• |
ide | kryesore

Video/ E përplasi rëndë në pistë dhe pastaj nuk u interesua fare: skuadra e Zarco e tërbuar me Marquez

-Instant, Sport, Video
Zarco


Një aksident i rëndë ndodhi në Çmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP. E megjithatë më e rëndë se pasojat e përplasjes ishte sjellja e Marc Marquez, shkaktari i aksidentit. Piloti i Hondas rrëshkiti dhe përplasi motorin e të pafajshmit Zarco, që mbeti shtrirë më gjatë. Marquez u ngrit i pari dhe vrapoi drejt bokseve pa u ndalur të interesohej për gjendjen e francezit, që kishte mbetur në pistë.

Seanca, në fakt, u karakterizua nga dy përplasje të frikshme, që rezultuan me dy flamuj të kuq. Më e keqja ishte ajo kur Marc Marquez rrëshqiti nën frenim në kthesën 1 dhe përplasi motorin e Zarco, i cili sapo kishte dalë nga ‘pit-lane’. Skuadra e francezit shpërtheu në zemërim kundër spanjollit Honda, që nuk u ndalur menjëherë për t’u siguruar për gjendjen e kolegut të tij. Për fat Zarco u ngrit pa pasoja të rënda dhe Marquez vetëm në paddock shkoi të fliste me të.

PËRPLASJA E DYTË

Më herët ndodhi një tjetër përplasje e furishme, me fluturimin spektakolar të Taka Nakagamit (i padëmtuar) në fillim të séances. Honda e japonezit fjalë për fjalë u shkatërrua pas një përplasjeje në kthesën e frikshme 11.

Lexo më tej: Video/ MotoGP, çmenduri e Marquez: futet keq në kthesë e merr përpara Oliveira, fishkëllima nga publiku

Kjo ishte arsyeja pse kohët u zgjatën më tej pasi praktika e lirë 2 kishte filluar tashmë 10 minuta me vonesë. Shkak ishte bërë një ndalesë për të rregulluar një air-fence gjatë provave të Moto3.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *