• |
ide | kryesore

Shoqëronte Ervis Martinajn, dënohet ish-polici Jeton Lami

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Jeton Lami



Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin e policisë, Jeton Lami. Ai është personi që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit, i ulet 1/3 e dënimit. Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *