• |
ide | kryesore

Arrestohet serbi në veri, Sveçla: Kriminelët do të përballen me drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Arrestohet serbi në veri, Sveçla: Kriminelët do të përballen me drejtësi



Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar për arrestimin e fundit të një serbi në veri, i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në vend.

Ministri Sveçla ka shkruar në Facebook se i arrestuari i tretë i radhës, është Urosh Vukasinoviç.

“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.

Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”, ka shkruar ministri ministri Sveçla./KosovaPress



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *