safetët e tjerë përpara tij, brenda vetes janë të bindur që nuk kanë bërë asgjë që të meritonin ndëshkimin. Ata e kanë kryer detyrimin ndaj organizatës dhe përfitimet prej pushtetit i kanë konsideruar një të drejtë legjitime.

Thjesht besojnë se janë viktima të kurtheve apo rrethanave, dhe jo të modelit me të cilin Edi Rama mban në këmbë pushtetin e tij.



49 Comments

      1. Kjo eshte shoqeri e tille jo vetem per ngjarje te tilla, te cilat ndodhin dhe ne vende te cilat jane me te zhvilluara ne cdo drejtim. Skandalet jane shume dhe nuk ka nevoje per shembuj.Ajo qe te ben pershtypje ne kete histori jane moralizimet e peshtira etike dhe politike.Kur kete e ben dhe nje katundar si ky bicimsezi A.Sh.kjo nuk ben sens.M.q.nese permend mesataren e sjelljes shoqerore tek ne,kam nje pyetje per te.Ti katundari I Stropckes ku e fut veten tek vulgu apo nen mesataren,se mbi mesataren nuk je sipas origjines tende!Turp te kesh dhe lahu e pastrohu ndonjehere zhuls!!!!

  1. Mir thu ti Mando…tani ti varim leshin e Safetit nja 1 javë atij hallit me serbët …
    Safeti si Luizi nji jav rresht!
    Ejvallahh shum edhe ti

  2. Po na ikin Shoket e Partise si pula o Shkullak….
    Ne fillim Sajme Qorri, pastaj Rroshi, pastaj Shukriu, pastaj Kajmaku, pastaj Gjushi……. Tani dhe Safuti!!!!

    Dhe te gjitha montazh!!!

  3. Safeti nuk kishte pse ta jepte doreheqjen dhe as Qeveria nuk kishte pse ta shkarkonte.

    Ai ishte modeli me prefekt i zyrtarit rilindas, i trashe, zullummqar, kurvar qe perdor zyren

    e shtetit jo vetem per interesa personale dhe te partise por edhe si shtepi publike.

    Perse te ike ky Safet kur ne cdo zyre rilindase, ne cdo karrige shteterore eshte nga nje

    Safet apo Safete. Nje Safet me pak apo nje Safet me shume nuk ndryshon asgje ne

    balancen qe po anaon gjithenje e me shume nga hajdutelleku, harbutelleku dhe

    perversiteti.

  4. Safeti ra, por ashtu si gjithe herojte ra per tu ringritur dhe per tu bere i pavdekshem

    ne memorjen dhe modelin e brezit dhe te kohes qe perfaqeson. Sepse pas nje pale

    zgjedhje te humbura (qe nje dite do ti humbte gjithesesi) dhe emri dhe bemat e tij

    do te harroheshin. Ndersa sot ai e ka siguruar “pavdekesine”, duke u bere sinonim i nje

    brezi te tere qe kerkon para, pushtet dhe seks.

  5. Safeti dhe gjithe te renet e rilindjes qe ti permend kane te njejten fytyre, fytyren e vete rilindjes dhe te kryetarit te saj. Te jesh i sigurt se po te kishte kamera te zyra e surrelsit do shikoje shume me keq se te Safeti. Dhe te jesh i sigurt qe te ngjashmit e vet rilindas nuk po e gjykojne Safetin per ate qe beri, por per paaftesine per tu ruajtur. Shumica e drejtuesve te rilindjes sot e kane kaluar diten duke menduar si te pastrojne zyren dhe si te ruhen qe te mos kapen, cfare paisjesh te blejne per te kapur cimkat etj dhe jo per te menduar si te kryejne me mire detyrat perkatese

    1. Ata qe kane integritet, nuk shesin kokaine as jane kriminela qe ti “mbledhin” votat duke ju kushtezuar vendin e punes/copen e bukes miletit apo ne rastin me te mire duke ja blere me ca qindra mijera leke (se dhe mund tja marin me zor me kercenim).

      1. Pikesepari, ata qe kane integritet nuk shesin voten as per nje thes miell, as per 50000 leke e as per nje vend pune.

        Dhe me dash me vajt akoma me thelle mund te thuhet edhe se ata qe kane integritet nuk merren me narkotrafiqe, me korrupsion e pislliqe e nuk lejojne qe tipa si keta te fundit t’iu hypin mbi shpine.

        Ata qe kane integritet i dalin zot vetes, komunitetit e vendit te tyre… e nuk qurraviten nga mengjesi deri ne darke.

        Ndersa ata qe s’kane imtegritet te vazhdojne te hajne mutin e tyre e te mos na cajne shume karin.

        1. Ty të duket vetja i zgjuar o pallk…. po nuk e kupton se po shkruan këtu idiotësira.
          A mos vërtetë gjithë shqiptarët ishin të “dashuruar” me kriminelin diktator Enver Hoxhën që e “votonin” me 99.99% ?
          Nuk paskan “integritet” pensionistët e mbi 50% e shqiptarëve fukarej që shiskan votat për një copë bukë. ?????
          Duket kjartazi se ti jo që nuk e ke provuar vetë se çfarë do të thotë të mos kesh para të ushqesh fëmijtë, por mesa duket je nga kontigjenti i mafies së drogës që i bën fresk qeverisë kanabiste. me këto propoganda idiote, e ndërkaq mund të jesh edhe një nga habilajt apo avdulajt që kërrcënonin me jetë për ti dhënë votat për Ramën.
          Përse e them këtë?
          Është tërësisht e kjartë se medemek kryesocialisti Rama nuk ka në kokën e tij prej psikopati asnjë ide majtiste të mbështetjeve sociale, përkundrazi, haptazi e me harbutllëk mbështetet tek bizneset korruptive e bandat e mafies së drogës apo edhe persona të pamoralshëm si Gjici, Shukriu e shumë të tjerë si këta.
          Fakti se ti me pseudonimin pallik…. e një tjetër që në çdo koment përmend me urrejtje shqiptarët e veriut si shpellk…., jeni të paktët që i dilni në mbrojtje Palloshit dymetrosh, është tregues që ose nuk jeni shqiptarë po serbë apo grekë shovinistë të indoktrinuar, ose keni ngelur enveristë nga mëndja, e ose që jeni pjesë e bandave mafioze të trafiqeve të drogës e shihni tek Rama prijsin tuaj.

          1. Bla bla bla… vetem justifikime…

            Prej bundrash.

        1. Faktikisht qeveria aktuale amerikane ka shpallur “non grata” edhe ish presidentin republikan Donald Trump. edhe me akuza konkrete e hetime të drejtësisë.
          Por është gjithashtu fakt edhe se Trump ka qenë presidenti më i votuar në historinë e SHBA.
          A mos do të thotë kjo se shumica shtetasve amerikanë që ka votuar Trumpin, “nuk paskan integritet” sipas teje ?
          Jam edhe unë një nga ata që e quaj të dyshimtë shpalljen “non grata” të Berishës nga DASH, por ama e quaj të dyshimtë edhe këmbënguljen e tij për tu rikthyer në pushtet e për këtë interes të tij personal të shkatërojë PD.

    2. Shkulak me vjen mire qe ke nderruar foton tende,tani dukesh I pjekur dhe jo I varfer.
      Gjici kopjoi Klinton qe ja thithnin ne zyren Ovale.
      Kurveria eshte pune pushteti dhe karakteri.
      Thuhet qe ne Angli rritja e populates eshte bere ne zyra.
      Hajde qejf hajde.
      Gjici mos ca sumen ,ca ish ministra te Berishes kane dje kopila zyre.
      Session nuk njeh politike
      Shkulak rrofsh.

      1. Është njëlloj sikur unë të shkruaj këtu me bindje për Janin që nuk e njoh, se ai është kopil i ministrave të Fatos Nanos apo Edi Ramës.

    3. Ka dy soj dalesish, o kari palis; Dalesit qe blejne votat me para; e ata qe kerkojne votat, por nuk kane para, e nuk vjedhin si riqelbja..Nuk eshte çeshtje integriteti kjo e votes,eshte çeshtje vjedhje! Kush vjedh fiton zgjedhjet.Ok karipalis?

  6. Shkulak me vjen mire qe ke nderruar foton tende,tani dukesh I pjekur dhe jo I varfer.
    Gjici kopjoi Klinton qe ja thithnin ne zyren Ovale.
    Kurveria eshte pune pushteti dhe karakteri.
    Thuhet qe ne Angli rritja e populates eshte bere ne zyra.
    Hajde qejf hajde.
    Gjici mos ca sumen ,ca ish ministra te Berishes kane dje kopila zyre.
    Session nuk njeh politike
    Shkulak rrofsh.

  7. Analize perfekte!

    Padyshim PS apo kreret e kesaj organizate do hyjne ne librat e historise si njolla e zeze e ketij vendi.

    Nje organize e tipit mafioz me favore ekonomike, deri seksuale.

    Mos kujtojne se jane te fuqishem ashtu mendoi dhe rregjimi i Ramiz Alise por pastaj nuk dinin ku te futeshin.

    Dollaret qe i kane vjedhur ketij populli nuk do ti gezojne Rama e CO.

  8. SI KA MUNDESI! Deri ketu ka aritur sistemi i ndertuar nga nje klase e pacipe politike,analiste,pushteti ne shqiperi?Shiko cfare bene dhe thote babzia e pushtetit dhe e parase qe vjedhin si vampire te pangopur: !Unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje” shkruajti Gjici, duke pranuar se me vajzën ishte në një marrëdhënie intime.A thua ti qe kjo vajza dhe qindra vajza dhe qindra femra shqiptare vene vete dhe ju luten te perdhunohen dhe poshterohen,nga vemje te tilla shemtira pa asnje moral dhe ndjnje njerzore dhe humane me pushtet?Ku eshte arsyeja qe pushtetaret ne shqiperi ju vene vete femrat te perdhunohen dhe poshterohen.Mos valle pushtetaret votohen kush eshte me seksi,me hamshor merr voten e popullit.Mos valle populli i zgjedh pushtetaret,qe te ngopin seksualishte femrat e shtepise se tyre dhe nuk i votojne pushtetaret per ekonomine dhe mireqenien e tyre,per tu punesuar,per te shkolluar femijet e tyre,per te ushqyer dhe ndertuar jeten ne vendin e tyre si gjithe popujt e botes perendimore?Si ka mundesi qe diten e pare njerzit e thjeshte bene bum komentsh,sharjesh,sarkazma nga me te ndryshme kunder jo vetem gjicit ,por vete sistemit dhe pushtetit ne shqiper,qe pushtetin e merr vetem me para dhe mashtrime dhe e shfrytezon vetem per te vjedhur dhe perdhunuar femrat shqiptare shtazarakishte ,per origjira dhe qejfe seksuale dhe defrime te droguarish ,qe do ja kishin zili edhe boset me te medhenj te droges ne bote dhe diten e dyte deri ne kete moment pushteti dhe media,analistet qe paguhen nga ky pushtet,me paturpesine dhe pa patur asnje ndrojtie dhe frike,ne rradhe te pare nga opinioni ne familjet e tyre,nese kane nje nene,nje moter,apo nje grua,nje cupe,apo opinioni publik,qe edhe ketu marin ne mbrojtie dhe po e bejne me te gjithe forcen dhe mjetet qe kane,ta nxjerin gjicin,jo vetem te pafajshem,por te shantazhuar dhe ai duhet jo vetem te mosperbaltet,por te shperblehet dhe ti kerkojne falje,per kete publikim dhe pergojim pa te drejte qe i eshte bere.Keshtu degjeneron pushteti i velur nga paraja dhe pushteti sidomos ne vendet e varfera dhe te dobeta.Kjo eshte arsyeja qe pushteti ndrohet te pakten cdo 8 vjet,qe presidenteve nuk u lejohet me ligj me shume se dy mandate,se degjenerojne ne dhune korrupsion dhe moralitet.Dhe me e keqja ketu ne shqiperi politika perendimore perdor jo vetem poshtersi,por dhe presion, dhe dhune per ta mbajtur kete pushtet te kalbur,deri edhe ne perjetesi.Ku eshte qellimi qe ish amb kim dhe eskobar,duke e pare vete me syte e tyre kete degradim shtazarak qe ka marre rama dhe pushteti i tij ne shqiperi dhe cfare sbene dhe bejne ta mbajne ne pushtet? Sado interesa te kene,sado urdherat qe marin nga eproret e tyre [jo qeveria usa,sorozi po ,se keta si komandojne qeveritaret ne usa ,por sorozi eshte bosi i tyre,se paraja e sorozit vendos jo vetem ambas por deri dhe njerzit me te parte te administrates ne usa ,sorozi shkaterroi shqiperine dhe ka bere kete kasapane ne shqiperi,por sorrozi po copton kosoven dhe po shkateron kosoven,se cdo veprim dhe kjo dileme rrenqethese qe po i behet kosoves dhe albin kurtit eshte skicuar ,organizuar dhe orkestruar nga soros,ky vampir i ndyre anti human dhe antinjerzor qe shkateron vende dhe vret popuj ] ]pra kim dhe eskobar ,me aq sa kane pare dhe degjuar cfare po i bejne popullit keta ganibal ne pushtet, rama dhe pushteti i tij shtazarak edhe ndnjenjen me minimale njerzore dhe humane te kishin te pakten ti ndronin,nuk them ti ndronin me njerzit e duhur dhe human,qe kane nje moral dhe ndjenje humane dhe njerzore dhe te bejne dicka per varferine dhe mjerimin qe ka aritur kulmin ne shqiperi,por te pakten te gjenin ndonje vampire tjeter si rama se ne shqiperi skane munguar ne shekuj, vampir ,si rama jo po jo dhe me pak se ai,qe populli te pakten se njeh, dhe do mgushellohet me shprese se ai pra rama dhe pushteti i tij u shporr dhe keta te rinjte mund te jene me ndryshe,se ky popull me shprese jeton ,ka njeqind vjet qe shpresa e mban gjalle.Nje popull i varfer dhe i vogel eshte i destinuar te vdese ne mjerim dhe dhune.

    1. Droge + sex + tallava = Rilindje.
      Ky eshte sistemi me arkitekt Ramen, Fugen, Tigrin, Gjiknurin, Shukriu, Rakip Suli, Gici, etj.
      E kane permbushur me se miri misionin.

  9. “Heroi Azem Hajdari s’ka asnjë foto në zyrë me Berishën. Alma ka 5 herë e vetme!”, shkruan Hajdari. Ndërkaq, media të ndryshme kanë nxjerrë foto të Alma Koçit edhe me politikanë të tjerë.
    O cecen keni harruar Bill Klintonin presidenti i ShBA dhe ne fund fitoje mandatin e dyte te presidentit,nuk eshte krim te besh seks ne zyre,por te perdhunosh punojsen e institucionit,ate qe salihu ka bere me aida shehun ne presidence

  10. Është Sali Berisha me Ilir Metën. Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Natyrisht nuk është se i dhimbset Safeti. Përkundrazi. Ata po heshtin pikërisht se kanë nisur hetimet ndaj Safetit dhe hetimet mund të nxjerrin rrugës, rolin e tyre në këtë histori.Po fotot e kesaj kurve me salihu pse nuk i botoni ju te lapsit,rublat e salihut jane te embla,kur te dalin dhe fotot e shkullakut e fevziut me kete seksin atehere cfare do thote shkullaku

    1. Sali Berisha i ka tmerr të gjithë ata bashkëpunëtorë të tij që pranojnë humbjen në mënyrë civile. Kështu është xhindosur dhe nuk ka folur gjatë me Besnik Mustafajn, që pranoi humbjen përballë Edi Ramës në vitin 2000, në mënyrë qytetare, e kështu edhe me të ndjerin Sokol Olldashin, i cili në kohë rekord pranoi rezultatin, ndryshe nga kultura e Berishës që nuk e pranon kurrë.

  11. Kesaj e thone rilindja e bordellos! Thone se do ti lejojne bordellot, por vetem ne zyrat e hajduteve ridhjeres!

  12. Pse nuk flasin salih metaj per ceshtjen e buces qe vete salihu ka foto ne zyren e tij,por jane fshehur pas fustanit te Almes,por koha i nxjerr

  13. gjithçka është një manipulim i pastër, që duhet hetuar nga drejtësia, pasi video në fjalë është një video pornografike, e marrë nga interneti.

    Video e plotë është në linkun më poshtë, pasi njerëzit e Berishës e kanë kamufluar me qëllim atë, për të mos u dukur qartë, në mënyrë që të bëhej e besueshme që ishte Blendi Klosi. Por qartësisht video gjendet në faqet pornografike dhe është shkëputur prej andej (Pornmania në Twitter)

  14. video origjinale nga ku mediat e opozites kane prere nje copez per ta lidhur me Klosin.

    Video është shpërndarë nga partia e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi dhe mbeshtetesi kryesor i Berishes

  15. “Në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj.

    Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes”

  16. Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi e miratonte, duke i bërë like.

    Më pas e shpërndanë videon online në disa portale periferike, me shpresë se do ta merrnin edhe mediat e tjera serioze.

    Por pas verifikimeve, iu doli gënjeshtra.

    Doli se në video nuk ishte Blendi Klosi, siç pretendonte zyra e montazhit të Sali Berishës, por bëhej fjalë për një video pornografike.

  17. “Të premte paradite, Berisha publikoi materialin ne grupe whatsapp-i dhe ne rrjete sociale, duke ua dhënë paraprakisht mediave te tij. E vërteta është se kërkesa për tenderin është një inskenim banal, me emër të rremë, që nuk ka qenë prioritet i vajzës, por truku i saj. Prioritet ka qenë akti seksual, ku Safet Gjiçi është peshkuar dhe ka rënë në kurth”

  18. përse Sali Berisha ka përfunduar në këtë kategori te degraduar njerëzish dhe në këto montazhe që kanë qenë në qendër pornografinë?

    Një aryse ngjan të jetë psikologjike. Si një njeri I frustruar seksualisht dhe I traumatizuar nga incestet familjare, Ai ngjan I bindur se seksi është një armë shkatërruese për kundërshtarin për shkak të maktheve që ka vet prej tij.
    Të gjitha përfytyrimet e tij shkaytërruese për kundërshtarët duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks.

  19. “Unë ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë, një luftëtar lirie. Unë jam muxhahedin sot. Qeveria veproi si vasale e Iranit dhe jo si vend anëtar i NATO=s” – ishin disa nga akuzat e Berishës i cili harron që qeveria e ka përzënë ambasadën iraniane nga vendi.

    Më pas ai kërkoi një minutë heshtje për një të vdekur në kampin e Manzës që as emrin nuk i dinte.

  20. Të gjitha përfytyrimet e tij shkatërruese për kundërshtarët, duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks. Të gjitha akuzat e tij më të rënda për kundërshtarët në vite janë ato që ai i akuzon se kanë dashnore, se kanë dashnorë, se janë ndarë, se janë martuar, se janë kapur duke bërë seks etj.

    Është politikani që gjithë diapazonin e goditjeve të tij politike, i ka në hapësirën mes çarçafit dhe dyshekut të kundërshtarëve

  21. Përse prej dy ditësh Sali Berisha është kaq i shqetësuar për hetimet që po bëhen në Manzë? Dhe si shpjegohet që mes shumë avokatëve që gjenden në Shqipëri, si mbrojtës i muxhahedinëve, është emëruar pikërisht avokati personal i familjes Berisha?

  22. Jam kurioz të di se cili ka më shumë ndjekës sot, Luiz Ejlli apo Sali Berisha?

    Ndërsa Saliun, si morr do e kemi mes nesh edhe për ca kohë, ambasadorja Kim largohet këto nga kryeqyteti ynë. Fatmirësisht, pozicioni i ri në të cilin ajo është emëruar si zëvendës-ndihmëse e sekretarit amerikan të Shtetit do e mbajë atë vazhdimisht të interesuar e të informuar më së miri për Shqipërinë.

  23. para Almës rri si pulë se ajo nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për të dhe telefoni i saj është në SPAK, mesazhet e saj që lë takime me Berishën para dhe pas ngjarjes janë në SPAK.

    Porositë e tutorit të saj caktuar nga Berisha në Kukës janë në SPAK, dhe siç e ka zakon ajo vajza në të tilla raste, mund të jetë në SPAK dhe biseda e saj në zyrë me Saliun.

  24. Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës.
    Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja.

  25. “Dosja sek*uale e shërbimit sekret serb…”/ Zeka: Berisha ka shantazhuar një zyrtar me video sek*uale, e kapi me një vajzë ‘VIP’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *